E mërkurë, 23 Gusht 2023
09:52
Je 12-18 vjeç? Hapen regjistrimet e reja për TUMO TIRANA te Piramida, Veliaj i bën thirrje prindërve

Në përkrahje të inovacionit dhe rinisë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre tek TUMO TIRANA, qendra më e madhe e digjitalizimit në Ballkan.

09:45
Japonia nis përgatitjet përfundimtare për shkarkimin e ujit të kontaminuar në Paqësor

Përgatitjet përfundimtare për shkarkimin e ujërave nga termocentrali i dëmtuar i Fukushimës në Japoni filluan më 23 gusht, një ditë përpara derdhjes së planifikuar në Oqeanin Paqësor.

09:29
CR7 nuk i mban nervat, i ulëret në fytyrë arbitrit dhe shtyn tifozin

Al Nassr, skuadra arabe ku aktivizohet Cristiano Ronaldo apo edhe Sadio Mane, ia doli të fitonte me shifrat 4-2 ndaj Shabab Al Ahli në ndeshjen e fundit kualifikuese për Champions Leaguen aziatike.

09:25
Nuk dilnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve, shpëtohen katër pushues! Dy prej tyre të mitur

4 shtetas, dy prej tyre të mitur kanë mbetur në në det me një pedalon, të cilin nuk e nxirrnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta në Ksamil.

09:13
Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë fqinjit! Dërgohen dy mjete zjarrfikëse me 9 punonjës

Mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në Greqi.

09:12
Zjarrfikësit në Turqi luftojnë me zjarret, 48 persona ndodhen në spital

Zjarrfikësit në Turqi kanë nisur mëngjesin e sotëm duke e luftuar një zjarr në pyll në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakalasë.

09:05
Sekretarja amerikane e Tregëtisë viziton Kinën javën e ardhshme

Sekretarja e Tregëtisë e Shteteve të Bashkuara, Gina Raimondo do të shkojë në Kinë javën e ardhshme për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë kineze dhe drejtues amerikanë të biznesit, njoftoi të martën Departamenti i Tregëtisë.

09:04
Tentoi të trafikonte drejt Francës një armë zjarri , vihet në pranga 21-vjeçari nga Kosova (emri)

Një 21-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi tentoi të të trafikonte drejt Francës, një armë zjarri pistoletë.

08:55
Medvedev: Rusia mund të ankeksojë Osetinë Jugore dhe Abkhazinë

Nënkryetari i këshillit rus të sigurisë Dmitri Medvedev tha se Moska mund të aneksojë rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.

08:53
Rezervë e madhe nafte nën tokë/ Në Shpirag, Rama dhe Balluku inspektojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë, pa në terren ecurinë e shpim kërkimit të naftës dhe gazit në  zonën  e Shpiragut.  Belinda Balluku zëvendës kryeministre dhe ministre e infrastrukturës, tregoi se në ç’fazë janë kërkimet deri më tani.

08:45
Dita Botërore në kujtim të tregtisë me skllevër dhe zhdukjes së saj

Dita Botërore në kujtim të tregtisë me skllevër dhe zhdukjes së saj shënohet çdo 23 gusht, dhe ka për qëllim që mbajë në kujtim të të gjithë njerëzve tregtinë me skllevër dhe tragjedinë e tyre.

08:35
I padëshiruar te Marseille, Lazio kërkon të përforcohet me mesfushorin francez

Sezoni i ri në Serie A nuk nisur mirë për Lazio-n, me skuadrën kryeqytetase që u mposht në javën e parë ndaj Lecce-s në transfertë.

08:25
Samiti i Greqisë: Mitsotakis “harron” zgjerimin e Ballkanit, e pozicionon krah Ukrainës!

Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deshi t’i jepte një shtysë të re procesit të zgjerimit të BE.

08:15
Ukrainë, dëme në objektet ku ruheshin drithërat pas sulmit rus në Odesa

Rusia nisi një sulm tre-orësh me dronë gjatë natës në rajonin Odesa të Ukrainës, duke synuar objektet e eksportit të grurit dhe infrastrukturën tjetër civile, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper, në platformën Telegram më 23 gusht.

08:02
Zbërthimi i Samitit të Athinës, matematika e re e zgjerimit të BE-së

Një takim që është mbajtur në fillim të kësaj jave në Athinë midis udhëheqësve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian dhe krerëve të shteteve ose qeverive të disa vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, ka dhënë mjaft indikacione për rrugën që mund ta marrë zgjerimi i bllokut këtë vjeshtë dhe në vitet në vazhdim.

07:56
Kulmi i valës së të nxehtit Afrikan! Sa do shkojnë temperaturat sot

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëve të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C

E martë, 22 Gusht 2023
22:59
Stuhia tropikale “Harold” arrin në Teksas

Stuhia tropikale “Harold” ka mbërritur në bregun juglindor të Teksasit, duke sjellë më shumë shira të dendur dhe erëra të forta në jug të SHBA-së.

22:58
Rama intervistë për televizionin italian: Ka një raport shumë të thellë mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin “In ONDA” komentoi vizitën e homologes së tij, Giorgia Melonit në Shqipëri.

22:55
Tre të vrarë nga sulmet ruse në Donjeck

Tre njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të martën vonë, si pasojë e bombardimeve ruse në disa fshatra në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, tha Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës.

22:50
Rruga e Re e Mëndafshit në Itali, Rasero: Ne ishim vetëm kukulla

Në Itali nën kryeministren Meloni është shuar euforia e Kinës. Qeveria po mendon me zë të lartë tërheqjen nga “Rruga e Re e Mëndafshit”. Por kjo mund të jetë e vështirë.

22:40
Pse nuk e ndërtuan nazistët bombën atomike para Oppenheimer?

Frika nga një bombë atomike gjermane e shtyu përpara nga viti 1942 Projektin Amerikan Manhattan. Në vitin 1945, SHBA hodhën bomba atomike në Hiroshima e Nagasaki. Por sa larg eci kërkimi gjerman për bombën atomike?

22:30
Omer Bunjakut i besohet detyra e Drejtorit Sportiv të Ballkanit

Omer Bunjaku është zyrtarisht Drejtorit Sportiv i kampionëve të Kosovës, Ballkanit.

22:26
U konfliktuan me një person disa ditë më parë dhe qëlluan në ajër, arrestohen vëllezërit në Korçë

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia prej datës 10 Gusht janë arrestuar në Korçë.

22:22
Super debutim i Reijnders, statistika që nuk i ka arritur asnjë mesfushor i Milan që nga sezoni 2004-2005

Tijani Reijnders bëri një debutim të shkëlqyer me Milan-in në Serie A, në ndeshjen e javës së parë, që u luajt të hënën në mbrëmje.

22:21
Hill: Pres përpjekje të reja në shtator për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe qasja Kosovës në strukturat ndërkombëtare, janë thelbësore për një të ardhme më të qetë mes Kosovës dhe Serbisë.

22:16
Koalicioni “Forumi Shqiptar” do të jetë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi

Koalicioni “Forumi Shqiptar” përmes kryetarit Nik Gjeloshaj, njofton se do të jetë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi.

22:16
Si të kuptoni që mishi i pulës është i prishur

Ka disa mënyra për të kuptuar nëse mish i pulës është i prishur. Këtu janë disa nga gjërat që duhet të kontrolloni:

22:01
U sëmur në festival, ndërron jetë fëmija në Britani

Një fëmijë ka ndërruar jetë në Britani pasi u sëmurë në festivalin muzikor Camp Bestival në Shropshire.

21:57
​Miratohet në SHBA vaksina për mbrojtjen e të sapolindurve nga RSV

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar vaksinën e parë që mbron të porsalindurit kundër virusit respirator sincicial, i njohur si RSV.

21:42
​Kosova me katër xhudistë në Botërorin U18 në Kroaci

Ekipi kosovar i xhudos për grupmoshat U18 i rikthehet aksionit nesër, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror për kadet (U18).

21:38
Pse meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëlloj

Testosteroni është përgjegjës për përpunimin e ngjyrave në tru, por edhe për daltonizëm, i cili më i shpeshtë është tek meshkujt sesa tek femrat.

21:32
15 të vdekur, 36 të plagosur në tragjedinë e autobusit të emigrantëve në Meksikë (fotot)

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën qendrore të Meksikës që përdoret shpesh nga trafikantët për transportin e emigrantëve ilegalë.

21:13
Pakistan/ Këputet kablloja e teleferikut, ngecën në teleferik mbi luginë, shpëtohen tetë persona

Ushtria pakistaneze ka shpëtuar tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë në veriperëndim të Pakistanit.

21:00
Rrugëve të Italisë “e zhveshur”! Bashkëshortja e Kanye West revolton italianët: Çfarë rrëmuje… Paturpësi, duken si klloun!

Policisë italiane i janë bërë thirrje të ndëshkojë bashkëshorten e re të Kanye West, Bianca Censori, pasi së fundi është shfaqur tejet provokuese në publik, në vendin konservator katolik.

20:54
Nga çfarë shkaktohet depresion, çfarë zbulon studimi i fundit

Që nga vitet 1990, përdorimi i antidepresantëve është rritur së bashku me teorinë se ilaçet balancojnë nivelet e kimikateve në tru.

20:42
Trajneri i javës në Serie A/ Kryeson Italiano, podium plotësohet nga Gasperini e Baroni

Pas javës së parë të kampionatit, Serie A në Itali janë bërë edhe vlerësimet për trajnerët.

20:35
Plotësohet mbrojtja e Milan-it, “Djalli” firmos me talentin e Atletico Platense

Stefano Pioli është drejt plotësimit të skuadrës, me emrat që donte të afronte këtë merkato te Milan.

20:27
Presidenti polak: Dërgimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi e ndryshon sigurinë rajonale

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të martën se Rusia është duke dërguar tashmë armë bërthamore në shtetin fqinj, Bjellorusi, dhe ka shtuar se ky veprim do ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë së rajonit dhe të tërë aleancës ushtarake të NATO-s.

20:24
Kosova/ Rritet konsumi i energjisë elektrike krahasuar me një vit më parë

Kosova ka shpenzuar rreth 5 për qind më shumë energji elektrike në qershor të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

19:56
SHBA mesazh të fortë Prishtinës: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje.

19:46
Gjashtë ushtarë të Pakistanit vriten në përplasjen e armatosur në kufi me Afganistanin (fotot)

Automjetet ushtarake u zunë sot në një pritë të paprovokuar, para se një betejë intensive me armë zjarri të ndodhte në rajonin e Vaziristanit verior, njoftonte ushtria e Pakistanit.

19:43
Flakët e ferrit u morën jetën! Mjeku zbulon detaje nga tragjedia në Greqi: Dy mes 18 emigrantëve të djegur janë fëmijë

Dy fëmijë ishin mes 18 personave të djegur nga zjarri në pyll në verilindje të Greqisë.

19:30
“Fond sovran si Norvegjia”/ Rama lajmëron mënyrën e re të menaxhimit të taksave nga pasuritë natyrore

Një pasuri e jashtëzakonshme e nëntokës shqiptare siç është nafta, pritet të kthehet në përfitime kolosale për vendin tonë përmes pagesave se asaj që njihet si renta minerare.

19:24
Samiti i BRICS/ Putin kundërshton ‘pikëpamjen pesimiste’ të Perëndimit mbi ekonominë ruse! Ofron sërish drith falas

Udhëheqësi rus Vladimir Putin, prezent përmes një videolidhje në samitin e BRICS, ka deklaruar se Rusia është pjesë e pesë vendeve më të fuqishme ekonomikisht në botë, pavarësisht “pikëpamjeve pesimiste” nga ekspertët perëndimorë.

19:23
Me kokën ulur dhe duart në pranga/ Momenti i arrestimit të Eldi Alushit, fluturoi me makinë tek Liqeni i Tiranës

Eldi Alushi, i riu i cili fluturoi me makinë nga rruga e Kosovarëve drejt digës së Liqenit të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pas disa orësh kërkime.

19:13
Autoritetet pro-ruse mbajnë Ditën e Flamurit në Mariupolin e pushtuar (fotot)

Administrata e instaluar nga Moska në portin e pushtuar të Mariupol mbajti sot celebrimin e Ditës së Flamurit në sheshin qendror të qytetit.

19:04
Flakët drejt shuarjes pas ndërhyrjes nga ajri, normalizohet situata në Laç! Perimetër sigurie për banorët e zonës

Situata po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter në Laç.

18:56
Vlorë/ Zjarr në pikën e grumbullimit të automjeteve, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr në një pikë grumbullimi automjetesh.

18:42
Duelet me shkopinj nga barkat zbavisit turmat franceze në Kanalin Mbretëror të Sete (video-foto)

Qindra njerëz brohorisnin sot nga brigjet e Kanalit Mbretëror në Sete , komuna piktoreske në Jug të Francës ku çdo vit organizohet kompeticioni i forcës së heshjes së kundërshtarit në ujë nga skuadrat në barka.

18:27
SHBA: Lufta në Ukrainë nuk është në “ngërç”

Një zyrtar i sigurisë amerikane, ndërsa ka sjellë qasjen e tij mbi mënyrën se si po shpaloset konflikti në Ukrainë, thekson se nuk beson që lufta të ketë hyrë në një ngërç.

18:16
Zjarret vdekjeprurëse në Greqi, Rama: Populli i guximshëm grek meriton solidaritetin tonë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritet për popullin grek, i cili po përballet prej javësh me zjarre vdekjeprurëse.

18:06
Greqia përjeton orët e ferrit! Banorët në ndihmë të zjarrfikëseve për të vënë nën kontroll flakët

Situatë tragjike me pamje tepër të rënda janë ato mbërrijnë minutë pas minute nga Greqia, ndërsa vendi fqinj po përjeton orët e ferrit.

17:54
Ndërron jetë Toto Cutugno, Rama: Duhej të takoheshim këtë verë, por Zoti vendosi të të lejë të prehesh në paqe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së kantautorit italian Toto Cutugno.

17:52
Muzika italiane në zi! Legjenda Toto Cutugno ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Kantautori i famshëm italian, Toto Cutugno ka ndërruar jetë sot në moshën 80-vjeçare.

17:49
Vrasësi i dyshuar i zonjës së dyqanit prej flamurit LGBT, kishte një histori postimesh homofobike (fotot)

Vrasësi i dyshuar i pronares së një dyqani në Kaliforni prej një flamuri ylberi që kishte vendosur jashtë butikut të saj, kishte shumë precedentë të postimeve anti-LGBTQ dhe të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale, thanë sot autoritetet në SHBA.

17:45
Epidemi largimesh nga muzika/ Pas Alban Ramosajt, heq dorë edhe reperi Fero: Do t’i përkushtohem fesë islame

Tregu i muzikës shqiptare po përjeton një epidemi largimesh në një kohë të shkurtër, që nga Alban Ramosaj, Fero e reperi Nushi.

17:37
Rubla ruse në pikën më kritike! Putin thirrje për vendosjen nën kontroll të inflacionit

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka komentuar situatën ekonomike në vend, pas vendimit të jashtëzakonshëm të Bankës së Rusisë për të rritur normat me 350 pikë bazë në 12%. 

17:22
Gjermania në ankth për “Mbretin”, ka probleme shëndetësore serioze

Situata ka qenë kritike prej vitesh. Franz Beckenbauer nuk është mirë, ai ka probleme të ndryshme shëndetësore. Lothar Matthäus foli për shëndetin e legjendës për transmetuesin gjerman Rtl:

17:08
Modelja vegjetariane thotë se i jep djalit një-vjeçar vetëm ushqime bimore, dënon prindërit që u japin fëmijëve ‘akullore’ (fotot)

Një modele vegjetariane e rrjetit, nënë e një djali një-vjeçar, insiston se e ushqen atë në mënyrë ‘vegane’ dhe se fëmija është në shëndet të përkryer duke u ushqyer me fara, kumbulla të thata e bulmet soje, ndërsa dënon prindërit që u japin fëmijëve të tyre ato qe quante ‘akullore të pista’.

17:07
Zjarr masiv pranë Kishës së Laçit/ Peleshi: Situata, tejet sfiduese! Balla: Emergjencat Civile dhe FA zbarkojnë në terren

Një zjarr ka përfshirë faqen e malit në drejtim për te Kisha e Laçit.

16:36
Zjarr në afërsi të Kishës së Laçit, arrestohet zjarrvënësi! Balla në terren, ndjek nga afër situatën

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë faqen e malit në drejtim për te Kisha e Laçit.

16:30
Pse duhet të konsumoni sa më shumë sardele, sipas dietologëve

Ky peshk në dukje i vogël, përmban disa përfitime të mëdha shëndetësore, duke rivalizuar edhe peshqit e tjerë si për shembull salmoni.

16:26
VIDEO/ Pamje apokaliptike në Greqi, momenti kur shpëtohen tre qen mes flakëve

Tre qen janë shpëtuar nga qytetarët mes flakëve në Aleksandoupolis të Greqisë.

16:25
“Quo Vadis Europa?”/ Xhaçka: Duhet sinjal i qartë, BE të përcaktojë një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Quo Vadis Europa?” me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

16:06
Minatori i plagosur tek Trauma/ Raporte kontradiktore për ngjarjen, burime nga policia: Është parë duke pirë kafe

Raporte kontradiktore janë dhënë për minatorin e plagosur në Bulqizë.

15:50
Ishte objektiv i Barcelonës, pranon rinovimin e kontratës me kampionët e Premier League-s

Mesfushori portugez, Bernardo Silva, më në fund ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës me Manchester City-t.

15:42
Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon “lirimin” e objektit të saj

Autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut thanë se kanë kërkuar “lirimin” e një objekti komunal, që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve e që aktualisht shfrytëzohet nga institucionet e Serbisë.

15:42
Foto/ Kida nuk heq dorë nga pushimet luksoze në Mykonos

Këngëtarja Kida, ka preferuar t’i kalojë pushimet verore në Greqi.

15:38
Një kampion bote drejt Arabisë, Al-Ahli pranë marrëveshjes për mesfushorin

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ahli ka kontaktuar drejtuesit e Atleticos së Madridit, për transferimin në Saudi pro League të mesfushorit argjentinas, Rodrigo de Paul.

15:36
Video/ Qindra spektatorë rrëzohen përtokë në koncertin e Lana Del Rey nga vala e mistershme e energjisë (fotot)

Pamje të pazakonta janë publikuar të njerëzve që binin përtokë si domino në një koncert të këngëtares Lana Del Rey të goditur nga një valë e pakuptuar energjie.

15:30
Kupa e Shqipërisë! Garat e çiklizmit po mbahen në Korçë

Ka përfunduar në Korçë etapa e dytë e turit çiklistik për kupën e Shqipërisë, etapë që për Kadetë ishte e gjatë 63 km ndërsa për kategorinë Elite U23 dhe Junior ishte 94 km. 

15:26
Akademiku Bahri Beci u nda nga jeta/ Gjuhëtari dha kontributin e tij për 6 dekada për gjuhën shqipe

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare gjuhëtari Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri dhe në Kosovë.

15:24
Virozat dyfishojnë pacientët! Në qendrat shëndetësore në plazhe ka shumë persona që kërkojnë ndihmë

Të paktën 200 vizita dhe ndërhyrje mjekësore bëhen çdo ditë nga mjekët në 4 qendrat shëndetësore verore që funksionojnë përgjatë bregdetit të Durrësit në këtë sezon turistik.

15:20
Sunak tërhiqet për gomonet/ Kryeministri i Anglisë: Çështja nuk zgjidhet brenda natës

Kur zëvendësoi ish-kryeministren jetëshkurtër, Liz Truss, shefi aktual i qeverisë, Rishi Sunak e trumpetoj çështjen e kalimeve ilegale të emigrantëve nëpër La Mansh, apo Kanalin Anglez, siç e quajnë britanikët, si një ndër pesë prioritetet e qeverisë së tij.

15:17
​Rreth 700 të evakuuar pas zjarrit në Elba të Italisë

Rreth 700 persona janë evakuuar për shkak të zjarrit që shpërtheu mbrëmë në ishullin Elba të Italisë, në pyllin midis Rio Marina dhe Porto Azzurro, në zonën e San Felo, thanë burimet të martën.

15:12
Zjarret në Greqi! Dalin jashtë kontrollit flakët në Aleksandropoli

Jashtë kontrollit ndodhen vatrat e zjarrit në qytetin lindor të Greqisë Aleksandropoli, ndërsa flakët i janë afruar në orët e para të së martës ambienteve të spitalit i cili u evakuua pasi po mbulohej nga tymi.

15:05
Balla përkujton 30-vjetorin e rënies në detyrë të efektivit të RENEAS, Arben Ujka

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zgjedhur ceremoninë përkujtimore të dëshmorit të parë të forcave speciale RENEA, Arben Ujka sot në Shkodër, për të njoftuar një politikë të re penale ndaj ndaj atyre që kundërshtojnë policinë.

14:55
Menopauza, dieta që frenon afshet e nxehta dhe ul peshën/ Po aq efektive sa terapia hormonale

Menopauza për shumicën e grave është një periudhë që vjen e shoqëruar me një mori ndryshimesh, zakonisht të pakëndshme.

14:44
Kurti “i jep llogari” Mitsotakis: Dy muaj pa incidente në veri!

“Kemi gati dy muaj pa incidente në veri”, në përballjen kokë më kokë me Kyriakos Mitsotakis në Athinë, Albin Kurti kujtoi se pas dakordimin në Bratislavë, nuk ka pasur më protesta të dhunshme në katër komunat veriore me shumicë serbe, zhvillim ky që për kryeministrin e Kosovës mund të ketë vetëm një shpjegim:

14:36
Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i luftës në Sudan

Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan, përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum, që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend, tha të martën organizata ‘Save the Children’.

14:34
Pogradec/ Iu gjetën nga policia stiva drush për zjarr, të prera pa leje, nën hetim 51-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me specialistët e IMT-së, Tiranë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së prerjes së druve, në mënyrë të kundërligjshme, kanë evidentuar një tjetër rast në këtë fushë. Për këtë rast u referuan materialet […]

14:29
Tragjedi në Greqi, gjenden 18 emigrantë të djegur në pyllin e Dadias

Një tragjedi ka ndodhur në pyllin e Dadias, Greqi, i cili filloi të digjej që ditën e djeshme.

14:28
Flakët bllokojnë zonën në Fili të Greqisë, rrezikohet manastiri

Një vatër e madhe zjarri po rrezikon një zonë të mbrojtur në Greqi, ku ndodhet edhe një manastir.

14:13
Po raportonte situatën me zjarret në Filis të Athinës, gazetari i TCH pëson incident

Gazetari i Top Channel ndodhet në Filis, në periferi të Athinës, ku ka pësuar një incident gjatë raportimit, për zjarret qe kanë pushtuar vendin.

14:05
Digjet parku natyror në Fili të Greqisë, pamje teksa shpëtohen ikonat e manastirit

Një zonë e mbrojtur në Fili të Greqisë është përfshirë nga flakët, ndërsa gazetari i Top Channel Artur Bibe ka rrezikuar jetën mes flakëve për të sjellë pamje të kësaj ngjarje.

14:03
Qëlloi me kallashnikovë drejt banesës me familjarët brenda, arrestohet 34-vjeçari në Skrapar

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri kallashnikovë drejt një banese fshatin Potom, duke iu rrezikuar jetën anëtarëve të një familje.

13:54
“Vuçiç i ofroi Zelenskyt armë për Kosovën”, Von Cramon: Marrëveshje e fshehtë!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Crammon ka reaguar ashpër ndaj takimit që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi në Athinë me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç.

13:50
Pjesa më e madhe e Portugalisë në rrezik maksimal nga zjarret

Më shumë se 100 krahina të Faro, Santarém, Leiria, Portalegre, Beja, Castelo Branco, Guarda, Aveiro, Coimbra, Viseu, Braga, Porto, Vila Real, dhe Bragança janë në rrezik maksimal nga zjarri në zonat rurale, sipas institutit kombëtar meteorologjik të Portugalisë, IPMA.

13:45
SHBA/ Rasti i parë në botë, lind gjirafa unike pa njolla në kopshtin zoologjik të Tenesit

Një gjirafë pa njolla ka lindur në një kopsht zoologjik në Tenesi, duke e bërë një të vetme dhe unike në botë.

13:34
Flakët jashtë kontrollit në Filis të Athinës, po digjen banesat

Gazetari Artur Bibe ndodhet në Filis, në periferi të Athinës ku zjarri i madh ka dalë jashtë kontrollit.

13:28
Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.

13:18
“Tipikisht idiot që bën provë për të ngjitur digën”, Erion Braçe reagon për aksidentin tek Liqeni Artificial

Aksidenti që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit tek Liqeni Arificial, ka shkaktuar reagime të forta edhe nga politikanët.

13:16
Rama i përgjigjet Mitsotakis: Darka u përdor për t’i dhënë mesazh kontradiktor Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me darkën e zhvilluar ditën e djeshme në Athinë, ku ishin të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit. 

13:16
“Tifoz i këtij klubi prej fëmijërisë”, Newcastle “rrëmben” talentin britanik

Lewis Hall është futbollisti më i ri i Newcastle.

13:04
Dalin pamjet e aksidentit tek Liqeni i Tiranës, makina me shpejtësi skëterrë fluturon mbi kodër

Është publikuar momenti i aksidentit të mëngjesit të sotëm në Liqenin e Tiranës. 

12:46
Irakianët e komunitetit LGBTI+ i frikësohen propozimit për dënime me vdekje

Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Irak që do të caktonte dënimin me vdekje për marrëdhëniet homoseksuale është quajtur si “përshkallëzimi më i rrezikshëm” nga aktivistët për të drejtat e njeriut.

12:44
I vendosin gjobë, Guardiola i kthen reston policit: Foto me mua? Atëherë paguaj!

Pep Guardiola e pëson në rrugët e Manchesterit teksa automjeti i trajnerit spanjoll të Cityt nuk i shpëtoi autoriteteve britanike.

12:41
“Volodymyr, ti flet shumë mirë italisht!” Shitësi i peshkut në Napoli bëhet viral si sozia e presidentit ukrainas

Vetëm pesë vjet më parë Volodymyr Zelensky një aktor komedie asokohe luajti rolin e një mësuesi historie, i cili rastësisht bëhet president i Ukrainës.

12:31
Jo vetëm spektakël, finalja mes Alcaraz dhe Djokovic vendos edhe rekorde

Finalja e turneut Masters 1000 të Cincinnati Open ishte një nga më spektakolaret në historinë e këtij eventi.

12:28
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë, arrestohet 44-vjeçari. I sekuestrohen 6 mijë euro, kokainë dhe mjet identifikimi false

Policia Tiranë ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, banues në Vlorë, pasi iu gjet pistoletë, kokainë dhe euro në makinë.