Britanik i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Ekuador, akuzohet se vrau influenceren kolumbiane dhe fshehu trupin në valixhe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së kantautorit italian Toto Cutugno.
“Ishe një italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të le të prehesh në paqe, ndërsa me këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte privilegj të jetoja njëkohësisht me një legjendë si ti“, shkruan Rama.
Artisti italian, i cili u bë i njohur në të gjithë botën për këngën të vitit 1983, “L’Italiano” mbylli sytë përgjithmonë në moshën 80-vjeçare.
Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, vdiq në Spitalin San Raffaele të Milanos, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje, e cila u bë më e rëndë në muajt e fundit.
I lindur në Toskanë nga një baba sicilian, Cutugno fitoi gjithashtu në vitin 1990 Eurovision Song Contest me këngën “Insieme: 1992”.
Ai fitoi dy herë Festivalin e Këngës në Sanremo.
Në vitin 2019, një grup muzikantësh ukrainas u përpoqën ta ndalonin të performonte në Kiev duke thënë se ai ishte një simpatizant rus si ylli i tij veteran i Italisë, Al Bano.
Top Channel