Fredi Beleri “mburr” deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, tërheq deklaratën pas reagimeve të forta nga PASOK
Kryeministri Edi Rama një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin “In ONDA” komentoi vizitën e homologes së tij, Giorgia Melonit në Shqipëri.
Ai theksoi se ekziston një raport shumë i thellë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se kjo e fundit ka qenë avokatja më e madhe.
“Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme me Italinë, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, tha Rama.
Kryeministrja italiane zgjodhi të kalojë katër ditë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku është takuar edhe me kryeministrin Rama. Meloni ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare në Vlorë.
Top Channel