Trajneri i javës në Serie A/ Kryeson Italiano, podium plotësohet nga Gasperini e Baroni

22/08/2023 20:42

Pas javës së parë të kampionatit, Serie A në Itali janë bërë edhe vlerësimet për trajnerët.

Trajneri që ka marrë notën më të lartë nga mediet italiane është ai i Fiorentinës, Vincenzo Italiano, i cili është vlerësuar me notën 7.5.

Podium plotësohet nga tekniku i Atalantës, Gian Piero Gasperini me notën 7 dhe kreu i stolit të Hellas Verona, Marco Baroni me notën 7.

Simone Inzaghi i Interit qëndron në vend të katërt, Stefano Pioli i Milanit në vend të gjashtë, Massimiliano Allegri i Juventusit në vend të nëntë, Rudi Garcia i Napolit në vend të dhjetë, Jose Mourinho i Romës në vend të 13 dhe Maurizio Sarri i Lazios në vend të 19.

Renditja e javës së parë në Serie A, nga trajneri me notën më të lartë, te ai me notën më të ulët:

Vincenzo Italiano (Fiorentina) 7.5
Gian Piero Gasperini (Atalanta) 7
Marco Baroni (Hellas Verona) 7
Simone Inzaghi (Inter) 7
Roberto D’Aversa (Leçe) 7
Stefano Pioli (Milan) 7
Claudio Ranieri (Cagliari) 6.5
Eusebio Di Francesco (Frosinone) 6.5
Massimiliano Allegri (Juventus) 6.5
Rudi Garcia (Napoli) 6.5
Thiago Motta (Bologna) 6
Paolo Zanetti (Empoli) 6
Jose Mourinho (Roma) 6
Paulo Sousa (Salernitana) 6
Raffaele Palladino (Monza) 5.5
Alessio Dionisi (Sassuolo) 5.5
Ivan Juric (Torino) 5.5
Alberto Gilardino (Genoa) 5
Maurizio Sarri (Lazio) 5
Andrea Sottil (Udinese) 5./ Super Sport

Top Channel