Tre qen janë shpëtuar nga qytetarët mes flakëve në Aleksandoupolis të Greqisë.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Filis, në periferi të Athinës, ku ka pësuar një incident gjatë raportimit, për zjarret që kanë pushtuar vendin.

Siç duket edhe nga pamjet, vendi është i mbuluar nga tymi ndërsa shumë shtëpi po digjen. Në një banesë të vogël, ndodhen dy kuaj, të cilët refuzojnë të largohen.

Autoritet greke janë duke evakuuar banorët, ndërsa helikopterët po përpiqen të shuajnë zjarrin me përmasa gjigante. Temperaturat e larta dhe era e fortë jo vetëm që vështirësojnë procesin por edhe përhapin edhe më shumë flakët.

Një zonë e mbrojtur në Filis është përfshirë nga flakët dhe një manastir gjithashtu.

 

Top Channel