Lëvizja studentore në Shkup takohet me kongresmenin amerikan, Ademi: Nuk do të pranojmë kthim prapa në çështje që prekin identitetin tonë kombëtar Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deshi t’i jepte një shtysë të re procesit të zgjerimit të BE.
Megjithatë, e gjithë vëmendja në takimin e Athinës për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor u kthye nga presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, thotë DW. Fillimisht kryeministri grek, deshi t’i jepte një shtysë të re procesit të zgjerimit të BE, e për këtë arsye, i ftoi krerët rajonalë në një darkë në Athinë mes rastin e 20 vjetorit të të ashtuquajturit “Premtimi i Selanikut”.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë prej 20 vitesh në dhomën e pritjes së BE, thuhet në shkrim. Në qershor 2003 BE konfirmoi, se e mbështet pa rezerva orientimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“E ardhmja e s tyre është në Bashkimin Europian”, u tha atëherë në deklaratën përfundimtare të samitit europian pranë qytetit grek të Selanikut, nga i cili deklarata mori edhe emrin. Në gusht 2023 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presin ende në korridor dhe vende si Greqia duket sikur përpiqet ta hapë derën e bllokut për ta, por me sukses shumë të limituar.
Darka e Athinës, që pretendohej të nxiste një lëvizje të re të situatës së ngrirë, në protagonist të takimit nuk ktheu asnjë lider ballkanik, por presidentin ukrainas Zelensky. Presidenti i Ukrainës udhëtoi për në Athinë në fshehtësitë e zakonshme, deri në minutën e fundit ishte e paqartë nëse do të vinte dhe përse. Për atë vetë, fokusi i vizitës nuk ishte vëllazërimi me kandidatët e tjerë, por tema të tjera më akute.
Pas takimit Zelensky vetë njoftoi se Mitsotakis i kishte ofruar të trajnonte pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16, duke qenë se forca ajrore greke përdor vetë kryesisht avionë të tillë. Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk është shumë e mirëpritur në opinionin grek. Në fakt sipas sondazheve, edhe pse një shumicë e qartë është në favor të sanksioneve kundër Rusisë dhe për mbështetje financiare për Ukrainën, dërgesat e armëve i refuzojnë dy të tretat e të anketuarve.
Top Channel