U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma: Të jesh në shërbim të ligjit ka edhe sakrifica Një emër që zakonisht të çon në hartën e Ballkanit. Por në korridoret dhe dosjet sekrete të Europës, gjatë krizës greke, “Albania” ishte diçka tjetër. Ishte emri kodik i planit për daljen e Greqisë nga eurozona.
Frymëzimi, erdhi nga filmi “Wag the Dog” me Robert De Niro dhe Dustin Hoffman. Një histori ku realiteti dhe propaganda ndërthuren për të menaxhuar panikun. Dhe ndoshta kjo ishte pikërisht ajo që kërkonte edhe Europa në vitet e krizës: një emër neutral, larg vëmendjes, për të fshehur skenarin më të rrezikshëm të kohës.
Episodi i katërt i serialit dokumentar “Në fijen e perit”, me titull “Kodi Albania”, hap dosjet e fshehta të Planit B europian. Një plan që për vite me radhë mbeti larg syve të publikut dhe që parashikonte çdo hap në rast se Greqia dilte nga euro.
Historia nis në vitin 2010, kur Fondi Monetar Ndërkombëtar hyn për herë të parë në eurozonë. Ish-kreu i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, pranon se kishte dyshime serioze për qëndrueshmërinë e borxhit grek, ndërsa zyrtarë europianë dhe ekonomistë rrëfejnë se efektet e masave të ashpra të kursimit u nënvlerësuan me pasoja dramatike për shoqërinë greke.
Në qendër të episodit është edhe Paul Thomsen, figura që për shumë grekë u identifikua me linjën më të ashpër të kreditorëve. Por momenti më tronditës vjen me zbulimin e plotë të “Planit B”.
Dokumentari përshkruan me detaje një skenar që parashikonte kontroll kapitalesh, mbyllje bankash, kthimin e depozitave në një monedhë të re kombëtare dhe një zhvlerësim që mund të arrinte deri në 60 apo edhe 80 për qind. Një goditje që do të prekte kursimet, pagat, importet dhe vetë stabilitetin e vendit.
Në verën dramatike të vitit 2015, kur negociatat mes Athinës dhe kreditorëve shkonin drejt kolapsit, plani rikthehet nga sirtarët dhe përditësohet. Për herë të parë, njerëzit që e hartuan pranojnë para kamerës se Europa po përgatitej seriozisht për një falimentim të çrregullt dhe një Greqi jashtë eurozonës.
Megjithatë, edhe pse ekzistonte një plan i detajuar, askush nuk mund të parashikonte me siguri ditën pas daljes nga euro. Frika ishte se vendi mund të hynte në një periudhë kaosi ekonomik, inflacioni dhe pasigurie sociale, ndërsa edhe vetë eurozona do të paguante një çmim të rëndë.
Me materiale arkivore të rralla dhe dëshmi që ngjajnë me një thriller politik, “Kodi Albania” rikthen një nga momentet më të errëta të krizës greke. Madje në një moment kur një nga protagonistët e tij, ish kryeministrio Tsipras rikthehet përsëri në skenën politike të vendit me një parti të re, si për të harruar atë që ndodhi.
Top Channel