Lëvizja studentore në Shkup takohet me kongresmenin amerikan, Ademi: Nuk do të pranojmë kthim prapa në çështje që prekin identitetin tonë kombëtar

27/05/2026 21:10

Mevlan Ademi, kreu i lëvizjes studentore në Shkup e cila prej javësh proteston për të bërë në gjuhën shqipe provimin e jurisprudencës, është takuar këtë të mërkurë me kongresmenin amerikan, Keith Self, ku u diskutuan shqetësimet lidhur me cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të fituara përmes Marrëveshja e Ohrit.

Sipas Ademit, studentët shprehën kundërshtimin ndaj çdo hapi që prek barazinë, dinjitetin dhe identitetin kombëtar, duke paralajmëruar se cenimi i frymës së bashkëjetesës dhe barazisë mund të sjellë pasoja serioze për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

“Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike.

Top Channel