U konfliktuan me një person disa ditë më parë dhe qëlluan në ajër, arrestohen vëllezërit në Korçë

22/08/2023 22:26

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia prej datës 10 Gusht janë arrestuar në Korçë.

Vëllezërit Dhimitër dhe Mateo Dadushi janë konfliktuar mbrëmjen e datës 10 me një person, për motive të dobëta në lagjen nr. 8 të qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe janë kapur mbrëmjen e sotme, në qytetin e Pogradecit ku dyshohet se qëndronin prej ditësh të fshehur.

Top Channel