Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan dy shtetas pasi jjatë kontrollove fizike iu gjetën sasi lëndësh narkotike, municione luftarake dhe shuma parash.
Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 u prezantua të martën, duke renditur vendet në mbarë botën për sa i përket statusit të grave.
GJKKO vendos masën “arrest në burg” për punonjësin e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Sarandë dhe inspektorin e IKMT-së.
Përveç erës së çuditshme dhe shijes së veçantë, brokoli fsheh një sërë përfitimesh të rëndësishme shëndetësore dhe duhet konsumuar rregullisht
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat e bëjnë imunitetin më të fortë dhe të aftë për tu përballur me virozat.
Romelu Lukaku thellon rekordin në Europa League, kompeticionin e tij të preferuar.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha se 12 kamionë ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin të enjten, duke transportuar ujë, ushqim, ilaçe dhe furnizime mjekësore – por pa karburant.
Tre punonjës përgjegjës të dy kompanive private janë vënë nën hetim, pasi shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në ujërat e lumit Gjanica.
Ushtria e Izraelit tha të premten se forcat e veta tokësore, të ndihmuara nga avionët luftarakë dhe dronët, kryen sulme në qendër të Rripit të Gazës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.
Bashkimi Evropian do të sigurojë 50 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Gazën, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Darron Gibson, ish-lojtar i Manchester United dhe Evertonit, tregon se pas përfundimit të karrierës së tij kaloi një fazë të varësisë totale nga pilulat e gjumit.
Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel.
Një studim i ri hungarez, i botuar në “BMC Psychology” ka nxjerrë në pah lidhjen mes adhurimit të të famshmëve dhe performancës më të ulët në testet njohëse.
Një çift arriti t’i jepte fund martesës së tyre pa hapur dy procedura të veçanta.
Tre persona dhe një inspektor pyjesh po hetohen në gjendje të lirë për prerje të druve në mënyrë të paligjshme në Pogradec.
Pas bisedimesh maratonë në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të bllokut europian, u pajtuan më në fund me një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme ku kërkohet armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës.
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”.
Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që ta shpallë krizën e klimës si emergjencë shëndetësore globale.
Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Aksionarëve të Interit, janë miratuar edhe bilancet për sezonin sportiv 2022-2023, teksa janë zbuluar edhe shifrat e disa transferimeve të zikaltërve.
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon ta përkeqësojë akoma edhe më shumë stabilitetin e brishtë financiar të vendeve në kufi me shtetin hebre.
Kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do kenë më mundësi të operojnë më në informalitet nga 1 nëntori.
Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka lëkundur qytetin e Vlorës.
“C’è ancora l’albanese”? A është akoma shqiptarja? Kjo deklaratë e bërë nga ana e presidentit të senatit Italian Ignazio La Russa, në drejtim të kryetares së komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku është bërë objekt debati në shtetin fqinj.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për “pauza humanitare” për të lejuar që ndihma të arrijë civilët në Gaza.
“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.
Në ndeshjen e Europa League, Roma nuk gaboi në Olimpico përballë Slavias së Pragës teksa fitoi me shifrat 2-0.
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit.
Të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%, nga 1 janari, kur hyri në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Ish-Presidenti Donald Trump injoron dhe kundërshton këdo që i thotë jo. Ai ka ndërtuar një markë biznesi e më vonë një markë politike, si dikush që thotë dhe bën atë çka dëshiron, kryesisht pa u përballur me ndonjë pasojë.
Ushtria izraelite njoftoi se një pjesë e armëve të përdorura nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit janë të prodhuara në Iran ose Korenë e Veriut.
Drejtori i “Vlora 6+1” Albert Deliaj, ka sqaruar sonte për “Top Story” deklaratën e tij për gazetaren Afrovita Hysaj.
Gazetarja e Top channel, Dorjana Bezat tregoi historinë tronditëse të një 30-vjeçareje në Top Story, viktimë e përdhunimit.
Gjatë refuzimit të kërkesës së Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ish-kryeministri është gjobitur me 5 mijë lekë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Rusia është duke i ekzekutuar ushtarët që nuk i respektojnë urdhrat në ofensivën e re ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se është duke u përballur me humbje “të mëdha” të personelit dhe pajisjeve ushtarake, ka thënë të enjten Shtëpia e Bardhë.
26-vjeçarja që u përdhunua në Vlorë është marrë në mbrojtje nga policia, tha zëdhënësi i policisë Gentian Mullaj, në një lidhje direkte këtë mbrëmje me “Top Story”.
Shumë njerëz janë bindur ta konsiderojnë festën e Halloween si nje celebrim ëmbëlsirash apo kostumesh të frikshëm ‘të frymëzuar nga filmat horror’.
“Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë”-ishte reagimi tronditës nga avokatja Vjollca Pustina pak ditë më parë që solli diskutime në Top Story.
Ka tronditur me rrëfimin e saj në studion e Top Story gazetarja Dorjana Bezat lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të reje në Vlorë.
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive.
Nënsekretari i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths, ka paralajmëruar se ndihmat humanitare në Gaza po ecin me ritme shumë të ngadalta.
Duhet të dini që është e rëndësishme të ndani se kur duhet të punoni shumë dhe kur të merrni kohë për njerëzit tuaj dhe veten.
Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmon se delegacioni i grupit militant Hamas, ka vizituar të enjten Moskën, për të diskutuar për situatën në Rripin e Gazës.
Ballkani pësoi humbjen e dytë në Grupin C të Conference League teksa të besuarit e trajnerit Ilir Daja u mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 1-2 nga Astana.
Zrinjski-Legia përballen këtë të enjte për takimin e tretë të fazës së grupeve të Europa Conference League, sfidë që transmetohet live dhe ekskluzivishit në “SuperSport 6” duke filluar nga ora 21:00.
Ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon, në Shtetet e Bashkuara disa organizata islamike, tempuj hebrenj dhe madje edhe shkolla kanë marrë kërcënime.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka publikuar një listë të detajuar të 7028 personave që thotë se janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor.
Djemtë e përputhen ranë pre e provokimeve të inskenuar nga produksioni. Një vajzë e re dhe simpatike luajti rolin e një grimiereje. Pavarësisht rregullave të vendosura nga programi, djemtë nuk nguruan ta vëzhgonin, madje u treguan të gatshëm për të flirtuar me të, veçanërisht Serxhio dhe Orjani.
Rikthehet në Tiranë edicioni i dytë i “Automotive Fair Albania”, eventi më i madh i pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar në Kombet e Bashkuara të enjten se nëse nuk përfundon hakmarrja e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, atëherë Shtetet e Bashkuara “nuk do të kursehen nga ky zjarr”.
Kosova ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023, deklaron Kryeministria, në një deklaratë për shtyp.
Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar.
Futbollistët e Yllit të Kuq u mundën në transfertë në Europë me shifrat 3-1 nga Leipzig.
Misri është një nga drithërat më të gjithanshëm të konsumuar në mbarë botën.
Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me aktorin francez Stephane Buck në një rrugë të Parisit.
Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi me Europianin Gjermani 2024.
Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, gjatë takimit urgjent të OKB-së në Nju Jork, i bëri thirrje liderëve botërorë të ndihmojnë në ndalimin e bombardimeve në Gaza në mënyrë që të shpëtojnë jetën e civilëve nga sulmet ajrore izraelite.
U çel në Galerinë e Tiranës Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Grave “Frida”, që do të mbahet deri në 25 nëntor.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Lezhë vetëm një ditë më parë, ku një nxënës 16 vjeçar, goditi me karrige mësuesen e matematikës, nxori në pah një problematik që ka nisur prej vitesh në arsim, humbja e vlerësimit për figurën e mësuesit.
Qeveria mori vendimin të zerojë tarifat për shërbimet bazike në llogaritë bankare.
Gjithçka në shtëpinë e pensionistes turke Mukaddes Kokeralp Cirak duket se shkon në drejtim të atij qe njihet si themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, lideri i cili vdiq në 1938.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se “ka një lidhje të qartë mes akteve terroriste dhe emigracionit” teksa nisej për në samitin e BE mbi rregullat e azilit në bllok.
Policia në Kinë ka shpëtuar më shumë se 1000 mace nga therja dhe shitja si mish derri ose deleje, raportojnë mediat shtetërore.
“Militantët e Hamasit janë nazistët e rinj”, kështu u drejtua ambasadori i Izraelit në seancën urgjente të OKB-së, teksa shtoi se vendi i tij është në luftë vetëm me ata që nisën sulmet.
Joao Félix do të jetë gati për të luajtur në “El Cásico” kundër Realit të Madridit. Sulmuesi i Barçës u zëvendësua në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Shakhtar Donetskut, pasi pësoi një goditje të rëndë në kyçin e këmbës, por portugezi konfirmoi se do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me “Los Blancos” këtë të shtunë, në Montjuïc.
Takimet e njëpasnjëshme të mbajtura në Bruksel me në fokus situatën mes Kosovës dhe Serbisë, nuk arritën të ulnin në një tavolinë liderët e dy vendeve, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar reagimin e qeverive perëndimore ndaj bombardimeve të Izraelit ndaj Gazës, duke thënë se Perëndimi nuk po merr masa sepse “gjaku i derdhur është gjaku i myslimanëve”.
“777Partners”, një kompani që zotëron klubin e Genoas, mësohet se është gati të zgjerojë “portofolin e saj të futbollit”.
Përfaqësues të ushtrisë së Sudanit dhe të grupit rebel ushtarak ‘Forca e Mbështetjes së Shpejtë’ raportohej sot se janë rikthyer në tryezën e negocjatave për paqen në Xhedah të Arabisë Saudite.
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor.
Një gjykatë në Katar ka dënuar me vdekje sot tetë efektivë tashmë në pension të marinës së Indisë per spiunazh, per llogari te inteligjencës izraelite, duke vënë në provë marrëdhëniet diplomatike mes Indisë e Katarit.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Ksamilin, një zonë turistike që u bë trend sezonin e fundit veror, nga vizitorët e huaj.
Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje dhe bllokim të përdorimit të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në këtë episod provash vetëm një ditë para spektaklit të Dancing With the Stars, zbulohet një anë tjetër e Roerdit.
Rrugëtimi i Ted Williams, i cili nga një i pastrehë u bë në atë që njihet si “Njeriu me zërin e artë”, raportohet se ka frymëzuar shumë njerëz.
Teksa dy avokatët që ishin caktuar falas nga gjykata për Sali Berishën, Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati hynë në gjykatë dhe ishin nën vëmendjen e medias, një avokate e tretë kryesisht u filmua nga gazetarja Anila Hoxha, duke hyrë qetësisht në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Një familje nga Lezha është gëzuar nga ardhja në jetë e fëmijës së shtatë.
Një motoçiklist që thuajse humbi jetën teksa drejtonte me më shumë se 225 km në orë në autostradë, është përplasur duke thyer më shumë se 20 kocka në aksidentin e regjistruar nga kamerat ne SHBA.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me përfaqësuesit e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues i dialogut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfunduan takimet me udhëheqësit evropianë, në kuadër të një samiti të BE-së në Bruksel, por nuk ka ende informacione në lidhje me atë që është dakordësuar.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Samitin në Bruksel, tha se për çështjen Kosovë-Serbi, duhet lënë mbledhja e BE-së dhe duhet diskutuar me dy liderët.
Sokratis Papastathopoulos u ul pasditen e sotme në aeroportin San Pablos, në Sevilla, me fluturimin DLH1822 nga Mynihu, për të përfunduar procedurat përfundimtare që do ta bëjnë atë një lojtar të ri të Betisit deri më 30 qershor 2024.
Një panoramë me kodra e lugina të gdhendura mes akujve nga lumenj të lashtë, me masë thuajse sa Belgjika e sotme, janë zbuluar nën akullin e kontinentit të mistershëm të Antarktikës.
Ligjvënësi republikan Mike Johnson u zgjodh të mërkurën në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke u dhënë fund përplasjeve të brendshme partiake gati një mujore për të zgjedhur drejtuesin e një prej posteve më të larta të shtetit amerikan.
Të kesh një stol të stadiumit “Camp Nou” në shtëpi është ndoshta një nga ëndrrat e tifozëve “blaugrana”.
Georgina Rodriguez ishte në stadium duke ndjekur bashkëshortin e saj, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Duhail, në kampionatin saudit.
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.
Organizatat e ndihmës thonë se bombat e Izraelit kanë vrarë tashmë më shumë se 2000 të mitur në dy javë goditje në Gaza, ndërsa një prej doktorëve të qytetit të luftës tha se “edhe ferri para kësaj do të dukej si një mbrëmje çaji”, shkruan rrjeti britanik Mirror.
Kina do të ofrojë rreth 2.05 milionë dollarë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, njoftoi ajo të enjten.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfunduan takimet e parapara me udhëheqësit evropianë, por nuk ka ende informacione për rezultatet e takimeve.
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Albin Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së për planin e ri për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Një vend ku tingulli e figura të shkrihen me njëra-tjetrën e ku nga notat muzikore çelin lule: një muzikë që prek drejtpërdrejt duke ngacmuar ndjesitë sa përmes stimujve muzikorë, aq edhe përmes tablove te rrjedhshme vizuale.
Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosovë shtetasin serb Momçillo Vukotiç, 61 vjeç, i dyshuar për krime lufte në territorin e Pejës në vitin 1999, konfirmoi Ministria malazeze për Radion Evropa e Lirë.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të enjten se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, i cili rreth 5 muaj më parë, kishte bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.
Gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia e Kufitare në Kapshticë, një 54-vjeçareje iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Rrebeshet e shiut që ranë mbrëmjen e së mërkurës dëmtuan parcelat e mbjella me patate në fushat e Divjakës.
Nga viti në vit krimet me natyrë seksuale në vendin tonë kanë pësuar rritje.
24 vjeçarja Sabrina Durán, e njohur gjithashtu si ‘mbretëresha narkotike e TikTok’ është qëlluar për vdekje nga njerëz të armatosur mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin kilen Santiago.