Historia tronditëse! Gazetarja tregon se si e reja u përdhunua disa herë! Denoncoi abuzuesit, ata i kërcënojnë vajzën

26/10/2023 22:28

Gazetarja e Top channel, Dorjana Bezat tregoi historinë tronditëse të një 30-vjeçareje në Top Story, viktimë e përdhunimit.

“Kam tentuar ta mbroj, është në moshë me mua por nuk i ngjan aspak një 30-vjeçareje nga vuajtjet. Është përdhunuar në moshën 12 vjeçareje, ajo ishte jetime. Më pas 18 vjeç ajo u bë e pavarur por ra pre e një rrjeti prostitucioni. Në një moment pas shumë vitesh i denoncoi dhe ata u arrestuan.

Iku në një shtet tjetër. Personi që i shtriu dorë për ta punësuar e përdhunoi sërish. Lindi një fëmijë, vetëm dy vjeç është tani, dhe u rikthye në Shqipëri në një qendër për gratë që janë abuzuar seksualisht në Linëz. Kur vajza u bë 1 vjeç, për shëndetin e mirë të vajzës për të mos u rritur duke dëgjuar histori të tilla, u largua nga qendra dhe nisi një punë.

Personat që ajo futi në burg e gjetën, gjetën adresën e shtëpisë dhe e kërcënojnë prap tani. Mesazhet që kam parë ishin shokuese. Kishte paranoja, thoshte janë mbrapa meje. Fëmijën e rrit e vetme. Ajo nuk spiunon dot pasi ka frikë për jetën e saj dhe të fëmijës. I thonin do ti marrim organet fëmijës, do të prostituojmë. Ajo e çon fëmijën në çerdhe, edhe pse në në çdo frymëmarrje të saj përjeton frikë. E çova unë në komisariatin nr 3. Në dijeninë time bëri kallëzim dhe çështja po hetohet“, tha Bezat.

Top Channel