U vu nën hetim nga SPAK, Rama për Myzyrin: Njeriut që transformoi KPP iu hodh baltë dhe deshën ta shkatërronin, në fund doli pa faj
Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Aksionarëve të Interit, janë miratuar edhe bilancet për sezonin sportiv 2022-2023, teksa janë zbuluar edhe shifrat e disa transferimeve të zikaltërve.
Kështu Marcus Thuram, që teorikisht erdhi me parametra zero te milanezët, pasi i përfundoi kontrata me Borussia Monchengladbach, u ka kushtuar arkave të klubit plot 8 milionë euro.
Këto para kanë shkuar për sulmuesin francez dhe agjentët e tij si bonus për të zgjedhur të firmosë me Interin, që gjithashtu i ka ofruar edhe një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.
Megjithatë askush në kampin zikaltër nuk duket të jetë penduar për këtë investim, pasi francezi po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 5 asiste në 9 ndeshje në kampionat dhe shënuar një gol në tre ndeshje në Champions League.
Gjithashtu vlen të theksohet se edhe për mbrojtësin Francesco Acerbi, Interi është detyruar të paguajë 4 milionë euro në arkat e Lazios, si pasojë e marrëveshjes së huazimit me të drejtë blerjeje. /Supersport
Top Channel