Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

Ishte gjyqtarja Flora Hajredinaj që rrëzoi kërkesën për përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës.

Dy ditë më parë, avokatët e mbrojtjes së Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan verbalisht në sallën e gjyqit përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ndërsa këtë të hënë, kërkesën e tyre e konkretizuan me shkrim dhe e dorëzuan në sekretariatin e gjykatës.

Kërkesa e Berishës u shqyrtua nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

“Në kryesekretarinë e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: ‘Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka’, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhrit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj”.

Top Channel