Palët e konfliktit në Sudan pranojnë bisedime paqeje në Arabinë Saudite (fotot)

26/10/2023 18:34

Përfaqësues të ushtrisë së Sudanit dhe të grupit rebel ushtarak ‘Forca e Mbështetjes së Shpejtë’ raportohej sot se janë rikthyer në tryezën e negocjatave për paqen në Xhedah të Arabisë Saudite.

Lufta e papritur e nisur në prill raportohet se ka lënë më shumë se 9000 të vrarë dhe mbi 5 milionë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Konflikti vrasës mes komandantit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe ish-zëvendësit të tij Mohamed Hamdan Dagalo, i cili komandon tashmë grupin ushtarak rebel, ka shkatërruar vendin e varfër.

SHBA dhe Arabia Saudite kanë ofruar ndërmjetësim për negocjata por pa dhënë asnjë efekt, përveçse pauza të shkurtra luftimi që shkeleshin sistematikisht.

Më 25 tetor u njoftua nga të dy palët  se kanë pranuar ftesën e rinisjes së negocjatave.

Ata thanë se bisedimet do të kryhen “në partneritet me” përfaqësues të Unionit Afrikan, si dhe nga një grup ndërshtetëror i Afrikës Lindore i drejtuar nga partneri i SHBA, Kenia, njoftonte Riadi.

Mbretëria e Arabisë Saudite tha se mirëpriste rinisjen e negocjatave dhe u bënte thirrje pjesëmarrësve të respektonin marrëveshjen e mëhershme për mbrojtjen e civilëve.

“Mbretëria konfirmon entuziazmin për unitetin e radhëve … për ndalimin e gjakderdhjes dhe vuajtjeve të popullit sudanez,” thuhej në deklaratë.

FOTO GALERI
1/4
Përfaqësues të ushtrisë së Sudanit dhe të grupit rebel ushtarak ‘Forca e Mbështetjes së Shpejtë’ raportohej sot se janë rikthyer në tryezën e negocjatave për paqen në Xhedah të Arabisë Saudite

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA