E enjte, 26 Tetor 2023
15:20
Pilotët ukrainas i nisin stërvitjet në SHBA

Pilotët ukrainas i kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë, F-16, në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Forca Ajrore e SHBA-së të mërkurën.

15:16
Gjyqi ndaj Berishës/ Dy avokatet kalojnë pragun e GJKKO-së pas njohjes me çështjen

Dy avokatet falas, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia kanë kaluar pragun e Gjykatës Antikorrupsion dhe kanë hyrë në sallën ku do të mbahet procesi me dyer të mbyllura ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

15:00
Dorian Duçka thirret në SPAK

Dorian Duçka është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

14:55
Kurti përfundon takimin me liderët e BE-së, pritet të takohet me Vuçiç

Kryeministri Kurti ndodhet në samitin e BE-së në Bruksel, ku ka përfunduar takimin me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Josep Borrell.

14:53
Presidenca: Provimi i gjuhës shqipe nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësisë shqiptare

Zëdhënësi i Presidencës ka sqaruar se provimi i gjuhës shqipe për shtetasit e huaj që kontribuojnë në fushën e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësise shqiptare.

14:45
Rama “shëtitje” në Lungomare! Kryeministri inspekton punën për ndërtimin e shëtitores së re Uji i ftohtë-Orikum

Ndërtimi i Lungomares solli transformimin e Vlorës, me përfitime të shumëfishta për qytetarët vlonjatë, në funksion të turizmit.

14:45
Hipertensioni/ Zbuloni dy probiotikët që rregullojnë në mënyrë efektive presionin e gjakut

Hipertensioni është një gjendje shumë e zakonshme sot, ku rreth 40% e popullsisë së rritur të botës vuan nga presioni i lartë i gjakut.

14:34
Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për konfliktin Izrael-Gaza, por jo të gjithë janë në të njëjtën linjë

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen më vonë në Bruksel për të diskutuar krizën që po shpaloset në Lindjen e Mesme.

14:32
“Kryengritje paqësore”/ Berisha: Çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë

Sali Berisha nuk heq dorë nga qëndrimi që ka kundër dosjes me drejtësinë, të cilën e shpreh jo në sallën e gjyqit por nga selia e PD-së.

14:19
Risia kuqezi, grumbullohet për herë të parë Shqipëria U13

Ekipi kombëtar i përfaqësueseve rajonale U13, ka nisur për herë të parë grumbullimin në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

14:16
“Gaza turpi juaj”, Erdogan: Përse po hesht bashkësia ndërkombëtare!

Sulmet izraelite në Gaza janë të barabarta me një masakër të mirëfilltë e të qëllimshme, i tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, Papa Françeskut në bisedën telefonike të zhvilluar me të.

14:14
Vijon megaoperacioni “Tempulli”, arrestohet 15-vjeçari që u shiste drogë dy gjimnazistëve

Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, gjatë vijimit të megaoperacionit “Tempulli”, pasi shpërndante drogë.

14:11
Serbia “provokon sërish”, rrit me 11 milionë euro buxhetin për Kosovën

Ligjvënësit serbë i dhanë dritën jeshile ligjit për buxhetin e vitit 2024, i cili parashikohet të jetë rreth 17.5 miliardë euro.

14:01
Arnold Schwarzenegger: Biden dhe Trump janë shumë të vjetër për të kërkuar sërish pozicionin në Shtëpinë e Bardhë

Me rastin e daljes në treg të librit të tij të ri “Be Useful: Seven Tools for Life“, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger, ishte në Londër dhe pranoi se do të ishte një president i shkëlqyer nëse do të mund të kandidojë për postin më të lartë të Shteteve të Bashkuara.

13:51
Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohet një 41-vjeçar për shpërndarje droge në Krujë

Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në lagje të ndryshme të Krujës.

13:45
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet një 55-vjeçar në Shkodër

Një 55-vjeçar është vënë në pranga pasi u zbulua se lokali i tij në lagjen “10 Korriku” në Shkodër, ishte përshtatur për organizimin e basteve sportive me anë të celularëve.

13:44
Vodhi me dhunë në rrugë një 19-vjeçare, arrestohet i riu në Lushnjë

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi vodhi me dhunë në rrugë, varësen e floririt që mbante një 19-vjeçare në Lushnjë.

13:37
Mbrojtja braktisi seancën, Berisha: Unë mund të mos i çoja fare! Gjykatësja përzgjodhi ‘Kmerin e Kuq’ me porosi të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja pse nuk merr pjesë në seancën e GJKKO për dosjen “Partizani”, është sepse nuk është thirrur për t’u pyetur për efekte të hetimit, por për t’u njohur me masën e sigurisë.

13:29
Veliaj: Ambicia jonë, vitin e ardhshëm të ofrojmë kurse falas për të rinjtë te Piramida

Në fillim të vitit tjetër, Bashkia e Tiranës ka synimin që t’i bëjë falas kurset te Piramida, për fëmijët dhe të rinjtë që duan të marrin mësime në fushën e teknologjisë së informacionit.

13:20
Zbuloni telefonin Android më të shpejtë në botë

Ata që janë adhurues të Android, ka ardhur koha të gëzohen!

13:10
Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit pjesë e grupit kriminal/ Sekuestrohen 16 apartamente dhe 27 llogari bankare

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi rezulton pjesë e një grupi kriminal prej katër personash, të cilët trafikonin drogë në Belgjikë dhe investonin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

13:08
Tentoi të kalonte një pakistanez në kufi kundrejt pagesës, arrestohet 47-vjeçari në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit

Një 47-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare Hani i Hotit, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme me automjet në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.  

12:49
Kryeministri armen shpreson për marrëveshje paqësore me Azerbajxhanin

Armenia shpreson se do ta arrijë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në muajt në vijim dhe të themelojë marrëdhënie diplomatike me Bakun, tha kryeministri armen Nikol Pashinian në një deklaratë ditën e sotme.

12:46
Del në konsultim projektligji/ Qeveria vendos një taksë të re për kompanitë që prodhojnë mbetje të produkteve profesionale

Qeveria ka nxjerrë një ligj të ri për të gjitha bizneset që importojnë produkte profesionale dhe që prodhojnë mbetje.

12:33
Ekipi i Ballkanit pret Astanën! Ndeshja në Prishtinë, më shumë shpresë për kualifikim

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë skuadrat e tjera europiane në garë për Europa dhe Conference League. Mes tyre edhe ekipi shqiptar nga Kosova, Ballkani i drejtuar nga trajneri kryeqytetas Ilir Daja.

12:29
“Flamuri i Arbrit”, 140 vite nga botimi i revistës së parë në gjuhën shqipe

Tetori i vitit 2023 shënon edhe 140-vjetorin e botimit të revistës së parë në gjuhën shqipe.

12:28
Qëlloi me armë drejt një makine në Tiranë, vijon hetimi për identifikimin e autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të enjteje në Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti

12:24
Lagu veten dhe gruan me lëndë djegëse, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Një 49-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga, pasi ditën e djeshme në gjendje të dehur, ka lagur veten dhe bashkëshorten e tij me lëndë djegëse.

12:17
Rritja rekord, 23 mijë pensionistë më shumë se një vit më parë

Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vitit 2023. Janë gati 23 mijë pensionistë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

12:17
Caktimi i dy avokateve, Berisha: Nuk kam asnjë njoftim, ai që ishte, ekzemplari për fytyrën e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa hynte në selinë blu tha se nuk ka asnjë njoftim në lidhje me përcaktimin e dy avokateve mbrojtëse.

12:15
Dy anije kozmike të NASA-s prej 50 vitesh udhëtojnë në hapësirë, japin informacione unike shkencore

Dy anijet kozmike të lëshuara njëra pas tjetrës brenda një muaji në verën e vitit 1977, i kanë mbijetuar çdo gjëje, nga pakësimi i furnizimit me energji elektrike deri tek defektet thuajse fatale të softuerit.

12:14
Përgjimet fundosin bandën e drogës! Në Itali arrestohen 15 persona, mes tyre edhe një shqiptar

Është çmontuar në Itali një organizatë kriminale e trafikut të marihuanës, hashashit dhe kokainës me qendër në qytetin Andria në Itali dhe me degë zonën e Brindizit, Kalabri dhe deri në Spanjë.

11:57
Osmani godet Serbinë në SHBA: Kërkon të nxisë luftë në rajon

Vjosa Osmani përcolli një mesazh të qartë gjatë vizitës së saj në Iowa.

11:46
Video/ Po mbulonte sulmet në Gaza, gazetari mëson live se iu vra e gjithë familja

Gazetari i televizionit të njohur të Katarit, Al Jazeera, Wael Dahdouh, kishte mbuluar pa pushim rindezjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve të nxitura nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në 7 tetor.

11:42
Sondazhi i investitorëve të huaj: Klima e biznesit është përmirësuar! Ministri Mete: Do të zëvendësojmë ligjin për investitorët strategjikë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”.

11:42
Kultivim kanabisi në një shtëpi në Shkodër, vihet në pranga një 31-vjeçar

Një 31-vjeçar është arrestuar për kultivim kanabisi në Shkodër.

11:27
Inside Story-Dosja “Partizani”/ Dokumenti ku babai i Jamarbër Malltezit pranonte se pronarët ishin dëmshpërblyer që në vitet ‘40

Privatizimi i terreneve të klubit “Partizani” është një procedurë antiligjore që në gjenezë, ku ish- pronarëve u është kthyer një truall për të cilin janë dëmshpërblyer njëherë në vitin 1940, siç vërtetohet përmes dokumenteve.

11:24
Avokati i Popullit dënon abuzimin 26-vjeçares në Vlorë, apel për reflektim: Organet ligjzbatuese ta zbardhin rastin me përparësi

Avokati i Popullit ka dënuar ngjarjen e rëndë të përdhunimit në grup të 26-vjeçares në Vlorë.

11:23
SHBA-ja dhe Japonia dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar furnizimin e Rusisë me municione dhe me pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut, duke thënë se armatimi i tillë i rrit dukshëm dëmet dhe viktimat civile nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

11:21
Ndërpritet seanca për Berishën! Gjykata i jep kohë mbrojtjes të njihet me aktet deri në orën 15:00

Vijon zvarritja proceduriale e seancës në GJKKO për marrjen në pyetje dhe verifikimin e masës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

11:03
Arrestohen dy persona për shpërndarje droge, sekuestrohet 1.5 kg kanabis në Vorë

Dy persona janë vënë në pranga për shpërndarje kanabis në Tiranë.

11:00
Me urdhër të SPAK, arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi ka rënë në prangat e policisë këtë të enjte me urdhër të SPAK.

10:51
OKB: Furrat në Gaza nuk mund të bëjnë dot bukë, mungon karburanti

Agjencia e OKB-së që ndihmon palestinezët në Gaza, thotë se po racionalizon përdorimin e karburantit dhe po redukton shërbimet që mund të ofrojë.

10:49
Dosja “Partizani”/ Mbërrin në GJKKO kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka

Dy ditë pasi avokatët e mbrojtjes Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan verbalisht në sallën e gjyqit përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka mbërrin dhe kërkesa me shkrim në sekretariatin e gjykatës.

10:41
Beteja me leuceminë, Wanda Nara shpërthen në lot gjatë një interviste: Kërcimin në “DWTS” e bëj për fëmijët e mi

Wanda Nara, gruaja e Mauro Icardit së fundmi ka folur për betejën e saj me leucemi gjatë një programi televiziv në Itali.

10:29
Garancitë dhe të drejtat e konsumatorëve, Bashkia Tiranë: Rastet kur ju mbulohen defektet për produktet që blini

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit të Bashkisë Tiranë monitoron garancitë e subjekteve të ndryshëm tregtare për t’ju ndihmuar të njiheni me detyrimet dhe të drejtat tuaja.

10:21
Nis seanca për Berishën/ Në GJKKO mbërrin avokatja falas nga shteti, Rabie Cenalia! Zëvendësoi Artan Simonin

Nis seanca në GJKKO për marrjen në pyetje dhe verifikimin e masës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

10:11
Qëlloi një 5-vjeçare me armë në qafë, adoleshenti rebel që leu muret e qelisë me jashtëqitje dënohet me 50 vite burg

Një gangster adoleshent që qëlloi një vajzë 5-vjeçare në qafë, është dënuar me 50 vjet burg.

09:59
OKB identifikon komandantin izraelit përgjegjës për vrasjen e një gazetare në vitin 2022

Një komision i Kombeve të Bashkuara thotë se ka identifikuar komandantin dhe njësinë ushtarake izraelite që beson se është përgjegjëse për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar vitin e kaluar.

09:45
I shpallur në kërkim nga Zvicra për pastrim parash, arrestohet një 56-vjeçar në pikën kufitare të Morinës

Një shtetas kosovar është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

09:40
“PSG më i fortë se Milani!”/ Calabria: Kush nuk beson në kualifikimin, të qëndrojë në shtëpi

3-0 humbi Milani në “Parc des Princes”, e para në fazën e grupeve në Champions League. Vendasit goditën edhe shtyllën dhe panë t’u anulohej një gol nga VAR-i.

09:34
Magazinonin mallra kontrabandë dhe fshihnin të ardhurat nga shitja e tyre/ Në pranga 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, ndërsa bashkëpunëtorja e tij është shpallur në kërkim, pasi magazinonin mallra të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.

09:30
Sulm i armatosur në SHBA, dhjetëra të vrarë: Agresori arratiset, panik në Maine!

Të paktën 22 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën në dy episode të shtënash masive në SHBA që kanë për autor të njëjtin person, një 40-vjeçar i cili ka arritur të largohet, duke nxitur një gjueti të vërtetë njeriu nga ana e policisë.

09:28
Zbuloni metodën për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

09:21
Australia, 15 milionë dollarë ndihmë shtesë për Gazën

Kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi të mërkurën një ndihmë humanitare shtesë prej 15 milionë dollarësh për civilët në Gaza, duke e çuar ndihmën totale të premtuar nga vendi në 25 milionë dollarë.

09:21
Punimet në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Rama: Do shkurtojë distancat mes fshatrave

Vazhdon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë.

09:20
Krerët e BE-së mblidhen në Bruksel/ ‘Harrohet’ Ukraina? Fokusi tek Lindja e Mesme

Krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së mblidhen sot në Bruksel për në samiti të fokusuar kryesisht tek zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, edhe pse në axhendën e diskutimeve është dhe Ukraina, emigracioni si dhe raportet mes Kosovës e Serbisë.

09:10
Zelensky: Sulmi rus me dronë mund të ketë patur si objektiv centralin bërthamor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një sulm rus me dronë të mërkurën, në rajonin perëndimor Khmelnitskyi, ndoshta kishte si objektiv centralin bërthamor të zonës.

09:08
Ish-mesfushori i njohur i Realit lirohet nga akuzat për mashtrim tatimor

Gjykata e Lartë në Spanjë konfirmoi lirimin e Xabi Alonsos nga akuzat për mashtrim tatimor.

08:59
Stuhitë dhe shkarkimet atmosferike shkaktojnë zjarr në nënstacionin elektrik në Peqin

Si pasojë e stuhisë dhe shkarkimeve atmosferike, në nënstacionin elektrik i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit, ka rënë zjarr.

08:55
Si e ndihmoi kriptovaluta financimin e Hamasit

Armë, logjistikë, luftëtarë – Hamasi ishte përgatitur mirë për sulmin terrorist ndaj Izraelit.

08:44
Kurti dhe Vuçiç në Bruksel/ Vazhdojnë takimet me udhëheqësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndodhen në Bruksel për një sërë takimesh me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

08:41
Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shpëtohen pas pesë orë kërkimesh dy turistë belgë

Dy turistë belgë janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë.

08:34
Pesë shenjat që tregojnë se e keni lënë veten tuaj pas dore!

Vendosja e kufijve për veten është ndonjëherë më e vështira

08:25
Audio përfundon në polici, pritet publikimi i të tjerë emrave për skandalin e basteve në Itali

Bota e futbollit në Itali vijon të jetë e tronditur nga skandali i basteve që ka përfshirë disa prej emrave më të njohur si Nicolo Zaniolo, Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli.

08:18
Izraeli bombardon Gazën, i gatshëm të fusë trupat tokësore

Izraeli vazhdoi sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Gaza ndërsa përgatitet për një pushtim tokësor.

08:10
Biden dënon sulmet ndaj palestinezëve, Izraeli gati pushtimin tokësor!

Joe Biden i dënoi sulmet hakmarrëse të kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.

08:01
Vranësira dhe shi, e enjtja nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike

Për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por me një përmirësim të lehtë.

E mërkurë, 25 Tetor 2023
23:10
Curri në “Top Story”: Berisha të mos votonte ligjin se bie në konflikt interesi! Gjokutaj: Duhet të mos ishte kryeministër ose të mos martonte fëmijët

Privatizimi i ish-Kompleksit Sportiv Partizani ndezi debate në studion e “Top Story” mes të ftuarve, përfshirë avokatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj.

22:56
Një argjentinas dhe një serb në listë, Juve kërkon mesfushorë

Me Pogba të pezulluar për shkak të dopingut dhe Fagiolin për pjesëmarrje në bastet sportive, Juventusi është me numra të kufizuar në mesfushë dhe Giuntoli ka nisur që tani punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.

22:52
Curri: Loja procedurale e gjykatës po i jep Berishës shtigje shpëtimi, procesi mund të kthehet nul

Analisti Arjan Curri argumenton në Top Story se loja procedurale për gjyqin ndaj Sali Berishës po i jep ish-kryeministrit shtigje shpëtimi.

22:41
Gjokutaj: SPAK ka lajthitur! Ndryshoi objektin e denoncuesit, Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar i lartë

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali, i ftuar në Top Story, e quajti SPAK-un “të lajthur”.

22:34
Synimet e Izraelit për të nisur ofensivën, Macron: Një pushtim masiv tokësor i Gazës do të ishte gabim

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu sërish opinionin e tij në lidhje me pushtimin masiv tokësor të Gazës, teksa e konsideroi gamin këtë veprim.

22:32
U caktua avokat kryesisht për Berishën/ Simoni: Kam mbrojtur edhe funksionarë të tjerë të lartë, shumica i kam fituar

Artan Simoni, që u caktua nga gjykata si avokat kryesisht falas për ish-kryeministrin Sali Berisha, dha sonte një intervistë ekskluzive për gazetaren Anila Hoxha, live për “Top Story”.

22:27
Ekskluzive/ Avokati Artan Simoni sqaron statusin për “bishën”: Opinion personal, nuk ka të bëjë me persona të caktuar

Avokati Artan Simoni, i cili u caktua sot për një periudhë shumë të shkurtër si avokati mbrojtës i Sali Berishës, ka sqaruar statusin e tij që bëri bujë që i referohej situatës aktuale si “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?”.

22:23
Ramos, gati të kthehet te “La Roja”: Nëse rrethanat e lejojnë…

Sergio Ramos mendon të rikthehet në kombëtaren spanjolle, pasi i dha lamtumirën “La Rojas” në shkurt.

22:15
Sulm pranë spitalit në zonën e sigurt të Gazës, shënohen viktima dhe të plagosur

Një sulm i madh ajror ndodhi në një ndërtesë trekatëshe, vetëm 200 metra larg spitalit Nasar në Khan Younis, zonë e Gazës e cila konsiderohet e sigurt.

22:02
Inside Story/ ‘Investimi i Malltezit ishte ndikimi te pushteti’, ndërtuesi e nxjerr zbuluar: Nuk hodhi asnjë lekë

Finalizimi i planit për ndërtimin e kullave vijoi me krijimin e shoqërisë “Homeplan” ku Jamarbër Malltezi figuronte 35 % aksioner.

22:02
​Lufta në Ukrainë/ Evakuimet e detyruara ndërsa sulmet ruse intensifikohen

Ukraina ka nisur evakuimin e detyruar të rreth 1.000 fëmijëve nga zonat afër vijës së frontit ndërsa Rusia intensifikon sulmet.

21:57
Inside Story/ Diskutimi i Berishës në mbledhje qeverie dhe aktet që favorizuan privatizimin e terreneve sportive

Ndryshimi i destinacionit të truallit është firmosur sipas prokurorisë pikërisht nga kreu i atëhershëm i Këshillit të Rregullimit të Territorit Sali Berisha.

21:48
Zyrtarët e New York City diskutojnë shpërndarjen e tendave për emigrantët që mbushin rrugët e qytetit (fotot)

Zyrtarët e qendrës financiare të SHBA, New York City kanë nisur të mendojnë shpërndarjen e tendave për emigrantët për strehimin e tyre në parqet e qytetit, sipas një raportimi të sotëm nga mediat vendase.

21:45
Inside Story/ Terrenet sportive u privatizuan me fotokopje?! Si u zhdukën dokumente të praktikës

SPAK ka zbuluar se në Kryeministri, është zhdukur dokumenti origjinal i një ankese nga disa prej familjeve.

21:43
Inside Story/ Dosja e SPAK: Drejtoresha e AKKP qëndroi në detyrë vetëm sa mbylli dosjet e klubit “Partizani”

Ndikimi tek funksionarët shtetërorë konstatohet edhe në dëshminë e një zyrtareje të Agjencisë së Kthimit të Pronave me inicialet T.L. E pyetur nëse kishin urdhër të finalizonin dosjet për Jamarbër Malltezin dhe familjet që përfaqësonte, ajo bëri një pohim domethënës.

21:34
Inside Story/ ‘Je fryrë shumë’, ish-presidenti i Partizanit: Kulici dhe Vocaj më kërcënuan për terrenet e klubit

Ajo që është më e rëndë në këtë çështje është fakti se ushtaraku Vladimir Qiriazi ishte kërcënuar me masa disiplinore nëse nuk firmoste.

21:33
Inside Story/ “Ministri më kërkoi…” Si u detyruan zyrtarët të firmosnin për terrenet e Partizanit

Ministri i atëhershëm i Kulturës, Bujar Leskaj, nuk firmosi aprovimin ndërkohë situata ndryshoi kur në krye të ministrisë erdhi Ylli Pango, sipas SPAK.

21:30
I riu ecën 160km me prindërit e moshuar në kurriz për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar (fotot)

Një i ri musliman i komunitetit Rohinga ka mbajtur prindërit e tij të moshuar e të paaftë për të ecur, në kurriz me shporta për më shumë se 100km për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar.

21:26
Inside Story/ Ish-presidenti i ‘Partizanit’: Si e ‘varrosën’ klubin për grabitjen e truallit për pallate

Në 2 Mars të vitit 2021, Top Channel zbardhi të plotë dosjen e privatizimit të aseteve të klubit Partizani. Sot, praktika e privatizimit e publikuar aso kohe, përbën rrjedhën e ndërtimit të dosjes penale.

21:16
RENEA zbarkon në rrugët e Shkodrës! Arrestohet një 43-vjeçar, terrorizoi me armë zjarri

RENEA ka zbarkuar në Shkodër, ku së bashku me policinë vendore të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e një 43-vjeçari.

21:15
Vuçiç: Pres takime të vështira në Bruksel

Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se takimet e planifikuara nuk janë të lehta, por Serbia është e gatshme të bisedojë për planin e ri të të dërguarve evropianë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

21:11
Rusia njofton se ka kryer prova masive bërthamore

Rusia thotë se ka kryer me sukses prova të aftësive të saj për të kryer një kundërsulm masiv bërthamor nga toka, deti dhe ajri. Njoftimi u bë të mërkurën nëpërmjet një deklarate të Kremlinit.

21:01
Ryanair në Shqipëri, Rama: Ofron vende të reja pune dhe fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane

Linja më e madhe ajrore në Europë, Ryanair do të nisë fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë.

20:40
Gruaja me tre të mitur lihet pa ndihmë ekonomike, punonjësja e ka parë me makinë dhe mendon se divorci është fiktiv!

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, e cila nuk merr ndihmë ekonomike sepse punonjësja e ndihmës ekonomike e ka parë që i jep makinës.

20:37
Të dielën vjen “Në Kuadër të Xhirimeve”, stafi i filmit zbulon disa detaje nga prapaskenat e sheshxhirimit

Koloreto Cukali, Ornela Islami, Rezart Gurashi dhe Ols Abazi, të ftuar në emisionin “Pardon My French”,  kanë dhënë më shumë detaje për dokumentarin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

20:30
Netanyahu: Nuk do të shtjelloj planet e pushtimit tokësor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vijon të deklarojë se vendimi se kur të nisë pushtimi tokësor do të merret nga kabineti i luftës speciale i qeverisë.

20:23
Leao sfidon Mbappen, formacionet që kanë përzgjedhur Enrique dhe Pioli

Zbardhen formacionet zyrtare që sfidës që merr vëmendjen kryesore të opinionit sportiv, PSG – Milan.

20:16
Alba pajtohet me Enisën? I bën dhuratë vajzës së saj, djemtë i vihen kundër

Alba habiti të gjithë sot, kur iu drejtua Enisës me një dhuratë për vajzën e saj.

20:10
Çmim i parë për Credins Bank! UNDP e vlerëson për kontributin e lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare

Në Ditën e Kombeve te Bashkuara, Programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit “SDG Business Pioneers Albania 2023”, në një mbrëmje gala.

20:02
Zbulime të reja arkeologjike në Durrës! Gjenden gjurmët e ndërtimeve antike

Zbulimet e fundit arkeologjike mund të provojnë se të jetuarit në periferitë e qyteteve të mëdha nuk është vetëm një risi e kohëve moderne në Shqipëri.

19:59
Zgjatet afati i Censit! Numërimi i popullsisë do të vazhdojë deri në 15 nëntor

Fundi i muajit Tetor do të shënonte edhe përfundimin e procesit të Censit të Popullsisë dhe të Banesave, por drejtuesja e Institutit të Statistikave INSTAT, zonja Elsa Dhuli, doli me një njoftim për mediat, ku lajmëroi se Censi do të shtyhet edhe 2 javë, dhe përmbyllet në 15 nëntor 2023.

19:53
GJKKO-Berisha, vazhdon “loja”/ Gjykata zëvendëson Simonin me tjetër avokat falas! Shtyhet për nesër seanca

Vazhdon prej dy ditësh “loja procedurale” e seancës në GJKKO për marrjen në pyetje dhe verifikimin e masës së ish-kryeministrit Sali Berisha.