Ministri i atëhershëm i Kulturës, Bujar Leskaj, nuk firmosi aprovimin ndërkohë situata ndryshoi kur në krye të ministrisë erdhi Ylli Pango, sipas SPAK.

Pra, hetimet dhe dëshmitë e mbledhura nga Prokuroria e Posaçme, ngrenë dyshime për ministra e zyrtarë të tjerë për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, përmes shkresës nr. 334 datë 13.03.2009 urdhëron komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura të përfaqësojë Ministrinë e Mbrojtjes në procedurën e dorëzimit të pronës tek privatët që kishin ndërmjetës Jamarbër Malltezin.

Në një shkresë ku kreu i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Vladimir Qiriazi informonte shefin e Shtabit, sqaronte se ministri i kishte kërkuar të firmoste me nxitim procedurën.

Në këtë shkresë, shtetasi Vladimir është shprehur se, ministri i ka kërkuar Vladimirit të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.

Kjo dëshmi, është hedhur poshtë nga ish ministri Oketa, i cili konfirmon takimin me gjeneralin, por mohon se e ka urdhëruar të firmosë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA