SPAK ka zbuluar se në Kryeministri, është zhdukur dokumenti origjinal i një ankese nga disa prej familjeve.

Fillimisht ato kishin shprehur pakënaqësi, por në fund rezultonin mes përfituesve nga privatizimi dhe ndërtimi i pallateve.

SPAK ka marrë në pyetje Gjergj Lezhjan, ish sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe Oerd Bylykbashin, ish drejtor i Departamentit Antikorrupsion. Çuditërisht, ankesa që vinte në të kundërt me interesat që përfaqësonte Jamarbër Malltezi, nuk ishte protokolluar.

Kopja e vetme që u gjet, ishte jo origjinale. Në tërësi ngrihen dyshime se janë përdorur dokumente jo-origjinale për procesin e privatizimit.

“Shtetasi Oerd Bylykbashi në lidhje me faktin se përse shkresa e datës 30.03.2009 e nënshkruar nga shtetasit Ardian Llagami, Artan Alimehmeti, Kreshnik Kacurri dhe Igli Vaqarri nuk rezulton e protokolluar deklaron se shkresën në fjalë nuk e kujton”.

Në dosjen e SPAK, zbulohet se nga arkiva e Presidencës është zhdukur një shkresë e praktikës që mban datën 26 Maj 2009 me numër protokolli 974.

Po ashtu, ky institucion nuk dispononte një procesverbal për një mbledhje të posaçme mbajtur për çështjen e klubit Partizani.

Top Channel