Tentoi të kalonte një pakistanez në kufi kundrejt pagesës, arrestohet 47-vjeçari në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit

26/10/2023 13:08

Një 47-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare Hani i Hotit, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme me automjet në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.  

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 47 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po ashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. C., 56 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel