Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë RENEA ka zbarkuar në Shkodër, ku së bashku me policinë vendore të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e një 43-vjeçari.
Balil Murataj terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë administrative Rrethinat. 43-vjeçari gjatë gjithë pasdites së sotme, në ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri here pas here.
Dy grupe të RENEA-s mbërritën në orët e mbrëmjes në Shkodër, ku nisën aksionin në rrugët e qytetit në kuadër të planit operacional të policisë së shtetit.
Gjatë kontrollit fizik, Muratajt i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel