Kërcënoi dhe ofendoi gazetaren/ Drejtori i “Vlora 6+1” flet ekskluzivisht në “Top Story”: ‘Prosti’ ishte lajmi, jo Afrovita

26/10/2023 22:31

Drejtori i “Vlora 6+1” Albert Deliaj, ka sqaruar sonte për “Top Story” deklaratën e tij për gazetaren Afrovita Hysaj.

Prosti Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës“, shkruante Deliaj në një reagim në “Facebook”, pasi gazetarja raportoi se djali i tij është një nga djemtë që dyshohet se përdhunuan një 26-vjeçare.

Por, për “Top Story”, drejtori i televizionit lokal tha se ka kërkuar ndjesë për komentin dhe fjala banale nuk ishte për gazetaren. Ai deklaroi se djali ndodhet në burg për një shkelje që ka kryer më herët.

“Unë kam 25 vite që drejtoj televizionin ‘6+1 Vlora’ në Vlorë. Jam ndodhur në këto ditë në një situatë të pazakontë. Gazetarja në fjalë më ka akuzuar djalin, se ishte një nga përdhunuesit. Djali im nuk ndodhet në shtëpi fare, ka bërë një gabim dhe ndodhet në burg.

Ajo nuk mjaftoi me djalin, implikoi gjithë televizionin, gjithë familjen. Unë i kam dërguar gazetarin e lajmeve, i tha çfarë po bën zonjë. Për mos t’u nxituar, unë kam pritur që ajo të vinte në televizion dhe të thoshte më fal apo u nxitova.

Kam përdorur një fjalë banale dhe kam kërkuar ndjesë publike. Kam përdorur atë fjalën për lajmin, jo për gazetaren. Ai nuk ishte lajm, ishte prostilajm”.

Top Channel