Bashkëpunim policor mes Shqipërisë e Italisë, ngrihen 14 grupe hetimore për goditjen e krimit të organizuar

26/10/2023 21:34

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive.

Këtë e dëshmon numri i lartë i grupeve të përbashkëta investiguese, mes dy shteteve, për hetime që shtrihen në 2 vendet fqinje, ku janë ngritur 14 grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit që pati me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi vlerësoi kontributin e tij, pikërisht për këtë efektivitet.

“Bashkëpunimi me Polizia di Stato dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj”, shkruan Ministri Balla në rrjetet sociale, pas takimit mbajtur në Tiranë.

Top Channel