Ethet e Gushtit në PS, Rama 2 ditë ‘provim’ me ministrat dhe drejtuesit e komisioneve të Kuvendit para mbledhjes së Asamblesë
21/08 21:27
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur të mikprisja kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Së bashku diskutuam për më shumë bashkëpunime të frytshme në familjen e madhe të UBSHR.
Gjatë festave të nëntorit, ju pres sërish në Tiranë për të festuar me të gjitha qytetet shqipfolëse “Ditën e Flamurit”.”
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon u themelua në vitin 2016 në Tiranë, ku aderojnë shumë bashki dhe komuna nga trevat shqiptare në rajon.
Top Channel