08/10 21:00
“Militantët e Hamasit janë nazistët e rinj”, kështu u drejtua ambasadori i Izraelit në seancën urgjente të OKB-së, teksa shtoi se vendi i tij është në luftë vetëm me ata që nisën sulmet.
“Asnjë film horror nuk krahasohet me brutalitetin e pastër të Hamasit”, u shpreh Gilad Erdan.
Diplomati tregoi disa raste të vrasjeve në Izrael, përfshirë atë të një ndihmëseje të re izraelite, e cila u vra brenda një klinike ku ajo ishte në krye të detyrës.
Ai komentoi se Hamasi kreu mizori të tilla si të cilat nuk janë parë që nga Holokausti.
“Megjithatë, ndryshe nga Holokausti, ku shumica e provave që kemi janë fotografi bardh e zi dhe pamje pa zë, këtu prova është në definicion të lartë”, tha Erdan.
Top Channel