E hënë, 26 Dhjetor 2022
12:47
Dhuratën më të bukur për Krishtlindje Cristiano Ronaldo e mori nga gjysma e tij më e mirë, Georgina Rodriguez!

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka dhuruar futbollistit me rastin e Krishtlindjeve një makinë Rolls Royce.

12:43
Dëbora bllokon edhe Japoninë, 17 viktima nga reshjet masive

Reshjet masive të dëborës në pjesë të mëdha të Japonisë u kanë marrë jetën 17 personave dhe ka plagosur më shumë se 90, ndërsa qindra shtëpi janë pa energji elektrike.

12:29
Psikologu vjen më afër, 50 psikologët e parë punësohen në qendrat shëndetësore

Po jetojmë në kohë krize globale e cila po nuk po godet vetëm xhepat tanë, por që ka një ndikim shumë të fortë negativ edhe në shëndetin tonë mendor. Inflacioni shkakton stres, stresi shkakton pasiguri, ankth dhe depresion.

12:25
‘Të vetëm në Tik Tok’/ Fëmijët përballen me rreziqe online

Pandemia e Covid-19 lidhi edhe më shumë njerëzit me teknologjinë.

12:22
Rikthimi i Ligue 1/ Mbappe dhe Neymar gati, Messi në diskutim

Paris Saint-Germain luan këtë të mërkurë kundër Strasbourg dhe si Mbappe ashtu edhe Neymar do të luajnë në sfidën e rikthimit pas Kupës së Botës, Katar 2022.

12:14
Eksporti i vajit të ullirit, fermerët: Prodhimi i madh mbetet stok sepse nuk kemi certifikim!

Ky është një sezon i mbarë për fermerët e ullirit, kësaj herë ata kanë marrë nga tokat e tyre prodhimin e shumëdëshiruar përsa i përket sasisë dhe cilësisë të vajit të ullirit, por paradoksalisht pati rëniet të çmimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

12:06
Mrekulli në Austri! Shpëtojnë të gjithë skiatorët që i zuri orteku

Ekipet e shpëtimit malor në Austri kanë arritur të shpëtojnë të gjithë skiatorët pas një orteku të dielën, raportojnë mediat lokale. 

12:03
Era i çoi në breg pasi ngecën një muaj në det/ Refugjatët Rohingya arrijnë në Indonezi

Dhjetra refugjatë Rohingya kanë kaluar një muaj në det në Indonezinë perëndimore me një varkë druri dhe motor të prishur, thonë zyrtarët lokalë.

12:00
Shtrenjtohet “shporta shtëpiake”/ Greqi, rritje e pazakontë çmimesh në supermarkete

Prej ditësh në Greqi konsumatorët po përballen me një valë të paprecedentë të rritjes së çmimeve të hasur në shumicën e supermarketeve me të ashtuquajturën “shportën shtëpiake” , një skemë të Ministrisë së Zhvillimit e cila shtyn të gjithë zinxhirin ushqimor të mbajë nën kontroll rritjen e çmimeve të artikujve të përditshëm, madje duke sjellë edhe ulje të vogla çmimesh.

11:54
​18 vite nga tsunami që vrau 250 mijë njerëz

Më 26 dhjetor të vitit 2004 tërmeti në Sumatra prej 9.1 ballësh të shkallës Rihter krijoi një tsunami që shkaktoi rreth 250 mijë viktima.

11:51
Pasojat e motit të acartë! Iguanat e ngrira bien nga pemët në Florida

Moti i acartë në SHBA, ka sjellë pasoja edhe për vendet që zakonisht në këtë periudhë kanë temperatura më larta.

11:36
Dhjetëra makina policie në Fushë Kuqe, momenti kur FNSH kontrollon shtëpinë e Ervis Martinajt

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Fushë Kuqen këtë të hënë, ndërsa kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt.

11:24
‘I Vetëm në Shtëpi’ mbush 30 vjeç/ Ja se si duken aktorët tanë të dashur sot

Kanë kaluar tashmë 3 dekada që kur I Vetëm në Shtëpi: I humbur në New York u publikua dhe ne ende nuk mund të ngopemi duke e parë, veçanërisht gjatë sezonit të festave.

11:23
Aksident tragjik në Spanjë, autobusi bie në lumë, 6 viktima

6 persona kanë humbur jetën pasi një autobus ra nga një urë në lumë në Spanjën veri-perëndimore në prag të Krishtlindjes.

11:20
Sulmi ukrainas me dron në bazën e bombarduesve rusë lë 3 të vdekur

Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona.

11:18
​Aprovohen dorëheqjet e policëve serbë, Hodaj: Ka pasur presione ndaj tyre

Kryetari ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj thotë se po zhvillojnë hetime për organizimin e dorëheqjeve të policëve në veri.

11:12
Eksperti amerikan-Bërnabiçit: Askush s’ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të rrezikojë sigurinë publike

Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer tha se askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve për të protestuar, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike.

11:12
Erdogan: Ronaldo, viktimë e politikave në kupën e botës!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Cristiano Ronaldo ishte viktimë e politikave gjatë Kupës së Botës në Katar 2022, të cilën lideri i Turqisë e lidhi indirekt me çështjen palestineze

10:57
Austri/ Oretku i godet teksa po bënin ski, shpëtohen dhjetë anëtarët 

Të dhjetë anëtarët e një grupi skiatorësh të kapur nga një ortek pranë vendpushimit të Lech-Zuers në Austrinë perëndimore të dielën janë shpëtuar, thotë policia.

10:48
22-vjeçari dhunon dhe kërcënon me thikë babain e tij në Delvinë

Një 22-vjeçar në fshatin Stjar të Delvinës ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, e më pas e ka kërcënuar atë me thikë.

10:40
Koreja e Jugut akuzon Veriun për sulme me dron

Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut ka ngritur në fluturim disa dronë të cilët kanë kaluar përtej kufirit të tyre të përbashkët.

10:38
Lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në vendin tonë.

10:28
Peshkonin me lëndë plasëse artizanale, merren nën hetim tre persona në Vlorë

Tre persona janë marrë nën hetim në Vlorë, pasi akuzohen se kanë peshkuar në mënyrë të paligjshme duke përdorur lëndë plasëse.

10:11
Mungesa e Lewandowskit në tre ndeshje, ja kush pritet ta zëvendësojë

Pasi konfirmohet se Robert Lewandowski do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Barcelona-s, ​​Xavi Hernandez duhet të zgjedhë se cili lojtar do të zërë vendin e polakut në formacion në tre ndeshjet e ardhshme.

10:05
Zgjoheni thuajse përditë me dhimbje koke? Ja se çfarë duhet të dini

Dhimbjet e kokës në mëngjes mund të shfaqen për arsye të ndryshme. Mund të shfaqen pas një gjumi të keq të natës, kur jeni nën stres, ose mund të shfaqen çdo ditë.

09:56
Dimër vdekjeprurës, dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga i ftohti

Një stuhi masive dimërore vazhdon të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së me mot brutal dimëror, duke çuar në të paktën 38 vdekje në mbarë vendin, shumica e viktimave janë gjetur të pajetë të bllokuar në makinat e tyre, apo të mbuluar nga dëbora në rrugë.

09:39
Prej pesë muajsh i zhdukur/ FNSH kontroll në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.

09:37
Ndikimi i luftës së Putinit në akademinë perëndimore

Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Evropës Lindore dhe atyre të Euroazisë, do të mblidhen në konferencën më të madhe që mbahet në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara më 2023, lufta në Ukrainë do ta dominojë diskutimin – apo do ta marrë kohën më të madhe.

09:20
Unaza i ‘vuri vulën’, Cher fejohet me të dashurin 40 vjet më të ri

Së fundmi fansat e këngëtares legjendare Cher po spekulojnë se 76-vjeçarja është fejuar me të dashurin e saj gjatë festës së Krishtlindjes.

09:18
Në kërkim të një sulmuesi, Monza kthen sytë nga Ajax

Adriano Galliani vazhdon të ëndërrojë për Lorenzo Lucca-n.

09:06
Sinjal SOS – Gjermania ndodhet në limit

Që gjatë pandemisë së Coronës, për shkak të avarive të ndryshme, bota jashtë pyeste, nëse ky vend është Gjermania që njohim. Edhe tani Gjermania duket shumë e ngarkuar. Një udhëtim nëpër një vend në limitet e tij.

09:05
KFOR-i konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në Kosovë se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në Zubin Potok – njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

08:47
BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

Autoritetet e BE presin rritje të numrit të refugjatëve në Bashkimin Europian, pa llogaritur këtu njerëzit që janë larguar nga lufta në Ukrainë.

08:40
Elon Musk nuk do të jetë më CEO i Twitter-it, zbulon se çfarë do të bëjë më pas

CEO i Twitter, Elon Musk tha se do të tërhiqet nga roli i tij në kompani.

08:29
​Sveçla pas sulmeve në veri: Lojërat e Vuçiçit po vazhdojnë, të hiqen menjëherë barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas të shtënave të mbrëmshme në veri të vendit, duke thënë se lojërat e Vuçiçit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë.

08:19
Putin: Moska është gati për bisedime, por sulmet në Ukrainë vazhdojnë

Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithëse ndërkohë ky vend po përballet me sulme të mëtejshme nga forcat ruse – një shenjë e qartë kjo se paqja nuk është e afërt.

08:11
Gjermania në krizë, 250.000 vende të pazëna pune për zanatçinjtë

Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave.

08:04
Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për fillimin e javës

Këtë të hënë zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

08:00
“Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”/ Urimi i fundvitit nga Top Media

Top Media këtë vit ka zgjedhur të urojë festat me këngën “Beso” të grupit të njohur, West Side Family.

E diel, 25 Dhjetor 2022
23:02
U raportua për tensionim të situatës në Zubin-Potok/ ​Presidenca: Policia e Kosovës nuk është përfshirë në përleshje

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka akuzuar mediat pro regjimit të Serbisë se po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim të situatës në Zubin-Potok.

22:53
Tërmet në Korçë, banorët raportojnë lëkundje të forta

Një tërmet ka goditur Korçën mbrëmjen e sotme ku banorët kanë raportuar për lëkundje të forta.

22:40
Vazhdojmë të lindim. Kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes

Në historinë e krishterë, lindja e Jezusit sjell mrekullinë e mishërimit: Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm. Por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

22:33
Prokurorët: I dyshuari për sulmin në Paris, u nis me synimin për të vrarë imigrantë

Autoritetet franceze kanë njoftuar se personi i cili dyshohet se vrau të premten tre pjestarë të komunitetit kurd në Paris, u ka thënë hetuesve, se ai ishte nisur atë mëngjes me synimin për të vrarë imigrantë ose të huaj, e më pas veten.

22:23
Gol Dhe Asiste, Fundjavë Fantastike Për Shqiptarët E Turqisë

Gol dhe asiste nga futbollistët shqiptarë në Turqi. Istanbulspori humbi 2-1 ndeshjen e kampionatit përballë Galatasarayt në transfertë, sfidë ku Valon Ethemi ishte protagonist me asist tek goli i skuadrës mike.

22:12
Dënohet një person në Kosovë për përfshirje në terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dënoi me heqje lirie një person, me akuza të lidhura me terrorizmin, më konkretisht për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

21:52
​Ukraina merr 1.5 miliardë dollarë nga aleatët e saj për të rindërtuar sektorin e energjisë

Kryeministri ukrainas Denis Shmykhal tha sot se mbështetja për sektorin energjetik të Ukrainës nga partnerët arrin në rreth 1.5 miliardë dollarë.

21:44
Ndihmon në ngadalësimin e plakjes, kjo është dieta e fshehtë e Ronaldos, Messit dhe Benzemas

Receta sekrete e suksesit për Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Karim Benzeman është duke ngrënë rregullisht alga deti.

21:27
“Durim, kështu ishte edhe Tonali”, Ish-trajneri i Shqipërisë mbron De Ketelaere

Charles De Ketelare po vuan për t’u përshtatur me futbollin italian dhe deri tani nuk po jep “shkëndijat” që prisnin gjithë tifozët e Milanit. Kampionët e Italisë shpenzuar në verë 32 milionë euro për të firmos me fantazistin belg.

21:13
Sherr me thika mes kushërinjve në Kamëz, lëndohen tre persona! Mes tyre një i mitur

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në Kamës, ku shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin H. T. 

21:02
Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen 72-vjeçarit në Polizhan, vihet në pranga autori

Është zbardhur aksidenti i djeshëm me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari në Polizhan të Beratit, ku është zbuluar autori i ngjarjes, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit. 

20:59
“Francë, boll vajtove”, 500 mijë argjentinas firmosin peticionin e veçantë

Ngacmimet mes Argjentinës dhe Francës nuk kanë fund. Dy Kombëtaret u bënë pjesë e një prej finaleve më drithëruese të një Kupe Bote në Katar 2022, por në fund festuan lojtarët latinë pas triumfit me penallti.

20:47
Spektakli më i dashur i humorit, Portokalli nis pas pak

Spektakli më i dashur i humorit në Shqipëri, Portokalli nis pas pak në ekranin e Top Channel.

20:38
Kujdes nga streptokoku! Ekspertët thirrje mjekëve dhe prindërve: Mos neglizhoni!

Ekspertët e shëndetit i bëjnë thirrje mjekëve dhe prindërve të mos neglizhojnë dhimbjet e fytit tek fëmijët pasi po qarkullon infeksioni i streptokokut.

20:34
Festa në familje! Tradita e drekës së Krishtlindjes në fshatin Troshan të Lezhës

Top Chanel sot ka udhëtuar sot në fshatin Troshan në shtëpinë e Nikoll Markut, ku po festohet Krishtlindja.

20:22
11 Pikë Larg Kreut, Zikaltrit Nuk Dorëzohen: Besojmë Te Përmbysja E Madhe

Napoli po marshon drejt titullit kampion, skuadra e Spallettit kryeson Serie A me tetë pikë më shumë se Milani, por rivalët nuk janë dorëzuar dhe deri në fund do të ketë garë të fortë për kreun.

20:06
Magjia e Krishtlindjeve! Elbasan, një shtëpi e zbukuruar si në përralla

Të duket sikur hyn në një botë magjike teksa hyn në këtë apartament të vogël në Elbasan. Blerta Llaçe me profesion është infermiere, por e dashuruar me artin e mbi te gjitha e dashuruar me Krishtlindjen. 

20:01
UET prezanton dy projekte Jean Monnet/ Ambasadorja e BE-së: Është nder edhe për universitetet europiane të fitojnë programe të tilla

Jean Monnet Centre of Excellence dhe Jean Monnet Chair: EU Financial and Insurance Markets Regulation janë dy projektet e reja të fituara nga Universiteti Europian i Tiranës.

19:56
Hyri në xhami, e kapën si hajdut! Klandestini algjerian fiton lirinë: U futa për të fjetur!

12 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme u kapën në flagrancë në Shqipëri gjatë këtij viti duke e përdorur vendin tonë si një shteg drejt vendeve të BE. Por historia e udhëtimit nëpër Europë e algjerianit Hamza Ben Mabrouk dhe prangosja e  tij në Tiranë, u shoqërua me betejë gjyqësore disa mujore mbasi nga njëra anë policia dyshoi se ai kishte tentuar të vidhte një xhami, por në fund nuk siguroi prova.

19:46
Gjoba për “kartelin” e miellit! Autoriteti i konkurrencës gjobit 4 kompani me 100 mijë dollarë

Pas dy vitesh hetim dhe monitorim, Autoriteti Konkurrencës ka njoftuar gjobitjen e katër kompanive të miellit. Autoriteti është shprehur se këto kompani funksionojnë si kartel dhe fiksojnë çmimet në bashkëpunim me njëra – tjetrën dhe do të gjobiten me 100 mijë euro në total.

19:42
Gjeli “arratiset” nga tryezat! Durrës, çmimi i shpendit është rritur ndjeshëm

Këtë fundviti, gjeli i detit do të mungojë në tryezat festive të shumë familjeve durrsake. Çmimet e larta, kriza ekonomike dhe të ardhurat e pakta e bëjnë të vështirë blerjen e tij. 

19:41
Krishtlindje në Korçë! “Epiqendra” e festës, jo vetëm për besimtarët

Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës. 

19:25
​Ortek në Austri, humbin jetën dhjetë persona! Vijon kërkimi për të zhdukurit

Një ortek ka lënë të vdekur sot rreth dhjetë persona në një vendpushim skish në Austri, raporton agjencia austriake e lajmeve APA.

19:00
​Shpërthimi i bombës vret 5 trupa të ushtrisë në Pakistanin Jugperëndimor

Të paktën pesë trupa të ushtrisë pakistaneze u vranë në një shpërthim bombë në provincën jugperëndimore të Balochistanit të dielën, tha ushtria.

18:38
Martohet ish e dashura e Don Xhonit? Në sfond dëgjohet kënga e reperit

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

18:24
Ukrainasit arrijnë të ngadalësojnë ofensivën e rusëve në Bakhmut

Ofensiva ruse në zonën e Bakhmutit është ngadalësuar, sipas analistëve të qendrës kërkimore të sigurisë dhe mbrojtjes së Institutit për Studime të Luftës (ISW).

18:15
Ambasadori kinez: Kina është në një pozitë shumë të vështirë për shkak të luftës

Ambasadori kinez në Bashkimin Evropian tha se Pekini “nuk dëshiron të zgjedhë midis miqve” dhe se Kina e ka gjetur veten në “një pozicion shumë të vështirë” për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

18:04
Ranieri: Leicesteri më dha famë botërore, por në zemrën time…

Rikthimi i Claudio Ranierit në pankinën e Cagliarit saktësisht 31 vite pas eksperiencës së tij të parë në Sardenjë ka bërë jo pak bujë në Itali.

17:58
Disa organizata ndërkombëtare pezullojnë punën e tyre në Afganistan

Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezulluar punën e tyre në Afganistan pasi talibanët i ndaluan gratë që të punojnë për to.

17:39
Fundosja e anijes tajlandeze, numri i të vdekurve shkon në 18

Marina tajlandeze ka deklaruar ditën e sotme se numri i të vdekurve të shkaktuar nga fundosja e një prej anijeve luftarake ka shkuar në 18 ditën e sotme.

17:33
Covid19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 qytetarë të infektuar dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vendin tonë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se pas 194 testimeve kanë rezultuar të infektuar me Covid19 12 qytetarë ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

17:25
Mbreti Charles mban fjalimin për ditën e Krishtlindjes, hera e parë pas vdekjes së nënës së tij

Mbreti Charles ka mbajtur fjalimin e tij të rëndësishëm për ditën e Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

17:09
E dëmtoi ajo që donte më shumë/Zbulohet shkaku i sëmundjes së aktorit të njohur Bruce Willis

Deklarata për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis tronditi botën e kinemasë.

17:01
Qytetet e Ukrainës lindore në zjarr, sulmet ruse dëmtojnë banesat

Qytetet lindore të Ukrainës Kramatorsk dhe Avdiivka kanë pësuar sulme ruse ditën e sotme.

16:58
Zbuloni 25 pemët më të bukura të Krishtlindjeve në të gjithë Europën!

Pemët e Krishtlindjeve priten jashtëzakonisht mirë në të gjitha qytetet kryesore evropiane.

16:43
U tërhoq nga detyra publike tre vite më parë pas akuzave për sulm seksual, ​zyra e Princit Andrew do të largohet nga Pallati Buckingham

Princit Andrew thuhet se i është thënë të zhvendosë zyrën e tij nga Pallati Buckingham.

16:33
Deschamps i prishi planet, por Zidane mund të marrë drejtimin e “Seleçaos”

Zinedine Zidane po mendon seriozisht të pranojë ofertën e Brazilit. Francezi mund të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës pas largimit të Tite, i cili dështoi në Katar, pasi synimi ishte fitimi i trofeut.

16:31
Sulme në ditën e Krishtlindjeve, raportohen shpërthime të shumta në Bakhmut (Foto)

Sulmet intensive po vazhdojnë në ditën e Krishtlindjeve rreth qytetit lindor të Bakhmut.

16:30
REL: Si përfitoi Orban nga lufta në Ukrainë?

Në tetor, kur vjeshta filloi dhe Rusia intensifikoi bombardimet e saj kundër rrjetit energjetik të Ukrainës, Qeveria në Hungarinë fqinje po mobilizohej kundër një armiku të saj.

16:11
Ministri i Jashtëm kinez: Kina do ta thellojë bashkëpunimin me Rusinë

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin e Pekinit për luftën në Ukrainë, dhe sinjalizoi se Kina do t’i thellojë lidhjet me Rusinë në vitin e ardhshëm, tha ai më 25 dhjetor.

16:01
Conte: Këta që kanë punuar këtu janë më mirë se ata që kthehen nga Katari

Trajnerit italian, Antonio Conte, nuk i duket e drejtë që kampionati (Premier League) të rifillojë vetëm tetë ditë para përfundimit të Botërorit.

15:48
Plagosi me thikë një person, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

Një 19-vjeçar është vënë në pranga, pasi më 15.11.2022 ka plagosur një person.

15:35
Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes në qendrën sociale: Në këto festa, ndihmoni dikë në pallatin tuaj. Tirana, qyteti më solidar

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe stafi shërbyen drekën e krishtlindjeve për njerëzit në nevojë, në Qendrën Sociale Multidisiplinare.

15:28
Festë me shpenzime më të larta/ Çmimet e rritura shtrenjtojnë festat

Përgatitjet për vitin e ri janë traditë që sjellin gëzim e harmoni në familje, e sidomos tek ata me fëmijë të vegjël.

15:19
Të krishterët festojnë/ Ceremoni fetare dhe dreka familjare në çdo qytet

Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës.

15:07
Krishtlindja në Shqipëri/ Të krishterët kremtojnë në kisha e familje

25 dhjetori shënon ditën më të rëndësishme në kalendarin e të krishterëve, sepse të gjithë sëbashku ortodoksë dhe katolikë festojnë lindjen e Krishtit, që për ta është dita e shpresës dhe dashurisë.

14:55
Për herë të dytë brenda ditës së Krishtlindjeve, alarm për sulm ajror në Ukrainë

Një alarm mbarëkombëtar për sulm ajror ka rënë në Ukrainë, për herë të dytë brenda ditës së Krishtlindjes.

14:44
Largimi i Busquets, Barça ndryshon strategjinë për De Jong

Verën e kaluar, Barcelona mori një ofertë të majme nga Manchester United për Frenkie de Jong.

14:30
Vepra të ndryshme penale/ Gjatë kësaj jave 135 persona të arrestuar dhe qindra leje drejtimi të bllokuara

135 persona janë arrestuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale të kryera gjatë kësaj jave.

14:16
Krishtlindjet, Papa: Bota është “e uritur” për paqe, t’i jepet fund luftës!

Në mesazhin e tij vjetor të Krishtlindjes, Papa Françesku bëri thirrje që ti jepet  “fund menjëherë” asaj që ai e përshkroi si “luftë të  pakuptimtë në Ukrainë” duke theksuar se bota kërkon me domosdoshmëri paqe.

13:57
E bleu 20 milionë euro nga Barcelona, klubi anglez tani do ta lërë të lirë

Ditët e fundit është raportuar se Philippe Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil dhe duket se se Aston Villa është gati t’ia plotësojë dëshirën.

13:45
Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues.

13:41
Foto/ Zjarre dhe ndërtesa të shkatërruara, pasojat e sulmeve në Kherson

Sulmet në Kherson të Ukrainës kanë shkatërruar ndërtesat, ndërsa në disa raste është dashur ndihma e zjarrfikësve për të shuar flakët.

13:33
Fenomeni nuk i ndal elozhet për Mbappe: Ngjan me versionin tim më të mirë!

Kylian Mbappe e vërtetoi në Kupën e Botës se është tashmë në rangun e një lojtari të madh teksa fati, por edhe shokët e skuadrës nuk ndihmuan mjaftueshëm në finalen kundër Argjentinës për të fituar titullin e dytë Botëror.

13:20
Pele në gjendje më të rënduar, djali dhe vajza i qëndrojnë pranë

Legjenda braziliane e futbollit Pele, prej disa ditësh ndodhet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

13:07
Moti i keq në SHBA/ Dëmtohen linjat e energjisë, mbi një milionë banorë përballen me mungesa (Pamje)

Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë po përballen me ditën e Krishtlindjes me mungesë të energjisë elektrike.

13:04
​Bllokadat në veri hynë në ditën e 16 -të, shtohet prezenca e KFOR-it

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e gjashtëmbëdhjetë ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

12:56
Pink Floyd mbledh mbi 500 mijë euro me një këngë për Ukrainën

Grupi britanik i rokut, Pink Floyd bën të ditur se me këngën “Hey Hey Rise Up”, ka mbledhur mbi 450 mijë paund apo rreth 508 mijë euro për Ukrainën.

12:40
Jehona e vizitës së Mitsotakis/ Tsipras takon homogjenët grekë në Athinë dhe premton mbështetje

Ndërsa qarqet qeveritare greke u shprehën me superlativa për vizitën e kryeministrit grek në zonat e minoritetit në jug të Shqipërisë dhe deklaratat e tij se “Do të bëj gjithçka që kam në dorë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve që ju shqetësojnë”, opozita greke e ka konsideruar atë një udhëtim elektoral me synim votat e grekëve homogjenë.

12:35
246 ditë jashtë fushave, Pogba ndan në etapa rikthimin në fushë

Prej 246 ditësh, Paul Pogba është larg fushës së blertë dhe dashurisë së tij më të madhe, lojës së futbollit.

12:19
Prodhime nga deti në vend të gjelit! Vlonjatët kërkojnë alternativa për shpendin e shtrenjtë

Çmimi i gjelave të detit edhe për këtë vit është i njëjtë me vitin e kaluar. 1000 lekë kg për gjelin e detit( peshe e gjallë) dhe 1200 për pulat e detit.