Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Një avion luftarak rus është përplasur me një dron amerikan, duke bërë që avioni pa pilot të rrëzohet në Detin e Zi.
Ushtria amerikane deklaroi se droni ishte në një mision rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta arrinin atë.
“Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit”, tha komanda evropiane e SHBA.
Forcat amerikane dhe aleate do të vazhdojnë të operojnë në zonë. Sipas BBC nga Rusia nuk ka asnjë informacion për incidentin.
“Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hecker.
Dronët MQ-9 Reaper janë avionë të mëdhenj pa pilot të krijuar për mbikëqyrje në lartësi të madhe.
Top Channel