Gary Lineker dënon Elon Musk pas abuzimit ndaj të birit në rrjetet sociale (fotot)

14/03/2023 15:48

Gary Lineker ka sfiduar sot rrjetin Twitter dhe Elon Musk pas abuzimit verbal që ka marrë i biri i tij në rrjetin e gjerë social.

Djali i ish-futbollistit të Anglisë, George Lineker ka shpërndarë mesazhet abuzive që i kanë ardhur që prej debatit të atit me rrjetin BBC edhe pse tashmë duket se çështjet janë zgjidhur.

“Rrjetet social janë pak të çmendura, apo jo. Ditët e fundit në Instagram kam pasur aq shumë mesazhe pozitive, ndërsa në Twitter – nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë abuzim,” shkruante sot George.

“Dhe imagjino kur nuk ka të bëjë fare me mua”, shtonte i biri i Lineker duke iu referuar konfliktit për opinionet personale të të atit me rrjetin BBC.

George tregonte më pas një prej shembujve të abuzimit, teksa dikush i shkruante: “Ti o gomar mos guxo të mbrosh babanë tënd se do ta pësosh”, ndërsa në të tjera mesazhe kishte dhe forma më të ulëta.

Kjo bëri që Lineker të shpërndante dhe ai postimin e të birit me të cilin kritikonte përgjegjësit e rrjetit social.

A është e pranueshme kjo @Twitter @elonmusk? Dhe nuk e kam fjalën për gramatikën e shkrimit?” tha ai, duke iu drejtuar kreut të Twitter, Elon Musk.

Prezantuesi programit sportiv të BBC, ‘Match of the Day’ u pezullua nga rrjeti shtetëror BBC kur kritikoi politikat e qeverisë në lidhje me refugjatët, duke e krahasuar gjuhën e përdorur nga qeveria e Londrës me atë të Gjermanisë naziste të viteve 1930.

Por pas bojkotit nga kolegë të tjera të njohur sportivë si Ian Wright e Alan Shearer, BBC ka pranuar ta rikthejë si prezantues.

Në një koment Lineker përshkruante sesi prej çështjes kishte kaluar “disa ditë sureale” dhe falënderonte të gjithë për mbështetjen.

FOTO GALERI
1/4
"Rrjetet social janë pak të çmendura, apo jo. Ditët e fundit në Instagram kam pasur aq shumë mesazhe pozitive, ndërsa në Twitter – nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë abuzim," shkruante sot George.

Top Channel