Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e partisë në zgjedhje.

Rënia e kambanave të Katedrales Ortodokse, thjesht ndërpreu për pak minuta fjalën e kryekomisionerit  të KQZ Ilirian Celibashi e si për koincidencë i parapriu lajmit jo të mirë për PD-n e Lulzim Bashës deleguar  Enkelejd Alibeajt.

Ilirian Celibashi nuk ndryshoi qëndrimin. E tha fjalën e fundit siç edhe ia kërkoi KAS duke mos rregjistruar PD  në zgjedhjet e 14 Majit sipas kërkesës me firmën e Enkelejd Alibeajt.  Vendimin Celibashi e shpjegoi me një parashtrim të gjatë ligjor të fakteve se përse nuk mund të njihte autorizimin e Lulzim Bashës për Alibeajn.

“Akt ekskluiziv kryetar i  partisë. Nuk mund të delegojë firmën. Nënkryetari mund ta firmosë, vetëm pasi të jetë çuar në gjykatë kërkesa. Nënkryetari apo sekretari partisë duhet të depozitonin në gjykatë njoftimin e dorëheqjes. Alibeaj, i kishte të gjitha kompetencat për njoftim. Nuk pranohet që ai ushtron të gjitha kompetencat. Deklarata nuk është sipas nenit 64…..kërkesa e PD si subjekt, nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Mos pranim kërkese me kryetar Lulzim Basha për tu regjistruar.”- tha Celibashi.

Enkelejd Alibeaj e quajti vendimin si qartas të ndikuar nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore.

Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!”- deklaroi Alibeaj.

Një reagim të fortë në adresë të Celibashit dha edhe Sekretari i Përgjithshëm I PD Gazment Bardhi.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.”- tha Bardhi.

Nëse KAS do të lerë në fuqi vendimin e Celibashit, shpresa e fundit që PD të regjistrohet si forcë garuese në lokalet e 14 Majit, I mbetet Kolegji zgjedhor I apelimit. Nga mosregjistrimi i PD ne zgjedhje përfitues direkt janë kandidatet e dala nga primaret e zhvilluara nga Berisha qe me shume gjasa do te garojnë në zgjedhje nen siglën e një koalicioni me Meten, Dulen dhe partitë e tjera te vogla.

Top Channel