E diel, 03 Shtator 2023
13:10
Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në fshatin Hondisht të Korçës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

13:04
Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Elisabeth Borne për radion RTL të dielën.

12:51
India e vë në “gjumë” pajisjen e saj në Hënë

India e ka fikur pajisjen e saj në Hënë – të parën që ka arritur ndonjëherë në polin jugor hënor – pasi e ka kompletuar detyrën e saj dyjavore duke kryer eksperimente, ka thënë Agjencia Hapësinore e Indisë (ISRO).

12:38
Garë fërgese Tiranë-Elbasan/ Festa promovon gatimet e Shqipërisë së mesme

E organizuar tashmë në formën e një konkursi mes dy qyteteve, “Festa e Fërgesës”, ka bërë bashkë qytetarë të Elbasanit, Tiranës, por edhe shumë turistë për të shijuar gatimin tradicional të Shqipërisë së mesme.

12:27
Festivali i teatrit “kokofest”/ Trupat nga trevat shqipfolëse mblidhen në Korçë

Ka nisur në Korçë edicioni i 10 i Koko Fest, festivali i komedisë i cili bën bashkë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare.

12:16
“Haluç, psikozat e kokainës”/ Shfaqet premierë filmi me regji të Taulant Skëndaj

‘Haluç, psikozat e kokainës’, filmi nga regjisori Taulant Skëndaj, pati premierën të premten për publikun e kryeqytetit.

11:59
Bombula rrezikon familjen në Vlorë, pas rrjedhjes së gazit përfshihet nga flakët

Bombula e gazit ka rrezikuar një familje në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

11:54
Angli/ Bie numri i shqiptarëve me gomone, Suella Braverman vlerëson bashkëpunimin me qeverinë shqiptare

Suella Braverman sekretare shteti për çështjet e brendshme në qeverinë angleze, në një intervistë për Daily Telegraph flet për sfidat në përballimin e valës së re të emigrantëve që mbërrijnë me gomone.

11:49
Plazhi i shtatorit/ Edhe Himara është plot me pushues të huaj

Jugu i Shqipërisë vijon të jetë i mbushur plot me pushues.

11:37
Mbërrin për të dytën herë brenda muajit e njëjta kroçerë në Durrës! Rreth 650 turistë vizitojnë vendin

648 turistë amerikanë, anglezë, kanadezë, australianë, etj, mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me kroçierë.

11:30
Arabia Saudite “josh” Sergio Ramosin, gati të bashkohet me Benzemanë

Ish-kapitenit të Spanjës, Sergio Ramos, i është ofruar një marrëveshje me Al Ittihad, ku do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës te Reali i Madridit, Karim Benzema.

11:24
Frika kryesore e gjermanëve, rënia ekonomike

Gjermanët janë të pakënaqur si kurrë më parë me qeverinë e koalicionit. Problemet akute për të cilat duhet të kujdeset qeveria janë ekonomia dhe imigrimi, thonë të anketuarit, sipas një sondazhi të ARD-së.

11:06
Në gjurmët e Andres Iniestës, Mata prezantohet në Japoni

Futbollisti veteran spanjoll, Juan Mata, ka nënshkruar për me skuadrën japoneze Vissel Kobe. Pikërisht në këtë ekip kanë luajtur më herët të tjerë lojtarë spanjolle me shumë emër si Andrés Iniesta apo David Villa.

10:52
Iu gjet lëndë narkotike në automjet, arrestohet 22-vjeçari nga Kosova

Një 22-vjeçar me inicialet K.H nga Kosova është arrestuar në Muriqan pasi mbante lëndë narkotike në automjet. Policia bën me dije se po ndiqet penalisht edhe shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me të arrestuarin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të […]

10:34
Irani përballet me eksod të profesionistëve shëndetësorë

Sepideh, një mjeke e moshës së mesme, e braktisi Iranin për të përfituar nga pagat më të larta dhe kushtet më të mira jetësore që iu ofruan jashtë vendit.

10:21
Vodhën 30 mijë euro në një zyrë në Tiranë, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar

Tre persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se vodhën 30 mijë euro në një zyrë.

10:12
“Zgjidhje” për rritjen ekonomike! Indonezia ofron viza për investitorë të huaj

Indonezia po provon të gjitha mënyrat për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj për të rritur ekonominë e shtetit, tashmë ka prezantuar një skemë të re vizash.

09:57
​KFOR jep detaje për batalionin e zbulimit dhe intelegjencës

Batalioni i KFOR-it për Mbikëqyrjen dhe Zbulimin e Inteligjencës (ISRBN) është një njësi vartëse e KFOR-it, që është e specializuar në mbledhjen e informacionit si një grup aftësish ushtarake.

09:43
Kërcënoi se do të heqin dorë nga dialogu, Osmani nën ombrellën e kritikave

Reagimi i ashpër i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat po shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatike ndaj aleatëve ndërkombëtar. Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

09:35
US Open/ Alcaraz nuk ndalet, pengesa e radhës italiani Arnaldi

Carlos Alcaraz, numri një në botë në tenis, u kualifikua në fazën e 1/8-ave të US Open, duke mposhtur britanikun Daniel Evans në katër sete (3-1).

09:27
Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, zbulohet motivi i ngjarjes

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e ditës së djeshme në Tiranë, ku një 37-vjeçare me emrin Amanda Pushani humbi jetën.

09:20
Joe Biden vizitë në Florida, premton mbështetje: Nuk do të shkojmë askund!

President Joe Biden gjatë vizitës së tij në Florida, ku vëzhgoi nga afër situatën e dëmeve të shkaktuara nga uragani “Idalia”, premtoi se do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për rimëkëmbje sa më shpejt.

09:20
Aplikacioni TEA, Rama: U kthye në guidë për mijëra turistë që vizituan Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama vijon të komentojë atë se çfarë ka prodhuar për vendin tonë ky sezon turistik i cili është duke vijuar edhe gjatë shtatorit.

09:01
Krim në familje! Vritet me thikë 37-vjeçarja në Tiranë, autore dyshohet e motra (emrat)

Një banesë në katin e parë të një pallati në rrugën e Kavajës në kryeqytet u shndërrua në një skenë krimi.

08:57
Kërcënimet, fyerjet dhe ‘robotët’ e Kremlinit: Si vdiq diplomacia ruse nën Putin

Diplomatët rusë ishin dikur një pjesë kyçe e strategjisë së politikës së jashtme të Presidentit Putin. Por gjithçka ka ndryshuar.

08:41
Rusët sulmojnë me dronë rajonin e Odesës, goditet infrastruktura e portit detar

Rusia në orët e para të mëngjesit ka filmuar sulm me fluturake pa pilot – ku për tri orë e gjysmë bombarduar pjesë jugore të rajonit të Odesa, duke goditur infrastrukturën e portit, kanë njoftuar forcat ajrore ukrainase në Telegram.

08:40
Monaco triumfon dhe merr kreun e renditjes, Lens nuk del dot nga kriza

Monaco e mbylli javën e katërt të Ligue 1 me fitoren 3-0 në “Stade Louis II” ndaj Lens, me këta të fundit që nuk janë aspak në ritmet e sezonit të shkuar.

08:31
​Serbët e veriut të Kosovës kanë kushte për zgjedhjet e reja

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat veriore të vendit, popullata serbe që është shumicë në këto zona, ka kushte.

08:29
Arrestohet 60-vjeçari në Elbasan, u aksidentua në gjendje të dehur

Një 60 vjeçar me inicialet I.D është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan. 

08:24
Ethet e dengës në Bangladesh, 21 persona humbën jetën brenda ditës

Të paktën 21 persona vdiqën nga dengoja në Bangladesh të shtunën, që shënon nivelin më i lartë brenda një ditë që kur autoritetet shëndetësore filluan mbajtjen e të dhënave në vitin 2000, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 618.

08:08
Kohë për plazh, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Ndërsa, orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në […]

E shtunë, 02 Shtator 2023
23:00
Mali i Zi, ekspertët: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re

Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Malin e Zi e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend.

22:56
Napoli pëson disfatën e parë, Lazio merr pikët e para të sezonit në stadiumin “Diego Armando Maradona”

Napoli-Lazio u mbyll me rezultatin 1-2, me kampionët e Italisë që pësoi humbjen e parë të sezonit dhe skuadrën kryeqytetase që siguron pikët e parë.

22:54
Lufta në Ukrainë/ Më shumë territore të marra, Zelensky: Forcat ukrainase po përparojnë

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë kështu deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

22:47
Los Anxhelos, fermerët ndajnë praktikat vendase për kultivimin e prodhimeve bujqësore

Fermerët e dëbuar nga një kopsht komunitar në jug të Los Anxhelosit, në vitin 2006 po vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit të kultivojnë prodhimet e tyre në Luginën Qendrore të Kalifornisë.

22:38
Çmimet e naftës në nivelin më të lartë në pesë muaj, pritet rritje e mëtejshme

Presioni i çmimeve të hidrokarbureve nga tregjet ndërkombëtare po reflektohet edhe në vendin tonë.

22:36
Rinovimi i marrëveshjes së grurit, OKB: Mund të hiqen disa kufizime të vendosura Rusisë

OKB-ja ka ofruar propozime të reja në lidhje me rinisjen e marrëveshjes së grurit, tashmë të lënë nën presionin e deklaratave nga të dyja palët.

22:26
51 milionë euro për të rehabilituar urat/ Kuvendi pritet të ratifikojë kredinë e re

Në kuvend ka mbërritur projektligji për ratifikimin e kredisë së re që qeveria do të marrë nga BERZH.

22:15
Shkolla “mollë sherri” në Bosnjë! Kryebashkiaku serb sfidon drejtoreshën: Do quhet Kosova dhe Metohija, të guxojë dikush ta heqë

Një situatë deri në kufijtë e absurdes ka ndodhur në Banja Luka, ajo që është kryeqendra e entitetit të Republika Sërpska, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

22:05
Teuta merr pikën e parë të sezonit, Tirana ngec në “Niko Dovana”

Teuta-Tirana ndahen në “paqe” në “Niko Dovana” në takimin e javës së dytë të Kategorisë Superiore që u mbyll me barazimin 2-2.

21:52
Të burgosurit që morën kontrollin e burgut, lirojnë 57 pengjet pas qëndresës 24-orëshe në Ekuador (fotot)

Anëtarë bandash që morën kontrollin e gjashtë burgjeve ku mbaheshin në Ekuador, kanë liruar sot më shumë se 50 gardianët që mbanin peng pas një situate të pabesueshme pengmarrjeje prej 24 orësh.

21:41
Zjarri në parkun kombëtar Dadia në Greqi, ekspertët: Fajtor jo vetëm ngrohja globale

Zjarri në parkun kombëtar Dadia në Greqi, i cili është aktiv prej dy javësh, po vijon të përpijë shumë hektarë tokë, ndërsa numri i viktimave është 26.

21:27
Goditën punonjësin e policisë dhe vëllanë e tij, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, në kërkim 4 të tjerët

Një efektiv i policisë së në Tiranë dhe i vëllai i tij, u dhunuan me shkop bejsbolli nga një grup personash në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

21:26
Dy kinezë mes katër të vrarëve në sulmin ndaj transportuesve të arit në fushat e R.D. Kongo (fotot)

Provinca jugore Kivu ka qenë skenë e disa sulmeve të armatosura mes vendasve dhe kompanive minerare kineze që gërmojnë për flori në Republikën Demokratike të Kongos.

21:18
Zelensky u përgjigjet zyrtarëve perëndimorë: Forcat ukrainase po përparojnë

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë kështu deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

21:10
Ja si duken shkollat e “modernizuara” në Ukrainë, do ti mbrojnë fëmijët nga bombardimet (Foto)

Nën zjarrin e bombave ruse, disa zona në Ukrainë ka gjetur zgjidhje të re për dërgimin e nxënësve në shkollë.

20:50
“Dua ndeshje më të mëdha”, Marku pas fitores: I pres më të mirët, por nuk pranojnë!

Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda.

20:39
Një raund mjafton, në Manchester Florian Marku e mposht për punë sekondash kundërshtarin

Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda.

20:30
Mali i Zi, ligjvënësi amerikan Mike Turner vizitë në Podgoricë

Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan Mike Turner, u takua të shtunën me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

20:20
Vijojnë bombardimet në Ukrainë! Të paktën dy civilë të vrarë, plagosen 12 të tjerë

Raketat dhe artileria kanë vijuar në Ukrainë, duke i marrë jetën dy civilëve dhe plagosur 12 të tjerë.

20:05
Turizëm në Pukë/ Shtohen investimet, po zhvillohet si destinacion

E shquar gjithmonë për pastërtinë, ajrin e pastër dhe masivin e madh pyjor të pishave, Puka, dalëngadalë po kthehet në një destinacion ideal për turizëm.

19:50
Kivi nga Librazhdi/ Kultivuesit po shtojnë sipërfaqet, të kënaqur me çmimin dhe tregun

Si një nga frutat më të shëndetshme ekzotike, kivi nuk është më peng i importit, por kultivohet gjerësisht në vend.

19:44
Zgjedhjet e maturantëve/ Më shumë kërkohen programet e teknologjisë dhe ndërtimit

Maturantët janë çdo vit edhe më të qartë mbi zgjedhjet që bëjnë për regjistrimin në universitet, duke vendosur në peshore pasionin dhe punësimin e sigurt, duket se po fiton ky i fundit.

19:40
Fëmijët kanë probleme me sytë/ 4 në 10 fëmijë tek okulisti dalin me miopi, shkak telefoni

Në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve tek okulisti, 4 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë.

19:30
Zhduket 80-vjeçari në Belsh! I biri denoncon në polici, pretendon se është mbytur

Një 80-vjeçar rezulton i zhdukur në Belsh, teksa i biri ka denoncuar zhdukjen e tij në polici nën dyshimin se është mbytur në rrjedhën e lumit Danub.

19:28
Senegalezët të lumtur për rikthimin e trenit drejt festivalit fetar Grand Magal (fotot)

Pas pesë vjet pritjeje banorët në Senegal shpreheshin sot të lumtur për rikthimin e shërbimit hekurudhor që çon pelegrinët drejt festivalit madhor musliman Magal në qendër të vendit.

19:00
Bjellorusia poston imazhet e helikopterit polak që shkel kufirin ajror, Varshava mohon (fotot)

Një faqe e forcave kufitare të Bjellorusisë publikonte sot imazhe të një helikopteri të ushtrisë së Polonisë rikthehej pas shkeljes së hapësirës ajrore bjelloruse, sipas versionit të Minskut.

18:57
Derbi Shkëndija-Shkupi nuk ka fitues, skuadrat ndajnë pikët në Tetovë

Derbi i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija-Shkupi u mbyll me porta të paprekura.

18:37
Gjermania në gatishmëri, nis mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë

Gjermania tashmë ka nisur drejt Sllovakisë aeroplanët luftarakë, të cilët do t’i ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore.

18:23
Superjahti i Jeff Bezos dhe sheikut arab në Durrës, Rama: Këtë vit porti ka pritur 257 jahte të mëdha turistike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ankorimit në Portin e Durrësit të jahteve luksoze, pasi vetëm pak më parë mbërriti jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa dje jahti i Jeff Bezos.

18:18
Modelja e TikTok burgoset përjetë për vrasjen e të dashurit shantazhues të së ëmës, dërgon puthje në gjyq pas verdiktit (fotot)

Një modele e rrjetit TikTok është burgosur përjetë sot në Britani sa bashku me nënën e saj, për organizimin e vrasjes se dy burrave gjatë një ndjekjeje shpejtësie me makinë, dhe një konflikt shantazhi që një prej tyre kishte me nënën e saj.

18:09
“Partia do jetë e qytetarëve, jo e kryetarit”, Basha mesazh pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar të PD-së

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.

18:00
Nuk lënë pas rivalitetin! Joe Biden në Florida, nuk do të takohet me guvernatorin DeSantis

Presidenti Joe Biden do të vëzhgojë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia, për tu garantuar mbështetje personave të prekur nga stuhia, por në vizitën e tij në Florida ai nuk do të takojë guvernatorin republikan Ron DeSantis, njëkohësisht një prej rivalëve të mundshëm të tij në garën për president.

17:41
Regjistrime të reja zbulojnë ç’mendonte vërtet Princeshë Diana për martesën me Charles (fotot)

Regjistrime audio të padëgjuara më parë të princeshës së Uellsit Diana janë publikuar nga mediat, të cilat zbulojnë të tjera të vërteta nga jeta dhe martesa e saj tragjike.

17:35
Java Kulturore e Azerbajxhanit, Veliaj pret delegacionin azer: Projekte konkrete mes Tiranës dhe Bakusë

Java Kulturore Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka çelur siparin në Tiranë. Përmes një morie aktivitetesh artistike, mjaft koncerte, ekspozita, por edhe eksperienca kulinarie, kanë sjellë këto ditë kulturën azere në kryeqytet.

17:32
Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe shkon në Kosovë, zbulohet shkaku

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale dhe është kthyer për herë të dytë në Kosovë.

17:22
Shtetasi egjiptian bie nga lartësia teksa punonte në Tiranë, dërgohet në spital

Një shtetas egjiptian ka rënë nga lartësia teksa punonte në Tiranë.

17:07
City rikthehet në avantazh, protesta nga miqtë

Manchester City kaloi i pari në avantazh në ndeshjen ndaj Fulham, teksa për The Citizens shënoi Julian Alvarez në minutën e 31-të.

17:01
Shkaku i vdekjes së Mohamed Al-Fayed zbulohet në deklaratën e ndjerë të familjes (fotot)

Milioneri egjiptiano-britanik Mohamed Al Fayed, më parë pronar i zinxhirit të dyqaneve të luksit Harrods në Londër dhe i klubit të futbollit Fulham F.C. ka vdekur natën e të enjtes në moshën 94 vjeçare, njoftonte familja e tij.

16:51
Mijëra persona marshojnë me kërkesë për tërheqje të trupave franceze nga Nigeri

Mijëra persona marshuan në kryeqytetin e Nigerit, duke kërkuar që Franca, ish-fuqi koloniale në këtë vend, t’i tërheqë trupat e saj ushtarake nga vendi i tyre.

16:46
Pamjet/ Superjahti i ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe ankorohet në Durrës

Ka mbërritur pasditen e kësaj të shtune në portin e Durrësit jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

16:29
Lufta në Ukrainë ushqen prurjet e vullnetarëve në ushtrinë polake

Polonia planifikon të dyfishojë forcat e saj të armatosura, me deri në 300 mijë ushtarakë profesionistë dhe vullnetarë deri në vitin 2035.

16:14
Sociedad i shënon pesë Granadës së Uzunit, sulmuesi i kombëtares 90 minuta në fushë

Pas tre barazimeve radhazi, Real Sociedad merr trepikëshin e parë të sezonit në LaLiga dhe këtë e bën përballë Granadës së Myrto Uzunit.

16:13
Modelja vdes pas kirurgjisë së dështuar estetike në të pasme, me doktorin e kontestuar brazilian (fotot)

Ish-aktorja e modelja Silvina Luna, 43 vjeçe, ka humbur jetën pasi doktorët fiken makinerinë që e mbante gjallë duke thënë se nuk mund të bënin dot asgjë për ta shpëtuar.

15:58
Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec/ Automjeti del nga rruga, dëmtohet shoferi dhe pasagjerët

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Veliternë në Maliq, ku një makinë ka dalë nga rruga.

15:43
Kushi për 114 vjetorin e Kongresit të Elbasanit: Gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare

114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.

15:38
Gruaja organizon vrasjen e burrit milioner që i caktoi vetëm $12 000 në muaj pas ndarjes (fotot)

Entuaziastja e kuajve Tatyana Remley ka pajtuar një vrasës me pagesë për të eliminuar bashkëshortin e saj milioner, kur paratë që ajo përfitonte çdo muaj pas ndarjes me të, u reduktuan nga $50,000 në vetëm $12 000, raportohet së fundmi.

15:34
Suedia tërheq ftesën që ia bëri ambasadorit rus për ceremoninë Nobel

Fondacioni i Nobelit e ka revokuar vendimin e tij për ta ftuar ambasadorin rus në Suedi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, pas kritikave të ashpra që ka pranuar nga politikanët suedezë.

15:22
Nis java e parë e sezonit të ri në Top Channel! Rikthehen të hënën emisionet më të dashura për shqiptarët

Sezoni i ri në Top Channel premton t’ju mbërthejë pas ekranit me prodhimet e veta origjinale, risitë dhe ritmin e pashoq të transmetimeve të drejtpërdrejta.

15:12
Profesionet që po zhduken! Llamarinisti që punon vetëm për të ruajtur traditën

Me copën e llamarinës në dorë dhe disa vegla që i ka të trashëguara nga stërgjyshi, Kostika Gjezi nis të krijojë një formë luleje e cila vendoset në cepat e ullukëve apo çatitë e shtëpive për të identifikuar zanatçiun. 

15:01
Kuvendi i PD miraton Statutin e ri/ Basha bën “mea culpa”! Kryetari i partisë edhe në krye të grupit

Partia Demokratike ka një statut të ri në fuqi nga sot.

14:51
Raketa franceze rrëzoi avionin italian, “plas” mes Romës e Parisit!

27 qershorin e vitit 1980, fluturimi Itavia 870, një avion pasagjerësh i tipit McDonnell Douglas DC-9 i nisur nga Bolonja drejt Palermos në Itali, u rrëzua në ujërat e detit Tirren duke vrarë të 81 personat në bord.

14:46
Përgatitjet e shkollave, Kushi në Patos/ Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vijon inspektimet në shkolla për të parë nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor.

14:38
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla në Fier: Qasje të re më të ashpër penale për ata që rrezikojnë sigurinë e nxënësve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot takime në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” e shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ku prezantoi detaje nga Paketa e re e Sigurisë në Shkolla.

14:35
Forbes, zbulohen njerëzit më të pasur në botë! Elon Musk në krye të listës

Miliarderët janë disa nga njerëzit më të fuqishëm në Tokë, që ushtrojnë ndikim të rëndësishëm në pjesë të mëdha të ekonomisë globale dhe luajnë role të rëndësishme në të gjitha nivelet, nga politika ndërkombëtare dhe media te filantropia dhe inovacioni shkencor.

14:28
Publikohen regjistrimet e Princeshë Dianës, ja pse Mbreti Charles u zhgënjye kur lindi Princ Harry

Kasetat e Princeshës Diana nga vitet 1990 gjatë bisedave me biografin e saj Andrew Morton po dalin në dritë.

14:14
Rinas/ Tentoi të kontrabandonte veshje dhe aksesorë me vlerë mbi 14 mijë dollarë, arrestohet amerikani 23-vjeçar

Një 23-vjeçar amerikan është vënë pranga në Rinas, pasi tentoi të kontrabandonte në vendin tonë veshje dhe aksesorë të ndryshëm me vlerë mbi 14 mijë dollarë.

13:40
Vazhdojnë të përhapen zjarret në Greqi

Zjarret pyjore po vazhdojnë të përhapen në zonën Dadia afër kufirit greko-turk, dhe zjarrfikësit nuk janë duke arritur t’i kenë nën kontroll për më shumë se dy javë.

13:29
Zbardhet ngjarja në Selenicë/ 56-vjeçarin e vrau i biri, vendosi lëndën plasëse në sobën me gaz

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Selenicë të Vlorës, ku një 56-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një shpërthimi jashtë banesës së tij.

13:19
Mbajtën peng 20-vjeçarin dhe e kërcënuan për t’u dhënë para, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi mbajtën peng një 20-vjeçar dhe e kërcënuan për t’u dhënë para.

13:05
Malësi e Madhe/ Tentoi të grabisë paratë një të moshuare, arrestohet 20-vjeçari 

Një 20-vjeçar në Malësinë e Madhe është arrestuar pasi tentoi të grabiste një një moshuar me dhunë. 

13:03
“As këtë radhë, s`do dalë gjë”, takimi Kurti-Vuçiç: Analistët skeptikë!

Analistët politikë e shohin me skepticizëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në 14 shtator në Bruksel.

12:47
Vdes kushërira e Rihannës në moshën 28-vjeç, gjashtë vite pasi i vëllai u vra me armë zjarri

Kushërira e Rihanna-s, Tanella Alleyne, ka vdekur në moshën 28-vjeçare, sipas mediave të huaja.

12:35
Shalqiri me farë të keqe! Në Frakull fermerët thonë se kanë pësuar dëme

Teksa janë të shumtë fermerët që në këtë periudhë njohin vetëm rendiment dhe përfitime në kulturat bujqësore, disa fermerë nga Frakulla e Fierit pretendojnë se fara”Florida” në kulturën e shalqirit i ka dështuar, duke llogaritur miliona lekë dëme.

12:27
Interesi për shkollat profesionale/ Në Lezhë më shumë kërkohet IT dhe turizmi

Interesi i të rinjve për arsimin e mesëm profesional po vjen në rritje.

12:26
Ministri italian: Marrëveshja infrastrukturore me Kinën nuk solli rezultatet e pritura

Tregtia në mes të Italisë dhe Kinës nuk është përmirësuar siç është pritur prej kur Roma është përfshirë në Iniciativën kineze Brezi dhe Rruga katër vjet më parë, ka thënë ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, të shtunën.

12:21
Veliaj pret ministren e Jashtme kanadeze, Melanie Joly: Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

12:15
E rëndë në Kavajë! U përplas dje nga makina, humb jetën një 6-vjeçar. Arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku ka humbur jetën një 6-vjeçar.

12:08
Shqipëria si Kroacia! Gazeta franceze “La Parisien” flet për turizmin shqiptar

Çmimet u ulëta dhe numri i madh i turistëve që vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik kanë tërhequr vëmendjen e gazetës franceze “Le Parisien”, që e cilëson vendin tonë një “Eldorado të re turistike për italianët”.

12:07
Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit! Rama do drejtojë mbledhjen e parë në OKB

Pas marrjes së presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, edhe pse pa të drejtë vote, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në mesin e muajit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të drejtuar punimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme si dhe të Forumeve.