Saidja dhe Gerti janë çifti i parë i deklaruar në programin më të ndjekur të dashurisë, Për’puthen.

Ndërsa qëndronin para njëri- tjetrit, Saidja dridhej nga emocioni dhe shprehu dashurinë për konkurrentin tjetër.

“Dua që bashkë t’i rregullojmë gjërat, dua të jem edhe forca edhe lumturia jote, dua të deklarohem vetëm për ty, në ditë të mira dhe të këqija, pranon ti?”, tha Saidja.

Megi: Po ti Gerti deklarohesh për Saiden?

“Nëse se pranoj më vrisni, patjetër që po”, tha Gerti.

“Mendoj që kjo do ju zgjasë, këta të dy e kanë nisur edhe kalamanin e parë. Më duket se është shtatzënë”, tha Kastro.

Top Channel