Sherri mes grave dhe konflikti me komshiun polic që e çoi në dënim për plagosje me dashje, historia që shtyu oficerin drejt vetëvrasjes

25/01/2024 18:09

Detaje të reja janë zbuluar për arsyen që mund ta ketë çuar oficerin e Policisë së Durrësit drejt vetëvrasjes pasditen e kësaj të enjteje.

Si pasojë e një konflikti me komshiun polic Kujtim Huqi, që përfundoi me plagosje, 57-vjeçari është dënuar me punë në komunitet ndërkohë i është kërkuar edhe largimi nga detyra.

Fillimisht sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave. Situatë që ka argravuar në plagosje me dashje, mes të dyve.

Pas sherrit në vitin 2022 Arben Pjeçi është denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.

Arben Pjeçi dhe Kujtim Huqi janë dënuar nga gjykata me 3 muaj burg, por që u konvertuan në 40 orë pune në komunitet.

Personi në foto është Arben Pjeçi, 57-vjeçari me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Durrës, që i dha fund jetës sot në zyrën e tij me armën e shërbimit.

Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.

Vendimi i gjykatës e ka çuar në një gjendje të rëndë depresive pasi i ka dhënë fund karrierës në polici. Po hetohet për të kuptuar pse “askush” nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.

Edhe kujtim huqi u denua nga gjykata per plagosje te lehte me 3 muaj burg qe u konvertua ne 40 ore pune ne komunitet
Te njejtin denim mori dhe Arben Pjeçi. Vendimi do niste zbatimin sot cka nenkuptonte qe Pjeci do te perjashtohej nga policia per shkak te ketij denimi.

Top Channel