Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij
Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e resortit në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Mes të parëve që janë parë të hyjnë në ambientet ku do të mbahet mbledhja janë deputetja Iris Luarasi, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili.
Në resort kanë mbërritur gjithashtu deputetët Belinda Balluku, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali, si dhe ministrat Andis Salla dhe Ermal Nufi.
Mbledhja e sotme pritet të zhvillohet në një moment me zhvillime dhe diskutime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Në fokus janë organizimi i strukturave për zgjedhjet vendore, drejtuesit politikë në qarqe, si dhe mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për situatën me Erion Veliajn, i cili nga burgu i Fierit u ka dërguar anëtarëve të Asamblesë një letër me kritika ndaj drejtimit të partisë.
Top Channel