Edhe Rita Ora një ikonë mode? Këngëtarja duket mahnitëse si kurrë më parë me tre veshjet e fundit

14/03/2023 13:30

Rita Ora ka pasur disa ditë mbresëlënëse të mbushura me modë përpara ndarjes së 95-të të ndarjes së çmimeve të Oscar-it.

Rita Ora u sigurua që të gjithë të kthenin kokën teksa u shfaq me bashkëshortin e saj Taika Waititi, në festën e CAA para Oscar në LA të shtunën.

Ajo dukej magjepsëse me një bluzë ‘crop’ dantellë dhe me doreza të zeza. Në pjesën e poshtme dukej tepër provokuese me një fund të tejdukshëm të hapur  nga njëra anë ku dukesh këmbët me geta po ashtu të zeza të tejdukshme me një palë stileto.

Ajo shtoi pamjes së saj një palë vathë të trashë dhe një sërë byzylykë dhe unaza argjendi ndërsa dukej elegante si kurrë më parë dhe pozonte krah për krah me të dashurin e saj regjisor, në Hotel Sunset Tower.

Wow! Rita Ora made sure to turn heads as she put on a cosy display with her husband Taika Waititi while they led the stars at The CAA pre-Oscar party in LA on Saturday

Rita Ora tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një ansambël të zi teksa mori pjesë në darkën e 14-të vjetore të çmimeve para Oscar të Chanel dhe Charles Finch të shtunën mbrëma.

32 vjeçarja u shfaq e veshur në të zeza me një bluze pas trupit dantellë të tejdukshme me pantallona të zeza lëkure Chanel dhe një xhaketë, çantë dhe këpucë të zeza.

Takimi i 14-të vjetor u mbajt në Polo Lounge në hotelin ikonik Beverly Hills dhe bashkon talentet kryesore të Hollivudit dhe elitën e modës për një natë magjepsëse. Darka ishte e mbushur me yje ishte e mbushur me talentet më të ndritura të industrisë, shumë prej të cilëve ishin të veshur kokë e këmbë në Chanel.

Mahnitëse: Rita Ora tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një ansambël të zi teksa mori pjesë në darkën e 14-të vjetore të çmimeve para Oscar të Chanel dhe Charles Finch të shtunën mbrëma.

Ora bëri bujë në Vanity Fair, festa që zhvillohet në Qendrën Wallis Annenberg për Artet Performuese në Los Anxhelos, Kaliforni, pas Oscar.

Së bashku me Waititin ajo ishte e veshur me një fustan të dizajnuar nga labeli i modës me bazë në Nju Jork, Wiederhoeft, i frymëzuar nga baleti. Stili që ajo zgjodhi nga koleksioni i gatshëm i markës për vjeshtë/dimër ’23/’24 të kujton një fustan me korse që mund të dallohet në një film përrallor.

Rita dukej mahnitëse me një fustan aspak të zakontë ku pjesa e sipërme ishte një korse e ngushtë e bardhë ndërsa në pjesën e poshtme fundi i gjatë ishte i lidhur pjesë pjesë me korsenë.

Taika Waititi dhe Rita Ora në Vanity Fair Oscars After Party më 12 mars 2023. Krediti i imazhit: Getty Images

Teksa kamerat kapën të sapomartuarit, Waititi dhe Ora ndanë një puthje. Paraqitja, e cila shërbeu për të vërtetuar se dyshja janë aq të dashuruar si kurrë më parë, shënoi një nga të parat që kur u martuan në një ceremoni intime me bazë në Londër gushtin e kaluar.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel