21:55
Punonjës të agjencisë së OKB-së për palestinezët akuzohen për lidhje me Hamasin, SHBA ndalon financimin e tyre
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë shkarkoi një numër punojësish të saj në Gazë, të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e 7 tetorit të Hamasit dhe militantëve të tjerë në Izraelin jugor, tha të premten drejtori i saj, gjë që ka bërë që Shtetet e Bashkuara – donatori më i madh i agjencisë – përkohësisht të ndalojë financimin e saj.