Vesa u përlot pas debatit me Meritonin për arratisjen e saj nga kazerma dhe marrëveshjen e bërë me të dënuarit e tjerë.

“Nuk është gjë e vogël se unë dal si budallaqe atje jashtë”, tha këngëtarja, ndërsa Romeo i qëndroi pranë dhe i kërkoi të bëhet e fortë. Më pas, Roza i shprehu mbështetjen duke i thënë se nuk është vetëm, ndërsa e ftoi për një kafe në oborr.

Romeo: Çfarë po bën moj

Meritoni: Unë e kam për të mirën tënde

Romeo: Ti je gango, çfarë po bën

Vesa: Më lini, është në rregull

Romeo: Nuk është në rregull, do ta analizoj unë pastaj

Roza: Hajde pimë kafe te pishina

Romeo: Duhet të jesh më e fortë tani

Roza: Burrnesha e Big Brother-it je. Nuk je vetëm. Do bësh buzët e kuqe, do vish dhe do dalim

Romeo: Tani duhet të jesh më e fortë

Vesa: E di zemër, por nuk i ke parë gjërat si i kam parë unë. Nuk ka lidhje ajo brenda, se unë jam edhe në jetë reale guximtare

Top Channel