“Ti bën sikur ishe me Ismail Qemalin aty, po lexoni mo”, debat i ashpër në studio mes studiuesve! Beqiri: Fol me fakte, jo supozime. Hoxha: S’kam ardhur këtu për…

26/01/2024 15:36

Studiues të historisë janë përplasur sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel lidhur me dokumentet e publikuara së fundmi për datat e sakta të lindjes dhe vdekjes së Ismail Qemalit.

Pedagogu dhe shkrimtari Evarist Beqiri ka publikuar dokumente zyrare të Gjendje Civile të Brukselit ku thuhet se dita e tij e lindjes është 24 Janar dhe jo 14 Janar 1844, ndërsa sipas Komunës së Periuxhias, Ismail Qemali ka vdekur në 26 dhe jo 24 Janar 1919.

Vendlindja e tij e shënuar në dokumentet belge si “Vlorë, Shqipëri” ka shkaktuar debat në studion e “Shqipëria Live” mes Beqirit dhe studiuesit Eros Hoxha.

DEBATI

Eros Hoxha (studiues): Ismail Qemali ka lindur në Kaninë.

Evarist Beqiri (autor i librit “Themeluesi- lidershipi i Ismail Qemalit” ): Jo në Kaninë, në Vlorë. Familja Vlora është zhvendosur në atë periudhë nga Kanina. Ka lindur në Vlorë. Jetonin në Sarajet në Vlorë.

Hoxha: Dokumenti që është regjistruar i është referuar dokumentit që ka pasur Ismail Qemali me vete.

Beqiri: O zotëri i nderuar se ju bëni sikur keni qenë me Ismail Qemalin atje.

Hoxha: Po mirë mo as ju nuk keni qenë.

Beqiri: As unë nuk kam qenë, por flas me dokumente. Flitet me fakte dhe jo me supozime. Në qoftë se ke dokument nxirre.

Hoxha: Nuk jam këtu për të hedhur poshtë atë që keni nxjerrë,

Beqiri: Po pikërisht nëse keni ndonjë dokument nxirreni dhe hidheni poshtë këtë që kemi nxjerrë. Ku e di ti që ka marrë dokument nga Perandoria Osmane dhe iku në Bruksel Ismail Qemali? Ai u arratis.

Hoxha: Si u arratis? Ai nuk iku me rrobat e trupit. Ka qenë zyrtar i Perandorisë Osmane.

Beqiri: U arratis me bujë të madhe. Lexo shtypin europian si e pasqyron.

Hoxha: Po e di mo si është arratisur, u arratis me bujë të madhe! Ka qenë nënpunës i shtetit osman.

Beqiri: Po lëri mo këto tani, ka qenë nënpunës…ka qenë një nga zyrtarët më të lartë dhe mendjet më të ndritura.

Hoxha: Nuk ka pasur tituj të lartë.

Beqiri: Po lexoni mo, vijnë këtu koleksionistë.

Hoxha: U emërua nga Sulltani në Tripoli. Nuk shkoi për të kryer detyrën, iku në Europë. Shkoni hapni arkivat e Stambollit dhe e gjeni të saktë.

Top Channel