“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fisnik Syla komenton deklaratat tronditëse të Fjolla Morinës

14/03/2023 13:40

Fisnik Syla në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live” ka komentuar deklaratat tronditëse të ish-partneres së tij Fjolla Morinës.

Ai i konsideron gënjeshtra deklaratat e saj, të cilat i quan shfaqje teatrale tragjikomike me regji të dobët.

Fisnik Syla: Shfaqje teatrale tragjikomike me një regji të dobët, nëse e vini re paraqitjen para dy ditëve në rrjete sociale në Instagram kur e nisi rrëfimin me muzikë dhe përfundoi duke qarë që gjoja jeta e vajzës së saj gjoja është në rrezik. Ajo është skenariste, regjisore dhe aktore vetë. Si mundesh me fut me zor armën kur kanë qenë 30 policë, kur ka kamera dhe është nën mbikëqyrje. Unë nuk e dija që Fjolla kishte armë me vete, është gjetur nga policia, e ka pranu fajin e vet, unë kam dalë i pafajshëm. E kemi bo aty martesën në Maldives, i ka hedhur me dëshirë ato foto, video. Nuk përputhet çfarë ka thënë në rrjete sociale dhe tek emisioni juaj. Ajo ka thënë se e kam marrë me dhunë në Kosovë dhe Maldives, është shumë qesharake dhe përralla për fëmijë, shpif pa asnjë bazë dhe jo vetëm mua por edhe me të tjerë.

Fjolla Morina foli eksluzivisht një ditë më parë për “Shqipëria Live” pas publikimit të videos në Instagram që ‘tronditi rrjetin”.

Disa ditë më parë këngëtarja akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje. Ndër të tjera ajo kërkoi ndihmë publikisht edhe ndaj autoriteteve përkatëse.

Fjolla e tensionuar tregon se sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quan atë kriminel.

Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj në video se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Gjatë arrestimit ajo tregoi gjithashtu se ka qenë e helmuar dhe e pavetëdijshme mjaftueshëm për t’u përgjigjur.

Si pasojë e dhunës psikologjike Fjolla thotë se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën. Fjolla tregon se ka dy biznese ku fiton të ardhura dhe ndihet e pambrojtur dhe e sulmuar.

 

Top Channel