Kërkesa nuk ka bazë ligjore/ Celibashi: Partia Demokratike nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit

14/03/2023 16:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk mund të pranohet pasi nuk ka bazë ligjore.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa, e ka quajtur të pavend këtë vendimmarje të Celibashit dhe tha se vendimi do të ankimohet në  KAS. Sipas tij Celibashi është i ndikuar politikisht, gjë e cila nuk i shërben procesit.

Sefa: Zvarritja e çështjes ka cënuar rëndë procesin dhe pjesëmarrjen në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve. Veprimi dhe mosveprimet tuaja në kohë i kanë shkaktuar PD-së një dëm të jashtëzakonshëm zgjedhor duke mos i dhënë mundësinë e formimit të koalicioneve. Më bën të mendoj që qëndrimi juaj në këtë pikë nuk është mjaftueshëm korrekt dhe nuk i përgjigjet ligjit. Në shkresën që kemi përcjellë e kemi bërë të qartë që Basha pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen është i regjistruar ende pasi nuk mund të depozitohet dorëheqja dhe depozitohet vetëm akti i emërimit të ri. Ligji është i qartë në regjistër nuk regjistrohet as zëvëndëskryetari as ndonjë individ tjetër.

Nuraj: Në lidhje me kërkesën me kryetar Sali Berishën do të kërkonim regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. Ju vendosët 48 orë për plotësim dokumentacioni. KAS arsyetoi që ka qenë vendim i ndërmjetëm i Komisionerit në lidhje me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike apo jo. Unë mbaj qëndrim që nuk kemi çfarë dokumentacioni të plotësojmë. Ne kemi dërguar dokumentacionin në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Celibashi: Ju thoni që dokumentacioni është i plotë e duhet të respektohet si subjekt zgjedhor. E përfundojmë shqyrtimin administrative. Meqënëse nga momenti që ne kërkuam që t ju vihet në dispozicion një dokumentacion i plotësuar nga ana e PD-së me qëllim që të përmbushte të gjitha kushtet për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, jemi në të njëjtën situatë që ishim në mbledhjen e shkuar. Kjo çështje ka pasur edhe një seancë publike vetëm nga aktet dokumentare që ju si palë i keni paraqitur është e qartë për këdo që i ka njohur këto dokumenta jashtë kësaj salle. Nuk marr fare në konsideratë konfrontimin tuaj të brendshëm, në vlerësim ligjor që i bëj këtij dokumentacioni ak disa fakte të mbështetura në ligj e disa jo, Basha është kryetar i Partisë Demokratike, nuk ka qëndruar pretendimi që Berisha është kryetar, me faktin që Basha është kryetar i Partisë Demokratike, pala që e ka paraqitur kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, Basha ose personat e autorizuar kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Dokumentacioni për regjistrimin e Partisë Demokratike I paraqitur nga zoti Basha ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të ketë e nënshkruar nga Lulzim Basha, por rezulton se është e nënshkruar nga Alibeaj i autorizuar nga dokumentacioni i Bashës. Paraqitja e këtij dokumenti është kusht për regjistriimin ën zgjedhje të Partisë Demokratike. Sefa ka pretenduar që Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruajë edhe deklaratën solemne të kruyetarit të Partisë, kjo deklaratë duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë. Ky angazhim është një përgjegjësi personale e kryetarit të partisë dhe nuk mund të jetë e drejtë e asnjë personi tjetër. Përgjegjësia vetëm e kryetarit të Partisë për të bërë këtë deklaratë është vetëm e kryetarit, nuk mund të transferohet. Nëse deklarata do të lejohej të paraqitej edhe nga një person tjetër atëherë ligjvënësi nuk do ta kishte përcaktuar atë si solmene dhe akt ekskluziv I kryetarit. Nga ju u pretendua se është fat i njohur botërisht që Basha ka dhënë dorëheqjen por në vlerësimin tim ky pretendim nuk ka asnjë bazë ligjore. Mund të themi që deklarata mund të nënshkruhet edhe nga nënkryetari por vetëm në kushtet kur kryetari ka dhënë dorëheqjen por në këtë rast duhet që organet e partisë të depozitojnë në gjykatë kërkesat përkatëse sipas të cilave kërkohet që përgjegjësitë dhe kompetencat ti kalojnë nënkryetarit. Edhe në rastin konkret Basha ka dhënë dorëheqjen nga marsi I 2022, por për zotin Basha nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar aktin e dorëheqjes por organet e tjera që mendojnë se mund të marrin rolin e krytarit, duhet ta depozitojnë kërkesën në gjykatën e rrethit Tiranë. Në kushtet kur në zyrën e regjistrit nuk është bërë njoftimi i dorëheqjen se Bashës si kryetar dhe njohja e Alibeajt, mund të njihet që ushtron disa kompetenca por jo të gjitha. Në kushtet kur deklarata nuk është në rrethanat e duhura ku duhet të ishte e nënshkruar nga nënkryetari I partisë, vlerësoj se kërkesa e PD-së për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk kabazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Është e qartë se PD-ja nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor dhe kjo vendimmarrje është tërësisht në vlerësim ligjor të fakteve dhe në interpretimin tim të bazuar në bazë ligjore. Nuk ka asnjë interpretim tjetër, ndaj do tu lutesha të tregoni gjithë respektin që Meriton pozicioni i komisionerit. Kjo ju bën nder ju se ndryshe për mua nuk ka asnjë lloj problemi ajo që ju komentoni. KQZ vendos mospranimin e regjistrimit në zgjedhje të PD-së.

Një ditë më parë Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majit. Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-ve. Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KAS.

Top Channel