E shtunë, 17 Qershor 2023
21:23
Supersfida Shqipëri – Moldavi/ I shoqëruar nga familja, Edi Rama ndjek në stadium Kombëtaren Kuqezi

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe i biri, Zaho, po ndjekin nga tribuna VIP përballjen e Kombëtares Kuqezi me Moldavinë.

21:07
Stadiumi “Air Albania” mbushet me tifozat kuqezi, mbështetësit krijojnë atmosferë fantastike (Foto)

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” po luhet ndeshja e rëndësishme Shqipëri-Moldavi, ndërsa tifozat kuqezi kanë “pushtuar” vendin.

21:01
Të bllokuar në det, në pamundësi për t’u kthyer në breg, Policia Kufitare Dhërmi shpëton turistët çek

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve çek që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues tip kajk, për shkak të dallgëve të larta.

20:56
Pilotët ukrainas të etur për të përdorur avionët F-16 në luftën kundër Rusisë

Pilotët e Forcave Ajrore të Ukrainës thonë se janë të etur për të mësuar se si t’i përdorin avionët luftarakë të modelit F-16 në luftën kundër agresorit rus.

20:49
Senatorët amerikanë të shqetësuar për bashkimin e turneve të golfit

Në Shtetet e Bashkuara tani funksionojnë dy turne golfi, PGA dhe LIV Golf që filloi zyrtarisht në vitin 2022, me përkrahjen e Arabisë Saudite.

20:36
DASH ultimatum Serbisë: Lironi menjëherë tre policët e Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit, i bëri thirrje të shtunën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij “që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor”.

20:31
Zabaleta shpjegon zgjedhjet në formacion: Pse luajnë Berisha e Bajrami

Ndihmësi i Sylvinhos, argjentinasi Zabaleta, në një lidhje direkte me emisionin ‘Kuqezi’ në SuperSport, komentoi zgjedhjet e formacionit dhe pritshmëritë e Shqipërisë në ndeshjen e sotme. Sipas Zabaletas, pritshmëritë janë që Shqipëria të marrë fitoren në sfidën ndaj Moldavisë.

20:31
Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho përdor skemën 4-2-3-1

Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Euro 2024-ës.

20:15
Zarf i zi për Antonetën! Kush ia ka dërguar?!

Një zarf i zi ka ardhur për Antoneta Koçin në “S’e Luan Topi”, por ku ka gabuar ajo?

19:57
“Arrogante pas famës”, Antoneta zbulon takimet e pakëndshme me Kiarën!

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip 2, Antoneta Koçi është treguar e pakursyer me dyshen më të përfolur të këtij sezoni, Kiara-Luiz.

19:56
Mot me stuhi në kufi me Shqipërinë/ Në Greqinë veriore, humb jetën një alpinist

Skena tmerri ka përjetuar një shofer në zonën Dionysiou të komunës Nea Propontidha të Halkidhikisë kur ujërat e vrullshëm e kanë rrëmbyer automjetin e tij.

19:56
Të huajt vijnë, shqiptarët ikin/ Janë rritur ndjeshëm çmimet për pushime jashtë vendit

Në mesin e muajit qershor kërkesat për rezervimet e pushimeve të verës janë të larta nga shqiptarët.

19:55
Pogradeci thërret pushuesit/ Hapet sezoni turistik, por moti pengon festën

Pogradeci ka çelur sezonin turistik veror  gjatë të cilit do të ketë një sërë aktivitetesh për pushuesit që do të zgjedhin qytetin liqenor. 

19:54
Artkand/ Çanta “Cargo” që bëri të famshme Cardi B, ja sa kushton sot

Çanta “Cargo”, modeli i ri i Hermes, është bërë e famshme nga insistimi i vazhdueshëm i Cardi B për ta blerë atë.

19:49
Turistët me “shtëpinë me vete”/ Vlorë, zgjedhin të qëndrojnë në plazhet e virgjëra

Shtrenjtimi i jetesës ka shtuar edhe më shumë interesin e pushuesve këtë sezon veror për të qëndruar në kampingje apo për të marr “shtëpinë” me vete në plazhe në të ashtuquajturat rulota.

19:48
Moti nuk ndal turistët/ Vlora, plot me pushues edhe në ditët e vrenjtura

Vlora është një ndër destinacionet turistike me më të njohura në Shqipëri për pushuesit e huaj.

19:44
Krye-trafikanti brazilian i drogave ekstradohet me avion drejt Belgjikës (fotot)

Një video e publikuar sot nga inteligjenca e Hungarisë tregonte krye-trafikantin brazilian të drogave Sergio Roberto de Carvalho të prangosur e të shoqëruar nga forca të shumta sigurie, që vendosej në një avion për t’u ekstraduar drejt Belgjikës dy ditë më parë.

19:41
Çfarë e acaroi Antonetën në “Big Brother VIP”: Loja u shit për…

Antoneta Koçi zbulon të pathënat e “Big Brother VIP”.

19:35
Shqipëria merr 600 mln euro borxh/ Eurobondi, 100 milionë me shumë, interesi është rritur në 6.1%

Shqipëria ka marrë 600 milionë euro borxh në tregun ndërkombëtar. Interesi sipas të dhënave nga Bursa e Londrës është 5.9% nga viti në vit, ndërsa në afatgjatë arrin në 6.1%.

19:30
Udhëheqësit afrikanë mesazh Putinit: Koha për të folur për paqen!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka takuar një delegacion të liderëve afrikanë që synojnë të ndërmjetësojnë konfliktin me Ukrainën.

19:23
Biden: Rusia është krejtësisht e papërgjegjshme për lëvizjen e armëve

Presidenti i SHBA Joe Biden ka përsëritur se është “krejtësisht e papërgjegjshme” që Rusia të transferojë armë bërthamore në NATO.

19:21
Perandori i Japonisë mbërrin për vizitën e parë shtetërore në Indonezi (fotot)

Perandori i Japonisë Naruhito dhe perandorja Masako u ulën sot në aeroportin e Xhakarta për një vizitë një-javore në Indonezi, në vizitën e tyre të parë shtetërore që prej ardhjes në fron në 2019.

19:11
Një kampion nga akademia, Tirana zyrtarizon mesfushorin

Në këtë periudhë merkatoje, Tirana synon të përforcohet me element cilësorë nga skuadrat e tjera të Superiores dhe jo vetëm me bardheblutë që synojnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës dhe kampionatin e radhës.

19:09
Manjola Nallbani, një rrëfim ndryshe në “S’e luan Topi”! Letra nga shpirti i saj binjak e mbush në lot

Këngëtarja Manjola Nallbani ka ardhur ndryshe këtë fundjavë në “S’e luan Topi”, duke bërë një rrëfim për karrierën e gjatë e të suksesshme në muzikë, dhe jo vetëm…

18:54
“Emigrantët janë hajdutë”: Përjashtohet deputeti i partisë së Mitsotakis!

Mjaftoi një koment denigrues për emigrantët që partia e Kyriakos Mitsotakis të vendoste përjashtimin e deputetit Spilios Kriketos nga radhët e saj.

18:53
5 fraza të sjellshme që ‘çarmatosin’ menjëherë bashkëbiseduesit e pasjellshëm (fotot)

Kur dikush tregohet i pasjellshëm, është e vështirë të mos nevrikosesh, por dija e vërtetë dhe ajo e lashtë na mëson se duhet të ruajmë gjakftohtësinë tonë dhe mendjen e kthjellët, edhe pse reagimi parë është të kundërpërgjigjemi me të njëjten replikë goditëse apo ofenduese.

18:44
Finalja, De la Fuente: Kujdes, Kroacia nuk është vetëm Luka Modric

Spanjë-Kroaci do të jetë finalja e edicionit të tretë të Nations League. Dueli i zjarrtë do të zhvillohet të dielën.

18:39
Sulmoi gazetarët në Veri të Kosovës, arrestohet Dalibor Spasiq

Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje, edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiq.

18:34
Rruga “Arthur” në Bronks, nga “Italia e vogël” tek “Shqipëria e vogël”

“Arthur Avenue” është emërtim i njohur për shqiptaro-amerikanët.

18:31
Ndër më të mirët, arbitri dardan përzgjidhet për duelin e rëndësishëm

Genc Nuza, një ndër arbitrat më të mirë në Kosovë, do të drejtojë një ndeshje kombëtareje të hënën e 19 qershorit.

18:14
Pushime në kohë lufte! Ukrainasit shijojnë motin e ngrohtë në plazh

Pavarësisht se lufta vijon ende në Ukrainë, shumë perona kanë vendosur ta kalojnë fundjavën me mot të ngrohtë në plazhin e Odesës.

18:14
Nga Tirana në Vlorë, Flamurtari përforcohet me një sulmues

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Elvi Berisha do të jetë pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë.

18:07
Kurti: Serbia nuk ka kthyer përgjigje për hapjen e arkivave për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë nderim te pllaka në parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

18:00
​Tensionet në Veri/ Ahmeti: S’ka sinjale për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Javën e ardhshme pritet të caktohen raportuesit për Kosovën nga Këshilli i Evropës, pas kalimit të fazës së parë për anëtarësim më 24 prill.

17:59
Dëshmia e fantazmës pranohet në gjyqin e vrasësit, në rastin të rrallë të 1900-ës (fotot)

Në vitin 1897, një burrë i quajtur Erasmus ‘Edard’ Shue u dënua për vrasjen e bashkëshortes së tij Zona, por mënyra sesi u dënua ishte disi e pazakontë.

17:47
KFOR-i dënon sulmet ndaj gazetarëve: Policia përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit

Misioni i KFOR-it ka dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj gazetarëve në Leposaviq.

17:43
Biden: Rusia është krejtësisht e papërgjegjshme për lëvizjen e armëve

Presidenti i SHBA Joe Biden ka përsëritur se është krejtësisht e papërgjegjshme që Rusia të transferojë armë bërthamore në NATO.

17:32
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën fëmija 8-vjeçar! Pesë të plagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem.

17:29
Protestat në Serbi dhe efekti i tyre

Protestat në Serbi vazhdojnë dhe ato madje po zgjerohen. Disa kërkojnë madje radikalizimin e tyre. Cilat mund të jenë pasojat?

17:24
Video/ I pastrehu ngjitet në çatinë e fabrikës në flakë për të shpëtuar 25 qen në Peru (fotot)

I riu kolumbian i pastrehë tashmë kërkon një vend pune ‘si shpërblim’.

17:18
Thirrje për liri: Trashëgimia e 17 qershorit 1953

70 vjet pas kryengritjes popullore në RDGJ, Ukraina po lufton për pavarësinë e saj. Në atë kohë, Evropa ishte në mes të Luftës së Ftohtë. Në vitin 2023, kjo është një luftë agresioni.

17:15
U gjetën të vdekur katër anëtarët e një familjeje në Londër, mes tyre fëmijët e mitur/ Oficerët: Nuk dihet ende shkaku, hetimi vijon

Katër persona, anëtarë të së njëjtës familje, janë gjetur të vdekur në një banesë në perëndim të Londrës.

17:10
Jo vetëm shqiptarët por edhe gjermanët mendojnë se, “Kush të do, të rreh”

Një sondazh zbulon se shumë të rinj në Gjermani mendojnë se  dhuna në familje është “e pranueshme”  dhe besojnë se gratë e kanë vendin në kuzhinë

16:57
A do të sjellë drejtësi gjyqi më i madh i Ukrainës për krimet e luftës për të mbijetuarit e Yahidne?

I rrethuar nga pylli, fshati Yahidne në Ukrainën veriore duket në mënyrë mashtruese paqësor.

16:44
Emrat/ Dënohen katër shqiptarë! Pas Anglisë shtëpi bari edhe në Skoci

Katër burra që udhëtuan në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht janë burgosur pasi u kapën duke punuar në një fermë kanabisi prej 400 mijë paund, në një hotel të braktisur në Aboyne.

16:42
Shpata e pandryshkur 3,000-vjeçare nxirret nga dheu në Gjermani (fotot)

Objekti i epokës së bronzit në një gjendje të jashtëzakonshme ruajtjeje, është gjetur në një varr në Bavari.

16:37
“Do ta diskutoj me ekipin tim”/ Kurti: Në javën e ardhshme do të japim përgjigje për takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do t’i japin një përgjigje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel.

16:25
Shkarkohet producenti amerikan që quajti Biden ‘aspirant për diktator’ (fotot)

Alexander Mccaskill, ish-redaktori i programit politik ‘Tucker Carlson Tonight’ në rrjetin FosNews, ka hartuar një koment ku presidenti Biden quhet ‘aspirant për diktator’ që kërkon të arrestojë rivalët e tij politikë.

16:23
A do të rriten çmimet nga ndalimi i mallrave serbe?

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë zotohen se do t’i rrisin angazhimet në monitorimin e tregut, në mënyrë që të parandalohet rritja eventuale e çmimeve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në vend.

16:17
“Ishim shumë të varfër”/ Nusret bën rrëfimin prekës: Në shtëpinë time nuk pamë kurrë mish

Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si Salt Bae, ka bërë rrëfimin prekës për jetën e tij, duke nisur që nga varfëria e deri tek suksesi botëror.

16:00
Sergio Ramos, ëndërron rikthimin tek ekipi i zemrës pas 19 vitesh

Sergio Ramos i dha fund aventurës 2-vjeçare me PSG-në. Ish-kapiteni i Real Madrid nuk po nxitohet në lidhje me hapin e radhës që do të hedhë në karrierë.

15:41
Festa e liqenit të Shkodrës/ Dallgët dhe moti i keq pengojnë gjysmën e eventeve

Festa e Liqenit të Shkodrës, mblodhi këtë fundjavë në veri të vendit, turist, të apasionuar pas natyrës, ekspert të kulinarisë si dhe qytetare shkodranë për të promovuar bukuritë e liqenit, gatimet tradicionale, biodiversitetin dhe sportet ujore por kushtet atmosferike, e prishen disi festen.

15:34
Tragjedia në det/ Greqi, vazhdojnë kërkimet në zonën ku u mbyt anija

Kangjellat e lagura nga lotët nuk mund të pengojnë përqafimin e dy vëllezërve sirianë në portin e Kallamatës.

15:27
Këtë vit ka më shumë grurë! Fermerët i tremben uljes së çmimit të shitjes

Kriza në Ukrainë dhe varfërimi i tregut, bënë që fermerët në Shqipëri ti rikthehen mbjelljes së grurit.

15:26
Identifikohen viktimat amerikane të sulmit tragjik në kalanë gjermane, 21 vjeçarja e rrëzuar për vdekje sapo ishte diplomuar (fotot)

Turistja amerikane që u rrëzua për vdekje nga kalaja shkëmbore e Hirushes në Gjermani është identifikuar sot si një e sapo-diplomuar nga Illinois.

15:22
Aksionet anti-kanabis! Në 50 operacione janë zbuluar në 24 mijë rrënjë

Arrestimi pothuajse çdo ditë i të rinjve me qese hashashi nëpër lagje, tentimi i kalimit të kufirit të çantave me kanabisi apo kapja e dhjetëra pakove droge te thare gati për shitje janë disa prej rasteve që dëshmojnë se lufta me këtë drogë nuk është ende e fituar.

15:17
Çfarë po kërkon Gjermania?Ekspertët e punësimit flasin për tregun më të madh të punës në Europë

Mungesa e fuqisë punëtore vijon të mbetet një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane, por përkundër lajmeve se ku vjen fjala tek vizat burogracia gjermane dhe formalitetet e udhëtimit e vështirësojnë shumë procesin, ekspertët shqiptarë të punësimit kanë tjetër qëndrim.

15:10
Braverman raporton për shqiptarët/ Deputetët anglezë: Viza punësimi kundër trafikimit

Suella Braverman Sekretare e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë, raportoi në parlamentin anglez në lidhje me situatën e të ardhurve me gomone.

14:56
Vriten gjashtë civilë në sulmet ruse në Ukrainë

Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gjashtë persona në 24 orët e fundit në Ukrainë, thanë zyrtarët, teksa ushtria ukrainase ka raportuar për përparime të kufizuara në kundërofensivën që ka nisur së fundi për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia që nga nisja e pushtimit të paligjshëm.

14:41
Anija e mbytur në Greqi/ Deti nuk kishte dallgë, ja video që mohon versionin e rojes bregdetare greke

Një video e filmuar nga një marinar ditën e përmbytjes së anijes së përmbytur në Greqi, ka ndryshuar të gjithë versionin e ndërtuar të historisë së fatkeqësisë nga autoritetet greke.

14:33
Arabia Saudite “çmend” Europën, Al-Hilal gati ofertën për Koulibaly

Arabia Saudite është duke e ndryshuar shumë futbollin sa i përket ofertave ndaj lojtarëve.

14:24
Kopsht i ri në Tiranë/ Veliaj: Kopshti 41 mirëpret vogëlushet në shtator

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për ndërtimin e ‘Kopshtit 41’, i cili do të jetë gati të mirëpresë të vegjlit e zonës në shtator.

14:17
Goditet grupi i prositucionit në Durrës, arrestohen tre persona dhe një grua që shfrytëzohej kundrejt pagesës

Katër persona janë arrestuar në Durrës për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim.

14:14
Promovimi i produkteve vendase, 25 gra në Dibër tregojnë aftësitë sipërmarrëse

Është organizuar sot në Dibër një aktivitet me fokus gratë sipërmarrëse dibrane si dhe promovimin i produkteve vendase .

14:05
Foto/ Thylane Blondeau, historia e “vajzës më të bukur në botë”

Thylane Blondeau u përfshi për herë të parë në media në moshën 10-vjeçare, kur u fotografua nga Vogue.

14:02
Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Shqipërisë e kërkon sot fitoren e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

13:40
Ftesa e Borell për takim, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.

13:35
Argëtim Vs Lajme/ Beteja për audiencë! Eksperti Gjeladini: Rasti i BBV në Shqipëri

Numri i qytetarëve që kanë interes për lajmet ka rënë me rreth një të katërtën në gjashtë vitet e fundit, thotë një studim global.

13:34
Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve për migrantët

Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjashtuar nga partia e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, që po kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e javës së ardhshme, për shkak të komenteve raciste të bëra pas fundosjes së një anijeje me migrantë.

13:30
Blinken “e zbut” me Kinën: “Vizitë në Pekin, do zgjidhim keqkuptimet”!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se vizita e tij në Kinë ka për qëllim të çelë rrugën e një komunikimi më të mirë duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”.

13:25
Foto/ Mbreti Charles bëhet monarku i parë në dekada që hipën mbi kalë në paradën zyrtare të ditëlindjes

Mbreti Charles po merr pjesë në paradën e tij të parë “Trooping the Color” që kur u bë mbret për të shënuar paradën zyrtare të ditëlindjes.

13:24
“Nuk na tremb”: Shtëpia e Bardhë i përgjigjet retorikës bërthamore të Putinit!

Shtëpia e Bardhë u shfaq sfiduese ndaj deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, edhe pse pohoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet atomike të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

13:15
Ndërkombëtarët “zbuten” me Kosovën, i kthehen Serbisë: Lironi urgjent policët!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania u bënë bashkë në thirrjen drejtuar Serbisë për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët Prishtina zyrtare pretendon se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe.

13:09
Petkoviç: Ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen policët, jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë

Petar Petkoviç, drejtor i ashtuquajture Zyre për Kosovën ka thënë sot se janë të tronditur me thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e tre policëve të Kosovës, gjersa theksoi se ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen ata. 

13:07
Rusia pretendon se ka zmbrapsur sulme me dronë ndaj një rafinerie të naftës

Rusia tha më 17 qershor se ka shkatërruar tre dronë, që sipas Moskës po shënjestronin një rafineri të naftës në rajonin kufitar Brjansk, teksa Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse.

13:01
Gjenden pa jetë katër persona në një apartament në Londër, mes tyre dy fëmijë

Trupat e pajetë të katër personave janë gjetur në një banesë në perëndim të Londrës.

13:01
Irlanda do t’i paguajë vendasve 90,000 dollarë për t’u zhvendosur në një shtëpi të bukur në ishull

Mundësi të reja po vijnë për ata që ëndërrojnë të jenë larg kaosit të jetës moderne në Irlandë.

12:51
Ushqimi i famshëm që mund t’i ndihmojë fëmijët të rriten

Mëngjesi duhet të jetë mbreti i vakteve të ditës. 

12:50
Sot Shqipëri-Moldavi/ Sylvinho: Shqipëria ime, gati të marrë maksimumin

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka dalë sot para mediave ku i është përgjigjur gazetarëve për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për eliminatoret e Euro 2024.

12:47
Pedagogia Eris Dhamo: Pse çiftet VIP vishen njësoj? Fama, paraja dhe konkurrenca mes tyre

Është kthyer në modë që çiftet e famshëm të shfaqen në publik të veshur pothuajse identik ose të kombinuar në ngjyra dhe stil me njëri-tjetrin.

12:43
​Turqia dyfishon eksportin me Kosovën, kërkohen politika për të mbështetur prodhuesit vendorë

Si rezultat i marrëveshjes tregtare Kosovë-Turqi për heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, Turqia në katër vitet e fundit ka dyfishuar eksportin në Kosovë.

12:27
Prodhimet e sezonit veror/ Fermerët në Roskovec: Kemi mbjellë me porosi për Hollandën

Fermerët e zonës se Roskovecit janë orientuar këtë sezon veror drejt kultivimit të shalqirit.

12:20
PSG surprizon me emrin e mundshëm për të pasuar Galtier, nuk është Nagelsmann

Thiago Motta është favoriti kryesor për të pasuar Galtier në Paris.

12:12
Në kërkim nga Italia për trafikim kokaine dhe pengmarrje, kapet në Shëngjin 39-vjeçari/ Pjesë e një grupi kriminal

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe arrestuar në Shëngjin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

12:07
Shkon në 40 numri i viktimave në Ugandë, shumica ishin nxënës

Të paktën 40 persona, shumica nxënës, janë vrarë në një shkollë në perëndim të Ugandës nga rebelët të lidhur me grupin militant, Shteti Islamik.

11:42
Përfshihet nga flakët makina në Fier, dyshohet shkëndijë në rrjetin elektrik

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të Fierit pranë teatrit Bylis.

11:41
Operacione antidrogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër/ Asgjësohen 3095 bimë kanabis, 8 të shpallur në kërkim

Megaoperacioni i shtrirë në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër ka përfunduar.

11:30
Vidhnin në shtëpitë e himariotëve sende dhe i shisnin në qytete të ndryshme, arrestohen 3 hajdutët

Tre persona janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin në banesat e himariotëve sende të ndryshme dhe i shisnin në qytete të vendit.

11:23
Konkursi i gjuhës kineze “Chinese Bridge”, dy fituesit e parë përfaqësojnë Shqipërinë në Kinë

U zhvillua për vitin e 6-të radhazi konkursi i gjuhës kineze “Chinese Bridge” në mjediset e Institutit Konfuci në Tiranë.

11:19
Begaj në Forumin e Prespës: Vendet e NATO-s mos lejojnë që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Sh.T.Z. Jakov Milatoviç.

11:13
Kourtney Kardashian zbulon në mes të koncertit se është shtatzënë, në pritje të fëmijës me Travis Barker

Kourtney Kardashian është shtatzënë.

11:05
Kërkohej nga Milan e PSG, sulmuesi i Chelsea-t nis bisedimet me Al-Nassr

Në mesin e shumë lojtarëve që mund të transferohen në Arabinë Saudite, është edhe sulmuesi, që para pak muajsh kërkohej me ngulm nga Milan Paris Saint-Germain, Hakim Ziyech.

11:02
Sulmohet me bomba molotov gjatë natës policia në Mitrovicë të Veriut

Dy bomba molotov janë hedhur mbrëmjen e djeshme në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut.

10:49
Putin konfirmon zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

Rusia veçse ka stacionuar grupin e parë të armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

10:36
10 arrestime për drogë në Korçë/ Hetimi prej një viti: 43 në ndjekje penale dhe 24 në kërkim

Një operacion antidrogë është finalizuar në Korçë pas gjashtë muajsh hetime, ku gjithsej 43 persona janë nën hetim.

10:24
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti

Naum Prifti, shkrimtar, skenarist, eseist, dramatug, një figurë e rëndësishme e letrave dhe kulturës shqiptare u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

10:17
Joe Biden sërish viral! Mbyll fjalimin për kontrollin e armëve: Zoti e ruajtë Mbretëreshën (video)

Joe Biden është bërë sërish viral.

10:17
Komisionerja e BE-së: Mbytja e anijes greke me emigrantë mund të jetë ‘tragjedia më e keqe’ në detin Mesdhe

Mbytja e peshkarexhës të mbushur me emigrantë në brigjet e Greqisë mund të jetë “tragjedia më e keqe ndonjëherë” në detin Mesdhe, sipas Komisioneres së BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

10:14
Dyshohet vetëvrasje, gjendet i varur 20-vjeçari në Elbasan

Një 20-vjeçar me inicialet A.T është gjendur pa jetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan. 

09:58
U përpoq të humbiste 100 kg duke nxitur të tjerët, vdes influencuesja/ Mediat kineze në alarm

Një influencuese e mediave sociale, e cila po përpiqej të humbiste më shumë se gjysmën e peshës së saj trupore, si frymëzim për ndjekësit e saj, thuhet se ka vdekur teksa merrte pjesë në një kamp intensiv për humbje peshe në Kinën veriperëndimore, duke nxitur një debat mbi industrinë e influencuesve.