Festa e Liqenit të Shkodrës, mblodhi këtë fundjavë në veri të vendit, turist, të apasionuar pas natyrës, ekspert të kulinarisë si dhe qytetare shkodranë për të promovuar bukuritë e liqenit, gatimet tradicionale, biodiversitetin dhe sportet ujore por kushtet atmosferike, e prishen disi festen.

Moti i keq e bëri të pamundur zhvillimin e garave të notit dhe ëaterpolit ndërsa me guximtarët, vendosen të garojnë në kanotazh.

Fotografi Jetmir Troshani, thotë se liqeni i Shkodrës ka një pasuri të pafundme ujore, e cila duhet vizituar nga afër.

“Mendoj se tërheqim një vëmendje të madhe e të rëndësishme duke i bërë drejtësinë e duhur vendit ku jetojmë. Kemi një përrallë të vogël në Liqenin e Shkodres, dallëndyshja faqebardhë që gjendet vetëm në Shkodër”- tha Jetmir Troshani, fotograf.

Krapi i liqenit, është i pazëvendësueshëm tek gatimet shkodrane.

“Gatimi më i kërkuar është tava e krapit, zakonisht turistat dhe ata që nuk janë shkodranë e kërkojnë shumë se ka emrin e madh. Mbesin gjithmonë shumë të kënaqur.”-tha Aldi Shabaj, shef kuzhine.

Festa është konceptuar si një ftese për të gjithë qytetaret dhe turistet për të vizituar Shkodrën dhe bukuritë natyrore të saj.

 

Top Channel