Stadiumi “Air Albania” mbushet me tifozat kuqezi, mbështetësit krijojnë atmosferë fantastike (Foto)

17/06/2023 21:07

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” po luhet ndeshja e rëndësishme Shqipëri-Moldavi, ndërsa tifozat kuqezi kanë “pushtuar” vendin.

Tifozat kuqezi kanë krijuar atmosferë fantastike, teksa kanë mbushur vendet dhe po mbështesin në maksimum kombëtaren e tyre.

Flamujt nisën të valëviteshin që përpara nisjes së ndeshjes, e më pas sartimi nisi ethet e lojës.

Gjatë ndeshjes nuk po mungojnë në asnjë moment këngët dhe brohorimat, për ti dhënë zemër futbollistëve të kombëtares.

Të pranishëm në stadium janë edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda rama dhe i biri Zaho Rama. Njëkohësisht nuk ka munguar as ministrja e Arsimit she Sportit, Evis Kushi, e cila po ndjek ndeshjen.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel