Zyrtare/ Armando Broja mëson emrin e trajnerit të ri, kush është zvicerani që do drejtojë sulmuesin e Kombëtares
Vllaznia ka bërë dy përforcime në skuadër në orët e fundit. Klubi shkodran ka arritur të sjellë në skuadrën e parë Flori Spahia, një lëvizje që e konfirmoi përmes rrjeteve sociale.
Për Spahijan në fakt ky është një rikthim te skuadra e Vllaznisë dhe tani ai është në dispozicion të trajnerit Laszlo. Flori Spahija është produkt i akademisë së Vllaznisë që përjetoi një aventurë në futbollin e Kosovës te skuadrat e Prishtinës dhe Vjosës për t’u kthyer në Shkodër, në shtëpinë e tij për të përforcuar akoma më shumë repartin e mbrojtjes.
Po kështu në orët e fundit, Vllaznia ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin e Andi Hadroj i cili e ka bërë tashmë prezantimin e tij me fanellën kuqeblu. Edhe Hadroj vjen në Shkodër me synimin për të përforcuar prapavijën pasi luan si mbrojtës i djathtë
Andi Hadroj kishte mbetur pa skuadër që nga momenti kur mbylli aventurën e tij në Ukrainë dhe në fund ai arriti të gjejë marrëveshjen me Vllazninë dhe i është bashkuar tashmë skuadrës. Mbrojtësi që ditën e hënë ishte në stërvitje me Vllazninë, por ai do të jetë në diszpozicion të trajnerit Laszlo vetëm pas 2-3 javësh gjë që e ka pohuar vetë tekniku, pasi futbollisti nuk është ende në formën e tij më të mirë.
Top Channel