Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të Fierit pranë teatrit Bylis.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se automjeti tip “Mercedes” ka shpërthyer në flakë sapo drejtuesi e ka ndezur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve .

Paraprakisht dyshohet për një shkëndijë në rrjetin elektrik të makinës.

Top Channel