Një kampion nga akademia, Tirana zyrtarizon mesfushorin

17/06/2023 19:11

Në këtë periudhë merkatoje, Tirana synon të përforcohet me element cilësorë nga skuadrat e tjera të Superiores dhe jo vetëm me bardheblutë që synojnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës dhe kampionatin e radhës.

Ndërkohë, kryeqytetasit nuk harrojnë edhe elementët që spikasin në akademinë e tyre duke qenë se në vitet e fundit kanë promovuar shumë prej tyre.

Së fundmi, klubi kryeqytetas njofton se nga akademia do të jetë pjesë e skuadrës së parë për sezonin e ardhshëm talenti Hajrulla Toli.

Mesfushori është shpallur kampion me grupmoshën U19 ndërsa në sezonin e fundit provoi edhe debutimin me skuadrën e parë ku zhvilloi një ndeshje për llogari të Superiores dhe gjashtë për Kupën e Shqipërisë.

Në njoftimin e klubit të Tiranës bëhet e ditur se Toli ka firmosur një kontratë katërvje çare dhe do të vijojë tashmë stërvitje nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi./ Super Sport

Top Channel