Biden: Rusia është krejtësisht e papërgjegjshme për lëvizjen e armëve

17/06/2023 19:23

Presidenti i SHBA Joe Biden ka përsëritur se është “krejtësisht e papërgjegjshme” që Rusia të transferojë armë bërthamore në NATO.

Duke folur teksa nisej për në Filadelfia, Biden u tha gazetarëve: “Unë e kam komentuar këtë shumë herë dhe është krejtësisht e papërgjegjshme.” 

I pyetur nëse do ta bëjë më të lehtë për Ukrainën anëtarësimin në NATO, ai u përgjigj: “Jo, sepse ata duhet të përmbushin të njëjtat standarde.

Kështu që unë nuk do ta bëj të lehtë. Mendoj se ata kanë bërë gjithçka që lidhet me demonstrimin e aftësisë për të koordinuar ushtarakisht. Por e gjithë çështja është në sigurimin e sistemit tonë. A nuk është i korruptuar? A i plotëson të gjitha standardet që ka çdo komb tjetër në NATO? Unë mendoj se do mundet, por nuk është e menjëhershme”- tha Biden.

Top Channel