Një 20-vjeçar me inicialet A.T është gjendur pa jetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan. 

Policia bën me dije se trupi është gjendur ii varur brenda një banese dhe paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. T., 20 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel