Shtrenjtimi i jetesës ka shtuar edhe më shumë interesin e pushuesve këtë sezon veror për të qëndruar në kampingje apo për të marr “shtëpinë” me vete në plazhe në të ashtuquajturat rulota.

Nami i përhapur në botë se pushimet në Shqipëri kushtojnë lirë kanë bërë kurioz të huajt, të cilët në raport me shpenzimet e tyre këtu marrin kujtime të bukura e foto në vende që nga ta konsiderohen magjike. Vlora mbetet një destinacion i preferuar i turistëve, mes tyre takon të rinj apo edhe të huaj që rikthehen dhe që ua kanë këshilluar edhe miqve të tyre.

Vizitorët e huaj shprehen:

“Jam Enko vij nga Austria dhe kam dy muaj që me kamperin tim po udhëtojë në Shqipëri, dhe vazhdimi do të jetë Mali i Zi.Në Shqipëri jemi ndjere te sigurt sa herë kemi ardhur, Shqiptarët janë mikpritës dhe te gjenden për çdo nevojë të kesh,.Prej 10 vitesh Shqipëria ka progresuar shumë. Gati e gjithë Shqipëria është e mbushur me vende që qëndrojnë kampera, veriu pak më i varfër, por jugu luks. Ajo që mbetet shqetësim për syrin tonë janë mbeturinat”.

“Eksperienca ime në Shqipëri është e mrekullueshme. keni vende shumë të bukura, deti është fantastik. Mund ta quaj Vlorën një destinacion perfekt për pushime. Kjo është hera e katërt që vij këtu”. 

“Jam Cristian dhe sapo kam mbërritur në Vlorë, prej turisteve të shumtë kemi dëgjuar për vendin tuaj. Do të qëndroj në Vlorë por sa gjatë nuk e dimë, mund te shkojmë dhe në Tiranë, Shkodër dhe në vijim ne veri. Kemi që prej muaj prill që udhëtojmë”.

Riviera e jugut po tërheq vëmendjen e turistëve nga vende te ndryshme të Europës si Austri, Gjermani, Itali, Hungari, të cilët zgjedhin gjithmonë e më shumë të kalojnë pushimet e tyre në kampera afër natyrës…

Top Channel