Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.

Désiré Doué zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës franceze.

Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi dhe barazoi me Xavi Espart në minutën e 55-të, por Lucas Hernández riktheu epërsinë e PSG-së në minutën e 72-të.

Katalanasit nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish rrugën e rrjetës me Lamine Yamal, në minutën e 79-të. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, Vitinha realizoi golin vendimtar, duke vulosur fitoren 3-2 për PSG-në, ndërsa Fabian Ruiz shënoi edhe golin e katërt duke siguruar tre pikët.

Kështu, skuadra parisiene triumfon në një duel të mbushur me emocione dhe gola, ndërsa Barcelona largohet pa pikë nga kjo përballje.

REZULTATI:

PSG 4-2 BARCELONA

Doue 38′, L. Hernandez 72′, Vitinha 81′, Ruiz 87′ / Espart 55′, Yamal 79′

Goli i Ruiz (Video)

Goli i Vitinhas (Video)

Goli i Yamal (Video)

Goli i Lucas Hernandez (Video)

Goli i Espart (Video)

Goli i Doue (Video)

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel