Si Ancelott-ët në futbollin botëror, Dajat shkruajnë historinë e tyre në Shqipëri
Dy vjet pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit të Manchester United, Erik Ten Hag thyen heshtjen dhe kritikon mënyrën si u menaxhua skuadra e Djajve të Kuq, përmes një interviste për ‘The Athletic’.
Trajneri holandez zbulon prapaskena të nxehta rreth largimit të tij duke e vënë gishtin te premtimet e pambajtura dhe duke zbuluar kulturë toksike në skuadër. Pika kryesore të krisi gjithçka ishte shitja e Scott McTominay te Napoli, një operacion i kryer kundër vullnetit të trajnerit.
Çështja e shitjes së McTominay te Napoli
Ten Hag kujton momentet e takimit veror të 2024 me drejtuesit në Ibiza duke zbuluar një prapaskenë që nuk ishte zbuluar penalisht. ‘Më premtuan besnikëri, më premtuan mbështetje dhe komunikim. Nuk i mbajtën premtimet-tregon Ten Hag-e kisha thënë qartë, McTominay është i pashitshëm. Iu shpjegova arsyet e mia; nuk kishim aftësi të mjaftueshme realizative dhe Scott shënonte gola e për më tepër kishte një mentalitet për t’u admiruar. Ka gjakun e Manchester United në vena. Kështu që kur e ngritën si temë diskutimi iu thashë ‘Jo’. Por në fund e shitën gjithsesi. U ndjeva shumë i turpëruar dhe i zhgënjyer’.
‘Ronaldo tradhtoi skuadrën’
Ten Hag rezervoi fjalë të ashpra edhe për Cristiano Ronaldon dhe largimin e tij te Al Nassr në 2023 duke shpjeguar motivet e vërteta të përjashtimit të portugezit. ‘Më tradhtoi mua dhe tradhtoi skuadrën sepse kishim plane për të-tha Ten Hag pa e zgjatur shumë-shkuam deri në Portugali për t’i treguar se çfarë doja që të bënte përpara nënshkrimit më Manchester United. Padyshim që është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit dhe e respektoja shumë, por në atë moment duhej të merrja një vendim racional. Iu thoshte lojtarëve të tjerë: ‘kurseni këmbët në stërvitjr’. E kuptoj nëse je në formën maksimale, por më parë duhet të stërvitesh për të arritur nivelet e formës në mënyrë korrekte. I thashë shumë herë: ‘Ronnie të gjithë duan të punojnë për ty dhe të të vënë në kushtet më të mira për të shënuar, por nëse nuk arrin në zonë nuk mund të bësh gola’. Thjesht nuk ishte në gjendje që ta bënte, nuk vraponte as në fazën e lojës me top dhe as në atë me top sepse nuk ishte i përgatitur’.
‘Kultura toksike e futbollistëve’
Analiza e Ten Hag më pas shkoi te menaxhimi disiplinor dhe pesha politike joproporcionale që iu lejua disa prej senatorëve të skuadrës, mes të cilëve bllokut të ish lojtarëve të Realit të Madridit të formuar nga Casemiro dhe Varane. ‘Vazhdojnë të ushqejnë një kulturë toksike duke iu dhënë shumë pushtet futbollistëve-vijon Ten Hag-përmes kësaj mënyre klubi i dha vlerë idesë se futbollistët duhet të jenë të pushtetshëm dhe të vendojnë për gjithçka. Për mendimin tim, kjo nuk ishte e përshtatshme për fazën ku gjendej Manchester United. Casemiro erdhi si organizator i mesfushës me cilësitë e një quarteback-u. Por më pas, papritur u duk se e humbi motivimin. Sinqerisht nuk e di çfarë i thanë’.
Top Channel