Trazirat që kanë pushtuar Parisin prej ditësh kanë prekur disi edhe futbollit. Në orët e fundit në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shfaqen dy persona që kanë nxjerrë nga një qendër tregtare një fanellë dhe shiritin e kapitenit të Lionel Messit dhe që të dyja ishin të firmosura nga ylli argjentinas.

Gjithçka ndodhi pas akteve të vandalizmit që ndodhën pranë Sheshit të Republikës dhe në video shfaqen dy persona me kapucë që mbajnë dhe ekspozojnë me krenari në kamera objektet të marra në formë ilegale. Si fanella ashtu edhe shiriti i kapitenit kanë një vlerë të madhe sentimentale por edhe ekonomike që mund të arrijë në shifra të pallogaritshme me kalimin e viteve.

Objektet e përdorura dhe të nënshkruara nga Lionel Messi pritet të marrin një vlerë që do të jetë e vështirë që të arrihen përsa iu përket artikujve të futbollit. Përpara  3 vitesh, argjentinasi nxori në ankand 6 fanella të përdoruara në Botërorin e Katarit ku Argjentina u shpall kampione e botës ku secila prej tyre u shit për 1 milion dollarë që përbën një shifër rekord në botën e ankandeve.

Çmimi ndryshon ndjeshëm në varësi të ndeshjes në të cilën është përdorur, paraqitjes së Messit atë ditë, madje edhe gjendjes së objektit dhe kërkesës për të. Ndonëse është e vështirë të përcaktohet vlera e këtyre objekteve të vjedhura, sidomos nëse vjedhja denoncohet, ato mund të arrijnë vlerën e disa mijëra eurove në tregun e zi, nëse nuk sekuestrohen më parë.

Top Channel