Video/ Spektakël me gjashtë gola në Paris, PSG mund Barcelonën në një finale të parakohshme në Champions
Gjimnazistja nuk i mbajti dot lotët në studion e “Topin e kam unw”, teksa foli për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë në sistemin arsimor në Shqipëri dhe pasigurinë për të ardhmen e tyre.
Ajo ngriti shqetësimin për mungesën e infrastrukturës në shkolla, problematikat me vlerësimin e nxënësve dhe mungesën e mësuesve profesionistë.
E gjendur përballë pamundësisë ekonomike të familjes për të studiuar jashtë vendit, e reja tha se po mendon të largohet nga Shqipëria, ashtu si shumë bashkëmoshatarë të saj.
Gjimnazistja: Nuk jam e sigurt a ta vazhdojë jetën time në Shqipëri. Nuk kemi infrastrukturë në shkollë. Shkojmë në shkollë e duhen para të marrin notën që meritojmë. Mungojnë mësues profesionistë, pedagogë…familja ime nuk ka mundësi të bëjmë shkolla jashtë Shqipërisë
Grida: Çfarë mendon që do besh?
Gjimnazistja: Do iki jashtë shtetit si të gjithë
Top Channel